Futbollisti i Real Madridit dhe yll i futbollit portugez Cristiano Ronaldo, bëhet sportisti i parë i cili arrin 100 milionë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.
Futbollisti 32 vjeçar i cili ka tërhequr vëmendjen me performancën dhe rekordet që ka thyer ka arritur edhe një sukses tjetër.
Ronaldo i cili ka fituar edhe titullin si golashënuesi që ka shënuar më shumë gola në gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve pas një hat-trick në ndeshjen e parë të gjysmëfinales me Atletico Madridin, ai ka hyrë në histori edhe si sportitsti i parë që ka arritur 100 milionë ndjekës në Instagram.
Gjithashtu Ronaldo ka edhe afërsisht 52 milionë ndjekës në llogarinë e tij të medias sociale Twitter si dhe afërsisht 121 milionë në Facebook.
Ndërsa ylli i futbollit që luan tek Barcelona argjentinasi Lionel Messi i cili bashkë me Ronaldon njihen si dy futbollistët më të mirë në botë thuhet se në këtë aspekt ndodhet prapa Ronaldos.
Futbollisti 29 vjeçar Messi i cili nuk ka llogari në Twitter në Instagram ka afërsisht 71 milionë ndjekës si dhe 89 milionë në Facebook.
Komentet