Voal.ch – Këngëtarja Rita Wilson, bashkëshortja e aktorit Tom Hanks nuk e di nëse chloroquine e ndihmoi atë në luftën e saj kundër COVID-19. Ajo e di vetëm që kur e mori këtë medikament nuk u ndje mirë.
“Unë nuk e di nëse ilaçi funksionoi ose nëse ethet pas një farë kohe u ulën“, tha Wilson të martën, duke përmendur “efektet anësore ekstreme” që ajo përjetoi.
Wilson, e cila u infektua me COVID-19 ndërsa ishte në Australi me bashkëshortin e saj, aktorin Tom Hanks, i tha “CBS This Morning” se kur mori chloroquine ishte në gjendje “plotësisht të nauzuar”, duke vuajtur nga vertigo. Asaj iu dha ilaçi në ditën e 9-të sëmundjes, tha ajo.
“Unë nuk mund të ecja dhe muskujt e mi ndiheshin shumë të dobët”. “Ne vërtet nuk e dimë nëse është i dobishëm në këtë rast. ”
Rita Wilson foli për COVID-19 dhe koronavirusin në “CBS This Morning”.
Përmes videos aktorja dhe këngëtarja i tha CBS se ishte me ethe dhe temperatura i kishte shkuar 39 gradë C dhe se shqisat e shijes dhe nuhatjes i ishin zhdukuar. Në fillim ajo pati dhimbjet të trupit, pastaj iu ngrit temperatura dhe pati ethe që nuk i kishte përjetuar kurrë më parë.
Tom Hanks, ndërkohë, pati një rast më pak të rëndë se ajo, por prapë iu desh e njëjta kohe për tiu rikuperuar. Ata të dy janë rikthyer në Los Angeles, dhe Hanks mori pjesë në “Saturday Night Live” nga shtëpia gjatë fundjavës.
Të dy nuk e dinë tamam se ku e morën virusin, tha Wilson. Ata kishin shkuar në Australi në mënyrë që Hanks të mund të punonte në një film.
Të dy bashkëshortët Hanks dhe Wilson ishin infektuar në të njëjtën kohë, tha Rita. “Ne nuk e dimë se si e qysh se ku dhe kur.” Sidoqoftë, shtoi ajo, askush në familjen e tyre ose në ekipin e tyre të ngushtë të punës nuk është pozitiv pas testimit.
Chloroquine dhe hydroxychloroquine, të cilat përdoren në mënyrë tipike kundër malarjes dhe lupus, janë përdorur shumë kundër Covid 19. Presidenti Trump tha se ndjehet mirë në lidhje me efektivitetin e tyre.
Wilson dhe Hanks, ndërkohë, po marrin pjesë në një studim për të parë nëse antikorpet e tyre të sapo fituar mund të jenë në përdorim në luftën kundër COVID-19, dhe gjithashtu po presin të shohin nëse mund të dhurojnë plazma për të ndihmuar ata që kanë sëmundje./cnn//EB
Komentet