Mund të kishte zgjedhur të pleqëronte e të pushonte pas shumë viteve punë. Në moshën 81 vjeç, e plotëson një karrierë e suksesshme në diplomaci, një lumë librash të lexuar, të shkruar dhe një firmë konsultimi të suksesshme. Por Madeleine Albright, ish sekretarja amerikane e shtetit nuk është tipi i njerëzve që del në pension dhe largohet nga vëmendja. Ajo mbetet Grande Dame e politikës së jashtme amerikane, në fillimi si ambasadore e OKB-së në New York nga viti 1997-2001 e më pas si sekretarja amerikane e shtetit, në kohën e Bill Clinton. U mor me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe programin bërthamor të Rusisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, por edhe të Koresë së Veriut, dhe këto çështje që ende nuk janë zgjidhur sot. Megjithatë çështja më e rëndësishme tek e cila Albright është fokusuar është marrëdhënia transatlantike, tashmë në fijë të perit për shkak të politikave të presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë që bashkëpunimi transatlantik është një gjë për të cilën Albright ka ndihmuar për ta krijuar.
Libri i saj më i fundit del në treg edhe në versionin gjermanisht, titulli i të cilit është: Fashizmi, një kërcënim! Shumë njerëz shkojnë ta takojnë në zyrën e firmës në Uashington, në një cep të zyrës ndodhet një tigër lodër, e mbushur me shumë çokollata Toblerone, është një dhuratë që ia kanë bërë studentët e saj në Universitetin Georgetown. Në intervistën për gazetarin e Der Spiegel, ajo tregon me gisht një foto të varur në mur, ku janë pasagjerët e SS America, anija në të cilën lundroi nga Evropa për në Amerikë, pas Luftës së Dytë Botërore.
Albright: Besoj e shihni emrin tim të shkruar këtu, Marie Korbelova, kam qenë 11 vjeç, Korbelova është emri i dytë. Shkova në Amerikë më 11 nëntor të vitit 1948 me anijen SS America, me mua ishin prindërit dhe tre motrat dhe vëllezërit. Këtu mund të shihni gradat që kam marrë nga presidenti Bill Clinton dhe “Medaljen për Lirinë” nga ish presidenti Barack Obama. Këto foto tregojnë gjithë jetën time.
Der Spiegel: Ke lindur në Pragë, u largove nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore drejt Londrës, dhe më vonë u nise për Amerikë. Si ndikuan këto lëvizje në jetën tënde, çfarë ndodhi më pas?
Albright: Kam jetuar kohën kur Amerika u përfshi në çështjet globale, dhe në raste kur nuk e ka marrë përsipër, e kam parë ndryshim në të dyja rastet. Konferenca e Mynihut në vitin 1938 ishte pjese e këtij episodi. Bëhej fjalë për një marrëveshje e francezëve dhe anglezëve me Gjermanët dhe Italianët, pa Çekosllovakinë dhe pa Amerikën. Hitleri u lejua të merrte një pjesë të madhe toke të Çekosllovakisë. Më pas u fut në rol Amerika dhe bëri çdo ndryshim të mundshëm. Pas vitit 1945, për shkak të marrëveshjeve të bëra gjatë luftës, Europa u nda në dy pjesë dhe vendi ku linda u pushtua nga nazistët për plot 40 vjet. Kështu marrë shkas nga kjo dhe nga eksperienca ime mund të them se në rastet kur Amerika nuk përfshihet ndodhin gjëra të këqija. Amerika duhet të jetë pjesë në çdo çështje globale.
Der Spiegel:Ndihesh pesimiste apo optimiste kur sheh situatën në vendet Perëndimore?
Albright: Epo, jam një optimiste që e vret e shumë mendjen, shqetësohem shumë…
Der Spiegel: Ke shkruar një libër ku shpreh frikën apo rrezikun e rikthimit të një sistemi që prevaloi në vitet 1920 dhe ’30? Për çfarë e ke fjalën konkretisht?
Albright: Kur shkrova atë libër, vendosa të bëja diçka, të tregoja diçka që bazohej në histori, jo në ndjenja personale dhe emocione. Dikur me sot ka ngjashmëri të madhe sa i përket ndarjeve në shoqëri, në termat ekonomikë; ka fitues ose humbës dhe politikanët janë ata që kanë avantazhin e këtyre ndarjeve. Në fakt ata duhet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe të bëjnë gjithçka që këto ndarje të thella të mos ekzistojnë. Besoj shumë në patriotizëm, por më shumë e shqetësuar jam për nacionalizmin. Të gjithë kemi përfituar nga globalizimi në shumë mënyra, por nga ana tjetër ka bërë që shumë njerëz të humbin identitetin e tyre, dhe ndjenjën se kujt i përkasin.
Der Spiegel:Titulli i librit është: Fashizimi, një kërcënimim! A nuk është ky një titull alarmues në këtë kohë, a është ky një kërcënim se rrezikojmë nga një rikthim i mundshëm i fashizmit?
Albright: Duhet të jetë alarmues. Por unë e kam bërë të qartë, nuk mendoj se Presidenti Donald Trump është një fashist. Ai është antidemokratik; ai nuk respekton institucionet demokratike si shtypi i lirë, të cilin ai e quan “armik të popullit”. Në fund të librit unë shprehem se: Nëse njerëzit mendojnë se jam duke përhapur alarm, kjo për shkak të kohës në të cilën jetojmë.
Der Spiegel:Shumica e amerikanëve mendojnë se Trump nuk po bën një punë të mirë. A nuk po e mbivlerëson fuqinë e populistëve?
Albright: Më mirë të mbivlerësojmë sesa të supozojmë se gjithçka po shkon mirë, kur në fakt asgjë nuk po shkon mirë. Fakt janë të dhënat që tregojnë se politikat e miratimit të Trump po rriten dhe politikanët republikanë kanë frikë ta kundërshtojnë. Javë pas jave, ai ndryshon natyrën e debatit politik dhe ne duhet ti kushtojmë vëmendje. Kam marrë një quote nga Musolini, më të mirën nga ato që mund të zgjidhja: If you pluck the chicken one feather at a time people won’t notice.
Der Spiegel: A mendoni se demokracia po venitet, po vetë fjala Demokraci?
Albright: Jo. Fakti se po shoh ndjenja të përhapur të fashizmit nuk do të thotë se është i njëjti fashizëm që kemi parë gjatë shekullit të 20. Rajhu i Tretë nuk ka gjasa të shfaqet. Demokracia daton që nga koha e grekëve të lashtë dhe ka mënyra të ndryshme se si të vihet në praktikë demokracia. Në fund të gjithave, demokracia liberale ka mbizotëruar. “Kompromisi” është një fjalë e mirë, është elementi thelbësor i demokracisë. Por ka edhe nga ata udhëheqës që veprojnë në bazë të përkeqësimit të ndarjeve në shoqëri për përfitimet, për fuqizimin e tyre. Duke vepruar kështu, ata shkatërrojnë mundësinë e gjetjes se një kompromisi të përbashkët.
Der Spiegel: Trump sulmon Gjermanë vazhdimisht. E pamë tek samiti i G-7 në Kanada ku iu drejtua Merkelit: Mos thuaj që nuk të kam dhënë asnjëherë ndonjë gjë…Cila është strategjia e duhur për tu marrë me një president të tillë?
Albright: Marrëdhëniet individuale midis krerëve të shtetit dhe qeverive, padyshim që bëjnë ndryshimin. Por mendoj se politika e jashtme nuk duhet të bazohet tek personaliteti i një lideri. Edhe gjatë Luftës së Ftohtë, kishte njerëz që mendonin se kishte rëndësi të madhe të krijoheshin marrëdhënie të forta me Bashkimi Sovjetin. Bota është nën rrëmujë, por mendoj se ekzistojnë mekanizma që ndihmojnë në nxitjen e një sërë diskutimesh në nivel teknik dhe diplomatik.
Der Spegel: Por çfarë bashkëpunimi mund të kesh me një president që përbuz institucionet ndërkombëtare si Organizata Botërore e Tregtisë apo NATO?
Albright: Shumë njerëz ende besojnë se politika e jashtme amerikane ndryshon në periudha katërvjeçare. Por nuk ndodh kështu, kemi 70 vjet që mbajmë marrëdhënie të mira me Europën, edhe pse jo gjithmonë të ngjashme nga periudha në periudhë. Kemi pasur ulje dhe ngritje, por kjo varet nga administrata aktuale. Me këtë president, marrëdhëniet transatlantike po kalojnë një periudhë të vështirë, por unë nuk mendoj se do ketë një tërheqje të Amerikës. Marrëdhënia do vazhdojë….
Der Spiegel: Presidenti Trump kërkon më shumë angazhim dhe më shumë kontribute nga aleatët evropianë, ndërsa në të njëjtën kohë kërkon të afrohet m ëshumë me presidentin rus Vladimir Putin. A ke frikë se NATO po humbet rëndësinë?
Albright: Pavarësisht polemikave të fundit, NATO mbetet institucioni më i fuqishëm dhe i gjithanshëm në botë. Çdo anëtar i Aleancës ka rënë dakord në të kaluarën, që të shpenzojnë me së paku 2 % të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes. Duke kërkuar mbështetje për këtë standard, Presidenti Trump po i bën jehonë presidentëve si dhe liderëve të NATO-s. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në lidhje me takimin e Trump me presidentin e Rusisë. Është një gjë që duhet të bëhet, megjithatë udhëheqësit nga të dy anët e Atlantikut ripohojnë angazhimin e tyre për një partneritet bashkëpunues dhe produktiv. Aleanca është po aq e fortë sa lidhjet e miqësisë dhe besimit që ekziston midis anëtarëve të saj.
Der Spiegel: Siguria dhe stabiliteti evropian po sfidohet nga Rusia, nga emigracioni, nga lufta në Siri; lista mund të vazhdojë. A ka ndonjë rol NATO në këtë skenar?
Albright: Doktrina e NATO-s konsiston në mbrojtjen e shteteve anëtare nga kërcënimet të cilat janë të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, të reja dhe të vjetra. Prandaj, NATO ka një rol të qartë në ruajtjen e anëtarëve nga agresioni i mundshëm nga Rusia dhe në përmbajtjen e kërcënimit të shkaktuar nga sulmet kibernetike dhe terrorizmi ndërkombëtar. Megjithatë, si një aleancë ushtarake, NATO nuk cënon çështjet e politikës civile, siç është emigracioni që me të drejtë janë shqetësimi i qeverive kombëtare dhe BE.
Der Spiegel: A mendoni se marrëdhënia midis Trump dhe Putinit është rrezik për Europën?
Albright: Pres që gjatë samitit të NATO-s në Bruksel, Presidenti Trump dhe udhëheqësit e aleancës do të kenë kohë për të diskutuar një qasje të koordinuar për tema të ndryshme që lidhen me Rusinë. Shpresa ime është që ata të pranojnë të vazhdojnë të mbështesin sovranitetin e Ukrainës, një fund negociues për luftën në Siri dhe kundërshtimin ndaj ndërhyrjes së mbështetur nga Rusia në zgjedhjet demokratike.
Der Spiegel: Jeni miq me ish-Ministrin e Jashtëm gjerman Joschka Fischer, i cili thotë se nuk ka më përkrahje transatlantike. Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se nuk mund të mbështetet më tek Amerika. A nuk janë këto shenja se marrëdhëniet transatlantike po përjetojnë krizë?
Albright: Gjëja më e keqe do ishte të hiqja dorë tani, apo jo? Joschka Fischer është një nga miqtë e mi më të dashur dhe e admiroj jashtëzakonisht. Libri im është një paralajmërim, sepse mendoj se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që po ndodh. Por ajo që po ndodh tani nuk zgjidhet duke thënë: “Ndodhi, kaq ishte.” Bashkimi Evropian ka çështjet e veta të brendshme, për shembull si po sillet Hungaria dhe Polonia, dhe cilat struktura mund të përdoren për t’u marrë me këtë problem të tyrin me emigrantët dhe ekstremizmin?
Der Spiegel: E gjithë situata duket se po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe komplekse, megjithatë ju nuk dukeni të frikësuar apo pesimiste.
Albright: Bota është në kaos, por nga perspektiva e një shkencëtari politik, është një kohë shumë interesante. Institucionet perëndimore, ashtu si njerëzit në moshën 70 vjeç, kanë nevojë për pak rinovim. Ndoshta ka ardhur koha. Ajo që na duhet tani është një mendje e kthjellët për t’u përpjekur të zgjidhim problemet e shekullit të 21-të.
Der Spiegel: A ka mbetur kohë, duke marrë parasysh përkeqësimin e aleancës transatlantike dhe një Kinë që po bëhet më e fuqishme se kurrë?
Albright: Mendoj se duhet ti kushtojmë vëmendje pikërisht kësaj gjëje…
Der Spiegel: A mendon se Trump do rizgjidhet në vitin 2020?
Albright: Unë di për atë që shpresoj, për atë q dua vetë. Nuk kam asnjë ide për këtë! / Nga Der Spiegel, për Tiranapost.al Elisa Bajrami/ korrik 2018.
Komentet