Mund të kishin qenë edhe më shumë se 100, por këto ishin ato më të bujshmet, që kanë mbetur në mendjen e shqiptarëve. Janë vrasje “të vjetra” e vrasje “të reja” dhe, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë shënjuar historinë e Shqipërisë. Janë vrasje politike, vrasje për pushtet, vrasje për pasion, por edhe për një llaf goje. Viktimat ishin politikanë, biznesmenë, luftëtarë e njerëz publikë. Nuk ka rëndësi nëse kishin poste ose jo, eliminimet e tyre kanë bërë shumë bujë.
Me pistoletë, me thikë, me helm… format janë nga më të ndryshmet dhe skemat nga më të çuditshmet. Gazetari Roland Qafoku sjell për adhuruesit e historisë e më së shumti të ngjarjeve të mistershme, librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”. Një vepër voluminoze, që i ka kushtuar autorit vite kërkimi në arkiva, shfletime dhe takime me dëshmitarë, e cila na sjell për herë të parë historinë e Shqipërisë përmes vrasjesh, që zënë fill që me Shpalljen e Pavarësisë, deri në ditët tona. Autori sjell fakte të reja për çdonjërën nga ngjarjet, që vërtiten rreth personazhesh të famshëm.
Nëse nuk e dini si është vrarë Isa Boletini, Ismail Qemali, Bajram Curri, amerikanët e Mamurrasit, Qemal Stafa, Margarita Tutulani, Vojo Kushi, Bardhok Biba, Adem Jashari, Azem Hajdari e deri te vrasjet e viteve të fundit të bankierit Artan Santo e komisari Artan Cuku, mund të gjesh informacione, të thëna e të pathëna, në librin e Qafokut.
“Përjashtova nga lista vetëvrasjet, aksidentet ose vdekjet në incidente, fatkeqësitë natyrore dhe ato të ndodhura në rrethana të këtij lloji. Nuk kam përfshirë në këtë listë asnjë pushkatim ose varje që është kryer me vendim gjykate. Natyrisht, ka shumë pushkatime të padrejta në historinë e Shqipërisë, por ama nëse ato kanë pasur një vendim gjykate, sado i padrejtë të ketë qenë, atëherë ato nuk mund të ishin pjesë e kësaj liste”, shprehet autori. Ama në libër gjejmë edhe emrat e Nako Spirut e Mehmet Shehut, vdekja e të cilëve është futur në histori si vetëvrasje.
“Me qëmtime dhe një punë prej dy dekadash kam mundur të sjell një variant të besueshëm, që ato jo vetëm kanë qenë vrasje të pastra, por që vetë shteti ka qenë ideator, pjesëmarrës dhe autor në to. Për mua është e rëndësishme të themi mjaft më me teoritë zyrtare se Mehmet Shehu dhe Nako Spiru vranë veten. Ekzaktësisht ata janë vrarë dhe në këtë libër ka shumë fakte e dëshmi që e vërtetojnë këtë”, thotë ai.
“Rolandit i do njohur merita që ia ka dalë të bëjë bashkë ata për të cilët Fishta thosh se ‘është më kollaj të bësh bashkë një grusht me miza sesa 5 shqiptarë’, paçka se për t’ia dalë kësaj pune i është dashur të punojë njëzet vjet mbi dosje dhe të presë të ndërrojnë jetë më parë. Duke qenë gazetar i kronikës, në shumicën e vrasjeve të pas vitit ’90, Rolandi i ka ndjekur ato gati në kohë reale, ka qenë në vendngjarje ku ndoshta ende nuk ishte përtharë gjaku, ka pyetur njerëz ende të freskët nga ndodhia dhe kjo e bën edhe më të besueshëm analizën e tij.
Për ngjarjet e mëparshme, aha, ka arritur ‘me vonesë’ në vendngjarje, diku 30 e 40 e diku edhe 100 vjet me vonesë, ndaj analiza i është dashur të bëhet veç mbi dokumente dhe dëshmi të shkruara. Dhe si për të plotësuar këtë prekje të vendngjarjes, shërbejnë skicat e momenteve të fundit që shoqërojnë secilin rast, skica që të fusin gati brenda ambientit të zymtë ku, trokitja e hapave të fundit shoqërohet me zhurmën e të shtënave. Edhe nga kjo pikë- pamje, ky libër është kontribut për kujtimin e gjithë këtyre njerëzve që nuk janë më”, nënvizon Artan Lame në parathënien e librit të Roland Qafokut, botuar nga shtëpia botuese “Onufri”.
Paga mesatare në vend është rritur me ritme te shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur me ngadalë.
Në vitin 2024 paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 le . . .
Një reklamë ruse për rektrutim, e titruar në gjuhën kineze, është shpërndarë në rrjetet sociale kineze.
Reid Standish, Ajlla Obradoviq
Në një reklamë të publikuar në rrjetin . . .
Ti paske qenë burrë legen, fjalë e pistë që e vjelli goja jote, qysh atë ditë kur një djalosh e quajte: “kopil shkine”. Burrë legen dole përsëri kur mësove humbjen tënde dhe e . . .
Gazetari i njohur Armand Maho ka publikuar kartelën klinike të kryeministrit Rama ku shkruhet e zeza me të bardhë ‘Psikoza afektive ose çrregullimi antisocial i personalitetit!”
Edhe ps . . .
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka ironizuar çeljen e fushatës së Partisë Socialiste gjatë ditës së djeshme në Sheshin Skënderbej.
Berisha ka publikuar video në Facebook, nga momentet ku . . .
Ka medime të ndryshme për përfundimin e luftës në Ukrainë.Sipas dëklarimeve të presidentit amerikan, Donald Trump dhe zyrtarëve tjerë të lartë, po mendojnë së i vetmi solucion për tu ar . . .
Nik Krastev
Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të shikoni kompaninë amerikane Microsoft. Kompania u krijua kur kompjuterët mezi futeshin . . .
“Programi i PD, aq i mirë sa PS e vodhi”, Berisha: Edhe Nokia tentoi të kopjojë iPhone-in, por dështoi!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në prezantimin e p . . .
Në prezantimin e programit të PD-së në Pallatin e Kongreseve, Chris LaCivita, strateg i fushatës së presidentëve Ronald Reagan dhe Donald Trump,mbajti fjalën e tij ku theksoi dësht . . .
Regjistrimet e deputetëve në Kuvend po e dëshmojnë kapjen e partive tona politike nga grupet e interesit! Po të mos ishte kështu nuk do të ndodhte që dikush për të shtatën apo të tetë . . .
Dikur Lapardhaja të ofronte mikpritje me këngë polifonike, ndërsa sot zërat janë shuar pasi fshati është shpopulluar. Rruga është amortizuar krejtësisht, ndërsa shërbimet e tjera mu . . .
Guatanamo shqiptare nisi punën.
Me pranga në duar e të rrethuar nga roje e agjentë tê forcave të rendit, 40 emigrantë tê dëbuar nga Italia zbresin nga anija ushtarake Libra . . .
Komentet