Konflikti i këngëtares Rovena Dilo me dajën e saj si dhe politikanët Tomë Doshi e Ndriçim Babasi ka ditë që po pushton faqet e mediave.
Në fillim ishte vetë këngëtarja që dha alarmin se po e nxirrnin nga lokali në pronësi të saj në zonën e ish-Bllokut dhe se pas kësaj tentative qëndronin dy politikanë. Pastaj daja e saj doli t’i përgjigjet se pronan nuk është e Rovenës, por e familjes Vreto, pra e dajës dhe se ata ua kanë shitur Babasit e Doshit.
Rovena Dilo është përgjigjur sërish sot, duke e quajtur dajën vegël të politikanëve frikacakë.
Unë e dija që “zotërinjtë e politikës”, që duan të vjedhin pronën e familjes sime, do të reagonin në këtë mënyrë. Frikacakët fshihen gjithmonë pas dikujt tjetër dhe këtë herë, si çdo herë tjetër në këtë çështje, përdorën dajën, veglën dhe viktimën e tyre”, thotë Rovena për të përditshmen “Panorama”.
Kjo pronë është një pasuri familjare. Si rrjedhim, është dhe pronë e nënës sime dhe për t’u shitur apo për t’u tjetërsuar duhen firmat e të 8 fëmijëve. Me firmën e vetëm njërit prej trashëgimtarëve dhe me pronën në një proces gjyqësor themeli të hapur, vetëm këta lloj zotërinjsh mund të bëjnë gjoja blerjen e saj”.
Komentet