Kryeministri izraelit Netanyahu pretendon se ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të njohë “sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit”
JERUZALEM – Pasi pak kohë më parë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mblodhi Këshillin e Ministrave në Rrafshnaltën e Golanit e cila ndodhet nën pushtim deklaroi se “ky territor do ti takojë përjetësisht Izraelit”, ka sjellë në rendin e ditës edhe pyetjen se pse është kaq e rëndësishme për qeverinë e Tel Aviv-it kjo zonë e cila krahas Izraelit dhe Sirisë është zonë në kufi edhe me Libanin dhe Jordaninë.
Ndaj deklaratës së bërë nga qeveria e Netanyahut pas takimit të Këshillit të Ministrave që u mbajt më 17 prill në Rrafshnaltën e Golanit e cila ndodhet nën pushtim që nga viti 1967 se ky vend do ti takonte atyre “përjetë”, reaguan edhe Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik të cilat deklaruan se “Rrafshnalta e Golanit është pjesë e pandashme e Sirisë”.
Gjithashtu ndaj deklaratave në fjalë ka patur edhe reagime ndërkombëtare ku të martën Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deklaroi se “nuk kanë asnjë dispozitë pretendimet e Izraelit për sovranitetin në Rrafshnaltën e Golanit”.
Teksa dalja e Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit është konsideruar si një lëvizje për të përfituar nga lufta civile që vazhdon në Siri, Netanyahu në lidhje me këtë çështje ka hyrë në përpjekje për të gjetur mbështetje ndërkombëtare.
Netanyahu i cili në Moskë u takua me presidentin rus Vladimir Putin 5 ditë pas takimit të Këshillit të ministrave izraelitë që u mbajt për herë të parë në Rrafshnaltën e Golanit tha se “Bëjmë çdo gjë për të parandaluar hapjen e një fronti të ri terrorist kundër Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit. Kjo është vija jonë e kuqe që ne qëndrojmë vazhdimisht mbi të me insistim. Mund të kthehemi në ditët kur nga ato lartësira hapej zjarr ndaj qyteteve dhe fëmijëve tanë. Për këtë arsye me apo pa një marrëveshje Rrafshnalta e Golanit vazhdon të mbetet pjesë e Izraelit”.
Gjithashtu Netanyahu pretendon se ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të njohë “sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit”.
– Pse është e rëndësishme Rrafshnalta e Golanit për Izraelin?
Një nga faktorët kryesorë që e bëjnë Rrafshnaltën e Golanit të rëndësishme për Izraelin janë burimet e ujit dhe siguria. Rrafshnalta e Golanit ndodhen në një pozicion gjeostrategjik nga pikëpamja e sigurisë si dhe pasuria me burime të ujit. Izraeli një të tretat e nevojave të ujit i shfrytëzon nga lumi Jordan dhe burimet ujore në Rrafshnaltën e Golanit.
Sipas ligjit ndërkombëtar Rrafshnalta e Golanit të cilat janë territore të Sirisë por të cilat ‘de fakto’ ndodhen nën pushtimin e Izraelt përveç këtyre dy vendeve ndodhet në kufi edhe me Libanin dhe Jordaninë.
Referimi shumë herë i Rrafshnaltës së Golanit në tekstet e shenjta të hebrenjve bën gjithashtu që kjo zonë të shenjtërohet në sytë e shumë besimtarëve hebrenj.
Rrafshnalta e Golanit e cila edhe për arsye të tilla zë një vend të rëndësishëm në politikën e brendshme të Izraelit ajo shihet si “një pjesë e pandashme e vendit të tyre” nga Izraeli. AA
Komentet