Prolog
Nga të mençmit,gjithmonë ke se ç’mëson. I madhi AT GJERGJ FISHTA,edhe kur këndoi me vargje për”Lahutën e Malcis”,thotë:”… ah,atje nuk kemi kanë,por ashtu na kanë thanë”, Tjetri është po një i madh:është KADAREJA.Ky thotë:”… një autor mund t’i rikthehet një shkrimi të tij dhe mund ta rishkruajë edhe ndryshe”.
Të dy,këta të mëdhenj,po shfrytëzoj dhe unë,kur do tregoj për “ROBIN HUDIN” nga KOSOVA.
* * *
Siç kuptohet,kam shkruar po për të,por me një titull tjetër. Pra,nuk jam dëshmitar okular për këtë,ROBIN HUDIN nga KOSOVA,por asnjë presje nuk i heq asaj që do lexoni. Ngjarja është e vërtetë dhe nuk ka ndodhur në Shqipëri, por në njëtrevë të KOSOVËS, mes viteve ’30-të të shekullit të shkuar. Ky që unë e quaj ROBIN HUD,nuk është askush tjetër,por ISUF JEAHIQI. Isufi ish bërë tmerr për pushtuesët serbë,kish dalë”kaçak”,sulmonte,i bastiste,sidomos të pasurit dhe,ç’rrëmbente prej tyre,ua dhuronte të varfërve. Xhandarmëria serbe dhe as i pari i trevës në pushtet,nuk hante bukën thatë: ngaqë nuk arrinte që ta vinte në pranga,kish taksur një”qese të madhe me florinj” kush e njoftonte dhe,ca mëshumë ta kapte”. Por ISUFIN e mbronte bash nahija ku ai sulmonte mbi karvanet sërbe dhe qe e pamundur.
Nuk e kishin kapur dot,ama emri i tij lakohej në gjithë nahijen dhe,sa për kundërshtarët e tij,qe ca më keq. U dridheshin jo vetëm gjunjët,por edhe gjuha. Sulmonte ku s’e prisnin dhe mezalla s’e binte në dorë. E ndryshonte vendin,sot këtu e nesër diku gjetkë,sa dukej sikur ishte kudo.
* * *
Sot është dita e Bajramit dhe ISUFI ka ra drejt e në vorreza,me nderue të parët e vetë që prehen atje.Por gjithmonë”tebdil”,se e njihte rrezikun. I ka ba ato”adetet” dhe,kur po bën me u largue,kur po ndjen dy sërbë që po i mshojnë zanit në guhën e tyne. Por Isufi e dinë bash si ata atë gjuhë,dhe pa shih,çka po i ndjejnë veshët:
-Vuk,- ka fol njani-tjetrit:-Sot këta kosovarët e mutit e kanë atë festën e tyne. A po shlohemi vetit dhe po ua bëjmë nga një mut të madh bash mu ke vorret.
-Kuku,- ka ba me vete ISUFI dhe mendon me i heq qafe,por ndaloi nji grimë e po ban sehir. U shluan,qebesa,boll mirë dhe,pasi lidhën pantollat,kanë thanë me nji za:- Oh ju baftë mirë për këtë ditë feste,se ma mirë se sa muti jonë kund s’kini me gjetë…
E,brraf ka ba”tebdili” me dy “shoki” në duar dhe u ka bërtit:- Ku doni,burra?Jam ISUFI. Sa ka thanë:-Jam ISUFI,janë ba bash shafran dhe po dridheshin.
Asht afrue me dy”shokit” në duar dhe si me lshue një”britmë lufte”:- Çfarë thatë dhe çfarë kini ndye? Alltitë të dyve në kokë dhe i ka vre se si po dridheshin.e prapë:-Çfarë ndytë, o majka tu ibem”*,Ata veç dridheshin dhe tuj u mbyt në lot,i flasin në gjuhën e tyne,por ISUFI:- Kthehuni dhe haheni!!!
-Aman… dhe i ranë në gjunjë
I vuri të dy,me “shokit” mbi kokë,bash atje ku u shluan rehat. Eh,kasavet,i madh vallah… dhe nuk mbarohej muti.
Duket ka qenë pranverë dhe aty afër dikush nga familjarët ka mbjellë për sevap ca qepë e hudra dhe njani i paska thanë:- A po marrë dyqepë e hudhna? Dhe me”qepë” e hudhna;secili,more jaran, e ka mbarue “racionin e vet”.
E,ju baftë mirë,-i ka urue ISUFI. Bajagi patët me hangër… Dhe nuk i vrau.
Epilog
Këtë histori ma ka treguar BACË HASAN MAKA që kishte për grua kushërirën e “ROBIN HUDIT”. Kjo familje erdhi në fshatin Petovë të Fierit dhe qenë jo vetëm komshitë tanë,por gati si një familje.Këta erdhën në vitin 1947 dhe qenë boshnjakë.Por aty njoha dhe familjarët e ISUFIT alias ROBIN HUDIT që ishin vendosur në fshatin Hamil të FIERIT. JO vetëm kaq,njëri nga djemtë e fmiljarëve të ISUFIT, u pagëzua me emrin ISUF dhe u bë ekonomist, Baban e Isuftit të dytë,Lutfiun,e njihja mirë dhe qe kryetar i këshilit të fshatit Hamil.Isufi,sado më i ri nga unë, është dashmir imi. Tregimi lindi krejt ratësisht: me BACË HASANIN po flisnim për një person me karakter të dobët dhe Bacë HASANI më tha:-Aj,nuk hahet as me qepë dhe as me hudra! Kur kërkova të ma shterte këtë thënie,më tregoi gjithë historinë që unë e solla për ju. Shpesh i jam referuar të folmes së Bacë Hasanit.
* majak tu jebem-sharje nnga nëna.
Tiranë, 18 janar 2024