TORINO – Cristiano Ronaldo, njëri nga futbollistët më të mirë në botë, në klubin e ri të Juventusit do të duhet të përfshihet më 30 korrik gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksojnë mediat italiane.
Lojtari i kombëtares së Portugalisë në fillim të kësaj jave nënshkroi kontratë katërvjeçare me “zonjën e vjetër”, ndërsa zyrtarisht do të prezantohet të hënën.
Por duke marrë parasysh se Ronaldo me Portugalinë ka luajtur në Kampionatin Botëror do të marrë disa ditë shtesë pushim, ku menjëherë pasi t’u prezantohet tifozëve në Torino do të kthehet në pushime.
Komentet