Blendi Fevziu është ndër figurat e orës së parë të gazetarisë post komuniste në Shqipëri. Gjatë karrierës së tij në media ai ka punuar në dy televizione, në RTSH dhe më pas në Tv Klan , ku emisioni i tij Opinion ka 20 vjet transmetim. I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” teksa ka folur për karrierën e tij, Blendi ka treguar një ofertë që i ka ardhur në një mënyrë vërtet të çuditshme.
“Më ka ndodhur diçka shumë interesante. Më kanë çuar për drekë në restorant, dhe sollën me vete një valixhe me pagën e një muaji për të më bindur”,-është shprehur Fevizu. Por ai nuk e ka pranuar këtë ofertë dhe sërish ka ndenjur në Klan.
Nuk komprementohet njeriu i ndershem dhe fisnik per para.