Ka qenë regjisori Robert Budina ai që hapi zyrtarisht protestën para Teatrit Kombëtar, nga i cili tashmë kanë mbetur vetëm rrënojat.
Ai tha para turmës së qytetarëve se dhuna e djeshme e ushtruar nga artistëve, dhe shembja e godinës gjatë kohës kur brenda ishin edhe aktorë, ishte një tentativë për vrasje. Budina i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë tentativë vrasje.
Mes mesazheve të forta, Budina theksoi se sot ai bashkë me pjesëmarrës të tjerë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, nuk ishin aty si përfaqësues të asnjë partie, por si qytetarë në mbrojtje të kulturës.
“Ftojmë ministrin e Brendshëm, ftojmë SPAK, që të hetojë këtë ngjarje, pasi ishte tentativë për vrasje, të artistëve që ishin brenda teatrit. Sot kontaktuam me faktorin ndërkombëtar, dhe kërkuam që të zbardhet kjo ngjarje dhe pse u sulmua kultura në këtë ditë gjatë kohës së pandemisë. Deri tani sigurisht kemi marrë një mbështetje, kjo ngjarje nxori në pah sistemin e drejtësisë. Ju jeni sot të shumtë në numër këtu, pasi simbolika e teatrit kombëtar, ishte qëndrimi në këmbë i demokracisë shqiptare. Pasi ajo godinë u shemb me ligje antikushtetuese. Ne u detyruam që të mbronim fizikisht godinë dhe u gjendëm të vetëm, pa asnjë mënyrë se si ta zgjidhnim. Dhe në mënyrë të tërthortë ne përcollëm problemet e demokracisë shqiptare. Ja pra që kjo godinë nuk ishte halli jonë, por dhe halli juaj. Shembja në mënyrë mafioze me goditje të përqendruar, nga ana e qeverisë, ishte për t’ju thënë juve se; “qytetaria ka vdekur”. Ishte për t’ju treguar juve se “ne nuk jemi të aftë t’ju sigurojë të drejtat”. Pra “ju nuk ekzistoni dhe Shqipëria nuk bëhet më”. Ata kujtuan se do shembnin godinën dhe se do ta bënin në mënyrë fizike. Por ajo ndërtoi një simbolikë më të fuqishme. U kthye në bumerang për qeverinë shqiptare. Ne një pjesë e aktivistëve, qytetarëve, njerëzve të kulturës, jemi këtu për të mbrojtur, për të vënë në krah dhe pah vlerat e qytetarisë shqiptare. Pjesëmarrja juaj e tregon më së miri. (dëgjohen kapsolla) Ju lutem të tregojmë qetësi, Nuk jemi këtu kundër policisë. Ndaloni provokimet, urgjent. Ndaloni provokimet se nuk ka pikën e kuptimit. Është një lojë e pushtetit. Ne këtu nuk jemi për asnjë parti. Të dashur qytetarë, mbrojtësit e teatrit, nuk kanë ardhur këtu për protagonizëm politik. Nuk kemi asnjë interes politik. Qëllimi ynë i vetëm është zgjimi i qytetarisë. Armiku numër një nuk është vetëm qeveria që kemi në krye, por edhe mënyra se si ne jemi përleshur me njëri-tjetrin. Stop, tregoni vlerat e kulturës me njëri-tjetrin. Palët politike kanë detyrën se si të tregojnë mënyrën se si të ecë para vendi.”, tha Budina. (BalkanWeb)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë një konference me gazetarët të mbajtur në selinë e PD-së, ku foli për zgjedhjet vendore të 11 majit d . . .
Teksa ka prezantuar programin e PD-ASHM për bimët medicinale me prodhuesit, kryedemokrati Sali Berisha ka premtuar kompensim për eksportet.
Gjatë bashkëbisedimit me prodhuesit, teksa . . .
Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi gjatë ditës së sotme një bashkëbisedim, me Prodhuesit e Bimëve Medicinale. “Shqipëria ka një pasuri shumë të madhe tek bimët eterovajore, bim . . .
A mund të hetojë krimet zgjedhore Prokuroria e Posaçme? Ish prokurori, juristi i njohur Besnik Muçi e sheh me skepticizëm ndërsa pyetja retorike që ngre flet vetë: Nga kush SPAK do . . .
Ish-deputeti socialist Petro Koçi ishte i ftuar pasditen e sotme në News 24 ku foli edhe për arstimin e Veliajt, edhe nëse ka në PS ndonjë përçarje të mundshme.
Koçi thekson për Ola . . .
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me të rinjtë e FRPD, ka nënvizuar rolin dhe rëndësinë e tyre në fushatën elektorale, duke i quajtur ata faktor kyç për arritjen e . . .
‘Për 12 vite, qeverisja e të njëjtit person quhet diktaturë’. Kështu u shpreh drejtuesi I fushatës elektorale të demokratëve, strategu amerikan Chris LaCivita në takimin me të rinjt . . .
Strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ishte në takimin me të rinjtë e FRPD, duke i inkurajuar ata të angazhohen aktivisht në procesin politik dhe të kontribuojn . . .
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka dënuar skandalin e sotëm, ku Kosova u prezantua me fusnotë në konferencën rajonale të mbajtur në Tiranë dhe largimin e zëvendësministrit kosovar . . .
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i shoqëruar nga kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Liljan Idrizaj dhe anëtarë të PDIU-së priti në selinë e partis . . .
Teksa tha se Rama ka pranuar orë luksi si dhuratë prej 500 mijë euro, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se socialistët janë të çmendur pas luksit, duke mos kursyer as fondet e inv . . .
Programi elektoral i kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 11 Majit, sipas analistit Neritan Sejamini është thjesht një premtim në ajër.
Sejamini tha se Kryeministri Rama po insist . . .
Komentet