Policia britanike ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve për vjedhjen e shtëpisë së Rita Orës në Londër.
Të dyshuarit janë fotografuar gjatë hyrjes dhe daljes nga shtëpia e këngëtares me prejardhje nga Kosova. Plaçkitja kishte ndodhur më 28 nëntor. Personat e pranishëm në shtëpi në kohën e plaçkitjes, ishin në gjumë. Një nga hajdutët është përshkruar si person me ngjyrë.
Karen Beck, i cili po udhëheqë hetimet ka thënë, se kjo vepër ishte krim i rëndë dhe ka apeluar për të gjithë, që i njohin personat në fotografitë e publikuara të kontaktojnë policinë.
Për një kohë të shkurtër, sipas policisë, në Londër kanë ndodhur disa plaçkitje, në mesin e të cilave edhe ajo e shtëpisë së drejtuesit të “X-Factor”, Simon Cowell.


Komentet