Kosova duhet të ketë kujdes në formimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, pasi që nëse i jepen kompetenca ekzekutive ky Asociacion mund të shndërrohet në pushtet të tretë në Kosovë. Këtë sugjerim e ka dhënë ish-negociatori i statusit të Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”. Duke folur për shtetin e Kosovës, Rohan ka theksuar se që nga shpallja e pavarësisë ka pasur mjaft progres në Kosovë, por shprehu keqardhje për mosunitetin e spektrit politik pas shpalljes së pavarësisë. “Sfidat më të mëdha mbesin ekonomia dhe nevoja për krijimin e vendeve të punës. Ajo për të cilën ndiej keqardhje është se uniteti, i cili mbizotëroi në mesin e faktorëve politikë gjatë bisedimeve për statusin, nuk është ruajtur pas pavarësisë, gjë e cila do të kishte qenë në interes të vendit për sa kohë që ajo duhet të përballet me kaq shumë probleme”, ka thënë Rohan.
Nese duhet te mos perfillet dicka nga vendimet e nenshkruara me nderkombetaret ai eshte Asociacioni i Komunave me shumice serbe. Ai qe e ka nenshkru kete dokument eshte njeriu me i pavetdijshem eshte politikan i dobet dhe i rrezikshem per kete vend. Asociacioni apo shkurt “zajednica” e serbeve eshte kanceri i Shtetit te Kosoves. andaj nderkombetareve duhet tu thuhet: Na falni kete nuk mund ta lejojme. Serbet i gezojne te drejtat e tyre me mire se kudo ne Europe, andaj nuk ka nevoje tu ipen te drejta qe e demtojne Shtetin e Kosoves. Ky eshte mendimi i popullit te Kosoves, e politikanet nese veprojne ndryshe do te marrin pergjegjesi te madhe mbi vete, gjeneratave te ardheshme do tua lene nje problem te madh per te cilin do ti mallkojne sa te jene jeta dhe do ti shpallin tradhetare. Zoti e ruajt Kosoven nga politikanet e till.