Në një prononcim për radion në fjalë, Vlahutin ka thënë se reforma në drejtësi do të hetojë lidhjet e gjyqtarëve me krimin.
Ajo madje tregoi se si pas viteve ’90-të, shumë persona u bënë gjyqtarë me kurse disamujore.
“Duket e çuditshme, por në fillim të viteve ’90-të, Shqipëria kishte ende gjyqtarë të diktaturës. Më pas u bënë disa kurse gjashtëmujore për gjyqtarë të rinj.
Kjo do të thotë se korrupsioni mbeti problem serioz në sistemin e drejtësisë. Me reformën në drejtësi, gjyqtarët do kalojnë në të ardhmen në një proces hetimi, për të zbuluar lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe për të mësuar për të ardhurat e tyre”, thotë ajo.
“Nuk është sekret që disa gjyqtarë, të cilët marrin 800 euro rrogë në muaj, janë ndër më të pasurit në vend”, vijoi ajo.
Komentet