Voal – Këngëtarja Rovena Dilo nuk ndalet në protestën e saj për një pronë në zonën e ish-bllokut ku edhe është ngritur lokali i saj i njohur si “Rovena”. Ajo është në një luftë të gjatë me dajën e saj i cili ua ka shitur këtë pronë biznesmenëve Ndricim Babasi dhe Tom Doshi. Të martën ajo thotë se do të organizojë një protestë.
“Të nderuar gazetare e gazetarë dhe drejtues të mediave
Ju falënderoj me mirënjohje për publikimin e letrës së hapur.
Ju informoj se sot kemi vendosur në të gjitha ambientet e lokalit, foto dhe faksimile të dokumentacionit që unë, Rovena Dilo dhe familja jonë Vreto, disponojmë për truallin dhe biznesin e ngritur mbi të. Bashkëngjitur këtij njoftimi për shtyp gjeni edhe disa foto dhe video.
“Unë jam gati, në të drejtën time ligjore dhe morale”
Unë jam gati që të pres nesër (e hënë) ora 10.00, këta individë që synojnë të ekzekutojnë një vendim gjykate të paligjshëm, për të marrë me forcë, me polici, e sidomos, në kundërshtim me ligjin dhe me manipulime gjyqësore, pronën e familjes Vreto dhe biznesin e ligjshëm “De Fakto Vreto” shpk që e kemi ngritur që në vitin 2000 në pronën e familjes Vreto.
Me një vendim totalisht të paekzekutueshëm, ata duan të sjellin përmbarues, të cilët i përdorin si të duan dhe të cilët nuk kanë asnjë pavarësi juridike personale. Kanë një vendim për Rovena Dilon, të bijën e Silvit dhe të Vangjelit, pra për një qytetare, që të lirojë dhe të dorëzojë një diçka, të cilën ajo nuk e posedon. Këta zotërinj kanë bërë një gabim trashanik juridik në lidhje me mua, që quhet ndërgjyqësi e gabuar. Atje në truallin tim, të vëllait tim, të nënës sime, të tezeve të mia, të vajzës së tezes sime, që dje qante në telefon kur mendonte që pronën mund të na e marrin këta burra mizorë që s’njohin ligjet, ekziston aktiviteti i formës sh.p.k., “De Fakto Vreto”, si një person juridik me mëvetësi të patjetërsueshme”
Këta zotërinj, kërkojnë që Rovena Dilo të lirojë dhe dorëzojë pronën. Kjo pronë është një pasuri familjare e familjes Vreto dhe si rrjedhim, është dhe pronë e nënës sime. Dhe për t’u shitur apo për t’u tjetërsuar duhen firmat e të 8 fëmijëve dhe kurrsesi e veç njërit prej tyre. Me firmën e vetëm njërit prej trashëgimtarëve dhe me pronën në një proces gjyqësor themeli të hapur, vetëm këta lloj zotërinjsh mund të bëjnë gjoja blerjen e saj. Ndriçim Babasi e di shumë mirë që kjo tokë është e familjes Vreto dhe ai, si bir i një familjeje me shumë fëmijë, e di shumë mirë dhe e ka shumë të qartë se pronat e familjes nuk janë të njërit, por janë të të gjithëve. Po kaq mirë këtë gjë e di edhe Tom Doshi, si një djalë malësie, se asnjë pronë nuk shitet me firmën e njërit prej trashëgimtarëve. E kanë shumë të qartë të dy ata që kjo është një përpjekje e kotë dhe e dështuar. Prona e nënës sime do të shitet apo do të tjetërsohet, kur nëna ime, tezet e mia dhe dajat e mi, do të hedhin firmën dhe do të vendosin për këtë gjë.
Nesër më datë 9 Maj 2016, në Ditën e Europës, ku ne aspirojmë prej kaq shumë vitesh që të bëhemi pjesë e plotë e saj, në orën 10:00, ju ftoj ju të nderuar gazetare dhe gazetarë dhe drejtues mediesh, që të vini të pijmë kafen e mëngjesit së bashku në lokalin tim. Ju pres!
Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti arriti vlerën e 607 milionë eurove, në rritje me 157% krahasuar me vitin 202 . . .
Derisa armët qarkullojnë edhe nëpër duart e fëmijëve, nuk duhet të befasohemi me vrasjet që ndodhin çdo ditë. Ky realitet i hidhur, i mbështjellë me indiferencën shoqërore dhe dështim . . .
Zhvendosja e vëmendjes së Perëndimit mund të krijojë boshllëqe në siguri, sidomos në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, vlerëson Hikmet Karçiq, autor i librit “Torturë, poshtërim, vrasje: . . .
Një gjykatës federal në SHBA, urdhëroi administratën e Presidentit Donald Trump të ndalojë përkohësisht përpjekjet për të mbyllur “Zërin e Amerikës”, duke ndaluar qeverinë të shkarkojë . . .
Një detaj nga prapavija e një fotografie në bazën ushtarake në Bjellorusi shfaq një monitor digjital që mat rrezatimin.
Andrei Shauliuha, Ray Furlong
Një foto në dukje e padë . . .
Presidenti i Kenias William Ruto
Doruntina Baftiu
Si shtet me fuqi të konsiderueshme në Afrikën Lindore, njohja e Kosovës nga Kenia shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Se . . .
Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) ka tërhequr vendimin e saj për t’i dhënë fund financimit të Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty (RFE/RL) për vitin 2025, duke mbajtur në fuqi . . .
Disa muaj para zgjedhjeve të fundit lokale ndodhesha në Kosovë. Erdhën në shtëpinë time në Bokshiq dy zyrtarë të Degës së LDK-së në Klinë, të cilët m’u luten në këtë mënyrë, po citoj: . . .
Paniku që ka zënë Europën per rrezikun e nje lufte,nuk është është vetëm e për shkak të ndryshimit radikal të qendrimeve dhe optikës së re të gjeopolitike të SHBA, por se ka koh . . .
Dy javë më parë, një dritë e shndritshme kaloi nëpër qiellin e natës mbi Mongoli. Nuk ishte një asteroid. Qendra Amerikane për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, e cila publik . . .
Para 26 vitesh, pikërisht me 26 mars 1999, fshatrat e Krushës së Madhe dhe Krushës së Vogël në Kosovë përjetuan një prej masakrave më të tmerrshme të regjimit të Sllobodan Milosheviçit. . . .
Krenare Cubolli
Është e shtunë, 15 mars, ora 16:00 e pak, dhe është qetësi në zyrë.
Nuk jam rehat, për shkak të një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, për . . .
Komentet