Gazetari i VOA Ilir Ikonomi ka sjellë një foto te rrallë te rrapit te Ura e Tabakeve.
“Tirana kishte Rrapin e Tabakëve, një monument shekullor pranë urës me të njëjtin emër. Kjo ishte një pemë e çuditshme, që dukej si e rritur jashtë ligjeve të natyrës, sepse nga trungu i saj gjigant, mbinin disa nëntrungje. Nga e gjithë kjo hallakatje, që i ngjante flokëve të pakrehura të një gruaje, dilte një degë e gjatë dhe e trashë, e cila varej thuajse paralelisht me tokën, aq sa ishte habi se si nuk rrëzohej”, shkruan Ikonomi.
Foto është realizuar nga Alexandre Degrand, rreth vitit 1900.
Komentet