Fermerët e Evropës duke protestuar dhe skenat duke e qëlluar me vezë BE-në (jo BE-në, kuptohet, por objektin e tyre) i panë e gjithë bota, mirëpo si duket BE-ja është mësuar me grevat (nuk është hera e parë, “problemi” i fermerëve nuk është nga dje por ka me vite), thuase BE-ja s’i ka dhe aq “problem” as vezët as grevistët, tekefundit grevistët janë njerëz, janë fermerë që i përdorin vezët për të drejtat e tyre – ndërsa dihet, para 5-6 viteve komiteti i çështjeve ligjore të BE-së rekomandonte të sqarohej statusi ligjor i ROBOTËVE, sugjeronte se robotoidëve mund t’u jepej një formë e “personalitetit dhe e të drejtave njerëzore”…
Fermerët janë largpamës, mendojnë mjaft “larg”, por ndoshta BE-ja mendon akoma më “larg”, ndoshta shumë më larg – në Mars të 2023 me t’njëjtën keqardhje e mirëkuptim pata komentuar rreth protestës së francezëve, atëbotë lidhur me grevën franceze “mbeturinat e Parisit” qenë grumbulluar, ia patën zënë frymën atij Parisit bukurosh, i pata postuar ca foto të “mbeturinave parisiene” dhe 1 foto të “verdhë” me plot punëtorë robotoidë, asnjë njeri, asnjë humanoid… pata bërë shaka, protestat janë “ok” por nëse punëtorët gjithmonë në grevë Parisi ngelet pa atë bukurinë e vet, sepse thjesht mbulohet nga mbeturinat…
Me foton e robotëve të “verdhë” po aludoja që nesër s’kemi as “si protestojmë” (ngelemi fare pa punë, nesër do ketë dhe robotë mbeturinash, sot veglat e bujqësisë duken “traktorë” por në fakt që tani janë diç si “traktorë të robotizuar”, nesër do jenë 100% vegla autonome, robotë të avancuar), dihet se robotizimi industrial e bën të veten, psh. fabrikat e veturave që tani s’kanë nevojë për “punëtorë klasikë”, nëse tani e mundur pa punëtorë (pa njerëz), vallë si do jetë pra pas 50, 100, 150 vitesh ! – padyshim Henri Fordi do ishte “mrekulluar” me fotot e robotikave, fabrikat si Tesla, Renault, Toyota (të gjitha fabrikat njësoj… aneskaj globit) kanë nevojë për robotë, jo për grevistë, nëse s’gabohem ai e pati “aplikuar” i pari prodhimin serik, apo si duhet thënë, e pati përkryer linjën e prodhimit masiv…
Se pse e kam përshtypjen, si një industrialist i madh Fordi do pajtohej me sugjerimet e BE-së, edhe ai do impenjohej për të “drejtat e robotëve”, do ishte në akord me BE-në që robotëve t’u jepej një formë e “personalitetit dhe e të drejtave njerëzore” – pa le që hekurishtet kanë më pak telashe ligjore (sesa ato “sindikatat klasike të proletariatit”), ky aspekt ashtu-kështu është një strategji e leverdishmme e futurizmit, dihet kjo : )