Superylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo të hënën në mbrëmje shënoi golin e tij të 700-të në karrierë në ndeshjen kualifikuese kundër Ukrainës për “EURO 2020” , raporton Anadolu Agency (AA).
Goli i Ronaldos nga pika e bardhë nuk ishte i mjaftueshëm për t’i sjellë fitoren në Kiev, pasi Ukraina mposhti Portugalinë me 2:1 në ndeshjen e Grupit “B”.
Pas kësaj fitore, Ukraina u kualifikua për EURO 2020, duke grumbulluar 19 pikë në shtatë ndeshje.
Portugalia vazhdon të mbajë pozitën e dytë me 11 pikë.
Ronaldo (34) ka shënuar 95 gola për Portugalinë në 162 ndeshje që nga gushti i vitit 2003.
Ai arriti të shënojë 605 gola në 811 paraqitjet e tij të klubeve.
Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka luajtur për katër klube, për klubin portugez Sporting Lisbon, atë britanik Manchester United, për gjigantin spanjoll Real Madrid dhe klubin aktual italian të Juventusit.
Nga viti 2009 deri në vitin 2018, Ronaldo ishte një lojtar kyç i Real Madrid-it, duke shënuar 450 gola për “Los Blancos” (të bardhët).
Disa skuadra siguruan kualifikim direkt në EURO 2020 pas ndeshjeve të luajtura të dielën dhe të hënën.
Fituesi i Grupit “B” Ukraina, fituesi i Grupit “G” Polonia dhe fituesi i Grupit “I” Belgjika dhe Rusia, si dhe fituesi i Grupit “J” Italia, siguruan kualifikimin në EURO 2020.
Komentet