Përshendetje fort të nderuar miqër të Hashtag-Albania.
Jam Bin Selman i Nënës El Butros Butros Pelesh, ai Princi i Arabisë Saudite që më ka nxjerrë KM në foto tek faqja e tij.
Dua të shpreh shqetësimin tim në lidhje me atë foto që mund të më hapë problem. Unë ç’është e vërteta jam leshin Princ dhe nuk kam ardhur në Shqipëri për çfarë thotë Edi. Madje unë as që e njihja Edin por sapo vura këmbën në aeroport më rrethuan ca hundleshër dhe më thanë hajde se na duhesh.
Unë isha nisur të blija një bukë të zezë se nuk kishim për drekë dhe ne zakonisht marrim avionin kur dalim për pazare. Avionin që duhej të merrja e humba sepse u ktheva në shtëpi të merrja kartën e kreditit se kisha dalë vetëm me çarçafin, pa kuletë me vete.
E kështu, s’di si, për kë t’bëj be, përfundova në Rinas. Nga hutimi fillova shihja rreth e rrotull me habi dhe frikë, por që këtyre palloshëve ju duka i mahnitur nga bukuria e hekurave të Rinasit dhe si kritik arti.
Mu afruan me rrëmbim e më rrasën në makinë. Do vish në KM thanë, do të të çojmë te ajo dhoma e bukur ku Edi pret kokat e shteteve dhe nderon kritikët e artit si puna jote. Bukën e zezë pa merak se ta blejmë ne thanë ndërkohë që ti do jesh në takim.
Kaq, s’më pyetën as në e doja apo jo me feta atë bukën. Nejse, vajta atje dhe e vetmja gjë që kuptova ishte që bëmë foto. Nuk e kisha mendjen në takim se mi binte gruaja celularit gjithë kohën, më shkruante dhe në messenger dhe viber derisa telefonit i ra bateria.
Më kapi veshi vetëm fjalët e një boli me syze që tha ‘ok, besoj po hodhëm këtë foton me një description të mirë besoj ja hedhim bythës për sot, e zhvendosim çik vëmendjen nga maturantët”.
Unë po rrija si qyq, dukem dhe në foto, po thuaj shyqyr kam çarçafi i mbulon ca gjëra. Kur hop ky skërfyelli hodhi foton në fejsbuk. Aty më hoqi barku. Të bëra tag më tha, pranoje taggun të të dalë dhe ty në fejsbuk.
Po pse vure foton ku ke dalë më i bukur vetë i thashë? Nejse, kur të vete në shtëpi do e pranoj taggun se s’kam bateri tani. S’më mban çarçafi nga meraku mos e sheh gruaja atë foto.
E kam dhe xheloze, sidomos kur rri me njerëz me kaq sharm. Hyra çik në fejsbukun tim nga telefoni i Edit dhe kisha 10 mesazhe, të gjitha nga një kushëri shumë i afërt, djali i hallës së xhaxhait. Jeton me ne. Më thoshte të kthehesha direkt se kishin shtruar drekën…
K’ta legenat që do më blinin bukën s’duken gjëkundi. Se u zgjata, po doja thjesht të dija nëse keni ndonjë karikues të karikoj telefonin se ky skërfyelli më tha që karikuesin e tij ka të drejtë ta përdorë vetëm ky boli me syze, dhe qeshi. Tobestrafulla!
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
Komentet