Gazeta spanjolle Marca shkruajti se Ronaldo është transferuar me një klauzolë prej 105 milionë euro
MADRID – Real Madrid njoftoi se kanë rënë dakord për transferimin e yllit portugez Cristiano Ronaldo në Juventus të Italisë.
Në njoftimin e publikuar në faqen e internetit të klubit thuhet se me kërkesë të 33 vjeçarit, i cili nga viti 2009 ishte në këtë klub, është pranuar transferimi i tij në Juventus.
Më tej klubi duke e falënderuar Ronaldo-n, në njoftim theksohet se përtej titujve dhe trofeve të arritura gjatë 9 viteve, Cristiano Ronaldo ka qenë një shembull i përkushtimit, punës, përgjegjësisë, talentit dhe zhvillimit.
Klubi gjithashtu publikoi mesazhin e Ronaldos për tifozët, ku ai tha: “Ka ardhur koha për të hapur një fazë të re në jetën time dhe për këtë arsye kam kërkuar nga klubi që të pranojë transferimin tim. Unë mendoj dhe i kërkoj të gjithëve, dhe sidomos atyre që më njdekin të më kutpojnë”.
Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit, me 451 gola në 438 ndeshje. Me 16 titujt e tij me klubin, Ronaldo arriti të fitojë katër tituj në UEFA Ligën e Kampionëve dhe pesë çmime Ballon d’Or.
Ndërkohë gazeta spanjolle Marca shkruajti se Ronaldo është transferuar me një klauzolë prej 105 milionë euro. aa
Komentet