Ndarja nga jeta e bosit të fundit të fundit të njohur të ‘Cosa Nostras’ ka bërë që mediat italiane të fokusohet tek pasardhësi i tij.
Gazetari i njohur dhe një ndër njohësit më të mirë të mafias italiane, Roberto Saviano ka analizuar për ‘Corriere della Sera’ këtë situatë. Sipas tij, pasardhëse e Messina Denaro do të jetë vajza e tij Lorenza Messina Denaro.
Sipas Savianos një pjesë të mirë të pasurisë, Matteo Messina Denaro e ka në Shqipëri, në llogari të ndryshme bankare dhe në pasuri të shumta të blera dhe investuar ndër vite. Deklarimin e tij, Saviano e ka mbështetur në faktin se, Denaro ka lëvizur shpesh në Shqipëri dhe ka qëndruar edhe për një kohë të gjatë mes Tiranë-Durrësit dhe Vlorës, ku edhe besohet se ka një pjesë të pasurisë.
‘U fol gjatë për një distancë mes saj dhe babait, kur në vend të kësaj, disa ditë para vdekjes së tij, Lorenza u bë Messina Denaro. Ajo ka marrë mbiemrin e babait të tij. Dhe si është e mundur, pas gjithë këtyre ofendimeve, pasi e keni cilësuar në mënyrën më të keqe të mundshme –‘frikacake’, ‘budallaqe’ -? Epo, nuk ka asnjë arsye fisnike, nuk ka arsye tjetër përveç asaj që ekziston gjithmonë, ajo që lëviz çdo burrë dhe çdo grua, ajo që lëviz pothuajse çdo qenie njerëzore. Paraja.
Lorenza Messina Denaro
Por edhe pse prokurorët nuk do të mund të identifikojnë kurrë të gjitha paratë e Matteo Messina Denaro, është gjithmonë një pjesë që zbulohet, mbi të gjitha për pasuritë materiale në Itali, por llogaritë e huaja, paratë e tij në Shqipëri – zonë ku shpesh e kanë zbuluar hetimet -, paratë në parajsat fiskale, ato që nuk mund të arrihen kurrë. Epo, kujt do t’i shkojnë ato para? Vetëm për trashëgimtarët e njohur nga vetë shefi.
Trashëgimia në Cosa Nostra nuk është në përputhje me ligjin, trashëgimia e një njeriu të nderuar nuk shpërndahet, nuk rregullohet, por i shkon kujt të dojë i zoti i punës’, është shprehur Roberto Saviano për “Corriere della Sera”.