Kreu i qeverisë Edi Rama, në reagimin e tij nga foltorja e Kuvendit për biznesmenin Faadi Mitri, që pasi u masakrua u largua me barrel bashkë me investimin nga vendi ynë, zbardhi detaje nga takimi që mes tyre.
Në përgjigje të akuzave të Berishës dhe opozitës, Rama deklaroi se fajtorë për gjithë sa ndodhi është gjykatësja e korruiptuar që lëshoi pa pritut e pa kuptuar vendimin për truall brenda zonës së investimit dhe gjithë sistemi i drejtësisë që la peshqesh opozita.
“Sali koha jote ka vdekur, lëre kohën tënde, se sa herë merr fjalën do të na cosh për vizitë në varrezën e kujtimeve të tua, ato thuaja vetës para pasqyrës, pasi sot para pasqyrës sipërmarrësi që u largua mund të shikojë plagët e sistemit që ngrite ti. Ai sipërimarrës që u largua ka ardhur në zyrën time pasi ne kemi marrë detyrën dhe më ka parashtruar nga a në zh të gjithë kalvarin e zvarritjeve dhe të tmerreve të viteve të tëra kur nuk merrte dot zgjidhje për problem që ishin thjesht e vetëm të natyrës administrative”- tha Rama.
Sipas Ramës, sikundër e ka nënvizuar vetë biznesmeni edhe në deklaratë, qeveria e tij ia zgjidhi një më një problemet.
“Pas zgjidhjes së tyre pa pritur e pa kujtuar del dhe i jep dajak një gjykatëse që kthen në mënyrën më abuzive dhe të paimagjinueshme pronë brenda zonës së investimeve, e kthen pronën në korrik të këtij viti, që bëhet shkaku i shpërthimit të konfliktit. Kjo është e vëretëta dhe atë goditje atij, ata që ia dhanë ia dhanë sepse fuqinë e morën nga gjykatat e tua Sali dhe nga gjykatësit e tu Sali dhe nga sistemi I drejtësisë që ngritët të gjithë bashkë e që me reformën në drejtësi duam ta përmbysim jo vetëm në letër, por një orë e më parë me vetingun, ku si ajo gjykatësja që bën kthim prone me motiovacionin që ata që e marin pronën kanë korrur barin, e si të tjerë të dalin e të japin llogari”- tha Rama.
“Si ka mundësi që barbarizohet një sipërmarrës dhe Saliu nuk flet”- vijoi më tej Rama, duke shtuar” Saliu flet për çdo gjë, nuk lë shpifës dixhital pa e promovuar në atë tabelën e tij të shpifje, por për këtë nuk flet. Goditja sipërmarrësit nuk i ka ardhur nga klima e biznesnesit që i ka krijuar qeveria, i ka ardhur nga gjykatësja që në korrik të këtij viti dha një vendim ku kositësi i barit bëhet pronar dhe i kthehet prona mu brenda ku do zhvillohej investimi. Nga kositës fiton të drejtën që si pronar i lëshohet sipërmarrësit. Saliu e njeh mirë atë gjykatëse. Në të njëjtën formë që ka operuar pushteti i Saliut me pronat, vazhdon të operojë edhe në rastin konkret. Qesh Sali sa të duash por je i vetëdenoncuar nga fakti që nuk e ke hapur gojën.
Komentet