De Niro është fitues i “Zemrës së Nderit të Sarajevës” për vepër jetësore për kontribut të jashtëzakonshëm në industrinë e filmit
SARAJEVË – Aktori me famë botërore njëherësh regjisor dhe producent Robert De Niro, fitues i dyfishtë i çmimit Oscar ka mbërritur në Sarajevë për të marrë pjesë në hapjen zyrtare të festivalit “Sarajevo Film Festival”.
De Niro është fitues i “Zemrës së Nderit të Sarajevës” për vepër jetësore për kontribut të jashtëzakonshëm në industrinë e filmit.
Çmimi më i lartë i festivalit “Sarajevo Film Festival” Robert De Niros do ti ndahet në hapjen solemne të edicionit të 22-të me radhë i cili këtë vit do të mbahet në datat 12- 20 gusht, thuhet në faqen e internetit të festivalit.
Festivali do të hapet me projeksionin e filmit TAXI DRIVER, të regjisorit Martin Scorsese.
Hapja solemne do të shoqërohet me evente të ndryshme, ndërkohë që në mënyrë tradicionale në ora 18.30 në sheshin e festivalit do të organizohet ceremoniali i pritjes së mysafirëve.
Ceremoniali i tapetit të kuq para Teatrit Kombëtar të Sarajevës në të cilin do të shfaqet De Niro fillon në ora 20:00 pasi nis ceremonia zyrtare e hapjes. aa
Komentet