Ndonëse po i afroheshin cakut të 40-ave, një fjalë të urtë italiane thotë se në këtë moshë “comincia la vita”, ( “fillon jeta”, në një kohë që në sport, “fillon pleqëria”), Ronaldoja 38 -vjeçar, Mesi dy më pak , por të dy magjistarë të topit , pa i lënë gjë mangut njeri-tjetrit, të dy shigjëtarë magjepsës të portave me gjuajtje nga të gjitha largësitë, me këmbë dhe me kokë,me lëvizje magjike me top dhe pa top, që miliona e miliona njerëz edhe në skutat më të largëta të rruzullit tokësor i kanë ndjekur me aq endje që vitet e para të këtij shekulli nga shkallët e stadiumeve dhe ekraneve të televizorëve, të dy njeri më i mirë se tjetri, por edhe dy gjymtyrë të një binomi, ose siç thonë latinët “primus inter parem”, (“të parë midis të barabartëve), pra këta dy korifej nuk do t’i shohim të luajnë më në skuadra të Evropës.
Të dy morën rrugët në drejtime të kundërta: Ronaldoja prej disamujsh në skuadrën “Al Nasr” të Arabisë Saudite dhe Mesi përtej Atlantikut, në “Inter “ të Majemit në Floridë. Skuadra me reputacion botëror , me yje pambarimisht vezullimtare? Aspak! Në Evropë do të mateshin vetëm me hijen e tyre të shkurtër dhe të zbehtë si drita e hënës.
Arsyeeja e kësaj braktisjeje? Mos ndoshta se nuk ndjeheshinn mirë në fushë, lëviznin përtueshëm, mërzisnin shikuesit me lëvizjet e tyre të ngathëta, gabimet në pasime dhe, mbi të gjitha, me shterpësinë e golave.? Asnjë nga këto hamendesime. I kemi parë nga një ndeshje në tjetrën të shfaqen në fushat e futbollit plot shkathësi, hovëzim me viirtuozizëm dhe temperament.
“Paraja hedh ujët përpjetë”, – thotë populli. Ja shkaku. Sheikët e Arabisë Saudite, vend ku thuajse me një të shpuar të tokës, vërshejnë shatrivanë të arit të zi, i joshën këtë dy magjistarë të futbollit botëror, që ndonëse të zhytur në miliona e miliona euro ose dollarë, të magjepseshin nga shifra marramendëse parashë, dhe kështu i pari, Ronaldoja vendosi të merrte rrugët e një vendi ku toka të në të cilin shkelin, shndërrohet në flori dhe Mesi në tokën e një vendi më i pasuri dhe më i fuqishmi i botës.
Por të vazhdojmë të njihemi sado pak me rrugëtimin e tyre në universin e futbollit. Lindur në Mendoça të Portogalisë më 1985, Ronaldoja, pasi merr pjesë me skuadra të vogla, më 2002 rrëmbehet nga bosët e “Sportingut” të Lisbonës, ku luan vetëm një vit,sepse si me magnet tërhiqet nga klubi i njohur “Mançester Junaited”, që drejtohet nga trajneri magjistar, skocezi Ferguson. Ndjehet më i lumtur se te “Sportingu”edhe me gola 84 në 196 ndeshjetë zhvilluara . Djehet dhe më i…kamur. Por pas 6 vitesh sirenat që vijnë nga Madridi e ftojnë të fluturojë në Madrid, te ‘Reali’ ku do të jetë dhe më i lumtur dhe më i kamur, sepse mbretërorët e mbulojnë dhe më me shumë para dhe ai ua shpërblen edhe me më shumë gola: 311 në 292 ndeshje deri në vitin 2018…
Këtu nis dhe gabimi më i madh I Ronaldos që u bë simbol i “Realit” të drejtuar s ë pari nga Murinjo, mëndjemadh e zevzek, pastaj nga Ançeloti, i qetë dhe Zidani, i frenuar. E habitshme, por Ronaldoja në kulmin e lavdisë joshet nga bosët e ”Juventusit” të Torinës, që zbrazin xhepat dhe kërkojnë që me portogezin e mahnitshëm fluturak të përlajnë Ligën e Kampionëve që kanë që nga viti 1996 që nuk e kanë shtënë në dorë. Ronaldoja nuk zgjënjen- nga viti 2018 -deri ’21 shënon në radhët e “Juventusit” 98 gola në 81 ndeshje, ndikon që që kjo skuadër të fitojë dhe kampionate italiane, por jo atë që pritej – Ligën e Kampionëve. Zhgënjim i tifozëve të kësaj skuadre, zhgënjim edhe i vetë Ronaldos, që vendos të hidhet në krahët e “Mançester Junatedit” , dashurisë rinore, i cili e burrëroi, por që tashmë, sado i fortë, nuk është më i dikurshmi. Mbi të gjitha, nuk është as Fergusoni , ky trajner legjendar që e rriti dhe e bëri me të vërtetë Ronaldo. Mirëpo, pasi braktisi pa arsye të forta “Realin ’’, Ronaldoja duhej të shkonte, në mos te ndonjë skuadër tjetër e fortë angleze, të paktën ”Bajerni” i Mynihut, gjithmonë pretendues për të fituar Ligën e Kampionëve.
Por fama tërësisht me hak e ka bëë Ronaldon edhe tekanjos dhe pak.. mendjemadh. Grindet me trajnerin hollandez Erik ten Hag, grindet dhe me Glazerët, padronët e Mançester Junaitedit dhe kështu aventura e tij mbaron në pak muaj të sezonit 2022-23 pa lavdi mdje duke mbetur edhe nëstolin e rezervave.
Atëherë në horizont shfaqen sauditët pasunarë që i nderin 250 milonë euro në dy vjet dhe përfitime të tjera, që shtojë pasurinë e tij përrallore. Kështu nga janari i këtij viti Ronaldoja, disa herë fitues i Topit të Artë, dy herë futbollisti më i mirë i botës, shpallur nga FIFA, 4 herë fitues Këpucës së Artë… është futbollist i skuadrës Al Nasr, në të cilën gjatë këtij sezoni ka shënuar 16 gola në 14 ndeshje, por pa qenë Ronaldoja që kemi njohur në skuadrat e mësipërme evropiane.
Vimë tani te Mesi. Lindur në qytetin Santa Fe të Argjentinës më 1987, pasi luan në skuadra të vogla argjentinase , në vitin 2000, kur nuk është veçse 13 vjeç, rrëmbehet nga “agjentë” zbulues të “Barcelonës”, luan më skuadrën e dytë të saj dhe nga vitet 2003-2021 me “Barcelonën A”, duke zhvilluar 520 ndeshje dhe shënuar 474 gola. Largohet nga “Barcelona” në vitin 2021, për të luajtur në radhët e PSG-së deri në maj të këtij viti, duke shënuar 22 gola në 58 ndeshje, por, ajo shumë më e rëndësishmja, pa fituar Ligën e Kampionëve, qëllim aq lakmuar dhe “përvëlak” i parizienëve dhe padronit Al Khelafi nga Katari.
Por, gjithsesi, Mesi është disa herë fitues i Topit të Artë dhe i Këpucës së Artë.
Ashtu si Ronaldoja edhe ai, përderisa vendosi të largohej nga “Barcelona”, dashuria e tij e parë, gjykoi se së bashku me Neimarin dhe Mbapenë, një trio sulmuese fantastike nga më të mirat në botë, në mos më e mira, do t’i sillte PSG-së si dhuratë Kupën e Ligës së Kampionëve. Nuk ndodhi kjo dhe si pasojë, ashtu si Ronaldoja nga “Reali”, edhe ai u largua duarthatë nga skuadra parizianë.
Do të ishte krejt e natyrshme që të kthehej sërishmi si djali plangprishës që kthehet sërishmi në shtëpinë ku u rrit, edhe Mesi virtuoz, të kthehej te “Barcelona”. Por, kur pritej të ndodhte kjo, ai, çuditërsisht mori arratinë dhe u rendit të rradhët e skuadrës “Inter” të Majemit, në Floridë , pronar i së cilës është Bekhemi, ish-futbollist i njohur i “Mançester Junatedit” dhe përfaqësueses angleze. E kush e njeh këtë skuadër, që i zhvillon ndeshjet në një stadium me nxënësi prej 18.00 shikuesish, ktahasuar me stadiumet 50-60 deri 90 mijë shikuesish të Evropës.? #farë përfaqëson ajo në futbollin botëror? A mund të krahasohet a me skuadrat më të mira evropiane që u përmendën më sipër?. Kurrë!
E habitshme si për Ronaldon, ashtu dhe për Mesin! Kishin ende për të thënë në kontinentit “plak”, pse jo dhe në Angli, ku ka lindur futbolli dhe ka nivel shumë më të lartë se në Amerikë, pale në Arabinë Saudite. Vërtet shumë e habitshme! Ata të dy nuk kishin pasur shkëlqim të rremë, të venitur, që të shtrëngoheshin të braktisnin futbollin evropian. Por ngadhnjeu tundimi nga paraja.
Do t’i kujtojmë me mall dhe me kërshëri, kur t’ i shohim në sinteza ndeshjesh që transmetojnë kanale televizive të Evropës, por ata nuk do të kenë kurrë shkëlqimin që kanë pasur në skuadrat e mahnitshme ku kanë luajtur, sepse që një yll të vezullojë dhe më shumë, duhet të ketë rreth vetes dhe yje të tjerë.