Robert Louis Stevenson është një shkrimtar,poet,e eseist i shquar Skocez i shek XIX
Dje ishte ditëlindja e tij.
Lindi më 13 Nëntor 1850 në Edinburgh
Atje u rrit e u edukua,ku dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës!
Romanet e tij janë jashtëzakonisht tërheqëse,dhe përshkruhen nga aventura detare,e pirateri.
Personazhet e tij janë shunë të njohura,e të dashura,per lexuesin,dhe shikuesin.
E ngjarjet zhvillohen në dete e ishuj.
Shekulli i XX dhe për ne Shqiptarët ka qenë shumë zhvillimor dhe i përparuar.
E radhiti popullin tonë në mes të atyre popujve të kulturuar,ku leximi ishte masiv dhe njihej literatura kombëtare dhe ajo botërore në majë të gishtave.
Prej Vexhi Buharasë e deri te daja Emërli e Malë Brahimi.
Kjo nuk duhet harruar,as nuk duhet të mbytemi në një lugë ujë,e mu marrë me At Zefin e Peristerit.( Pëllumbit)
Kush nuk e din romanin,por edhe filmin “ Kthim në Ishullin e Thesarit “
Historinë e Xhon Silverit.
Ky personazh ështê marrë si personifikim I shokut të tij
Poetit të madh William Ernest Henley ,të cilin e kam te perkthyer në një cikël poezish.
Ka jetuar në gjysmës e dytë të shek XIX .
Ka lindur pak muaj pas Sami Frashërit,e ka vdekë pak para se,të lindnin,Zogu,Avni Rustemi,e Shota në Radishevë.
20 ditë pasi I ka mbushur 44 vjet.
Ka jetuar pak .
Nuk po zgjatem shumë në këtë shkrim timin.
Por ai ngelet nga figurat më të pelqyera të literaturës botërore.
Dhe shpeshherë në anketime,ka zanë vend figura e tij,fill pas Charles Dikensit.
Këtij vigani të vegjëlisë.
Që linte mbretëreshë Viktorian pa gjumë.
Me mahninë e tij.
…
Vdekja..
.
Ai vdiq në dashuri të madhe,me jetën,natyrën detin.
Vdiq tamam si mbret,në ishullin e Samoas,në Polenezi.
Diku në Paqësor.
Diku mes Fixhit, e Honolulusë( Hawait)
Atje ku jeta do vazhdojë të jetohet dhe shumë shekuj.
Ka vdekjen më fantastike.
( Sado absurde të tingëllojë kjo shprehje)
Vdiq më 3 Dhjetor,të 1894
Ku I bie 20,e 21 ditë mes ditëlndjes së tij e Krishtit.
Teksa po hapte një shishe Verë.
Papritur u zverdh në fytyrë.
Dhe I tha së shoqes .
Po kjo c’është.
Jam zverdhur në fytyrë ??
Dhe ra e vdiq.
Banorët e Samoas e deshën shumë dhe u kujdesën shumë për varrin dhe emrin e tij.
Ne varrin e tij shkruhet kjo poezi e përkthyer nga unë.
Dhe e bazuar,në poezinë e tij
.
Requiem..
.
Ai ishte dhe një djalë i bukur,e zotëri i vërtetë.
Dhunti e madhe nga zoti
.