Kupa e Botës 2030 do të organizohet në gjashtë vende të ndryshme në tre kontinente, ndryshim ky i zyrtarizuar nga FIFA dhe që do hyjë në funksion për 100-vjetorin e turneut.
Sipas kushteve të një propozimi të jashtëzakonshëm të diskutuar në një mbledhje të Këshillit të FIFA-s sot, Spanja, Portugalia dhe Maroku do të jenë nikoqirët zyrtarë të Kupës së Botës, por tre ndeshjet e para do të zhvillohen në Uruguay, Argjentinë dhe Paraguaj, vendim ky i ardhur për shkak të rrënjeve amerikano-jugore të kompeticionit.
Kjo risi është rezultat i bisedimeve sekrete disa mujore midis UEFA-s dhe federatave të Amerikës së Jugut dhe Afrikës, të cilët arritën një marrëveshje përpara se ta çonin propozimin në FIFA. Organi qeverisës botëror gjithashtu kuptohet se ka dhënë mbështetjen e tyre në parim për këtë ide, por gjithsesi gjithçka duhet të vuloset në Kongresin e FIFA-s të vitit të ardhshëm. Spanja, Portugalia dhe Maroku janë konsideruar si favoritë për të fituar të drejtat e pritjes për vitin 2030 që nga konfirmimi i ofertës së tyre të përbashkët në fillim të këtij viti.
Uruguai dhe Argjentina bënë të qartë dëshirën e tyre për t’u bashkuar vendëve pritëse të Kupës së Botës qysh në vitin 2017, një propozim interesant duke pasur parasysh se ata kontestuan finalen e parë e cila u fitua nga mikpritësit uruguaianë në vitin 1930, një iniciativë e përbashkët së cilës më pas iu bashkua Paraguai dhe Kili.
“Në një botë të ndarë, FIFA dhe futbolli po bëhen bashkë.Këshilli i FIFA-s, i cili përfaqëson të gjithë botën e futbollit, vendosi njëzëri të festojë në mënyrën më të përshtatshme njëqindvjetorin e Kupës së Botës, edicioni i parë i të cilit u luajt në Uruguai në vitin 1930. Prandaj, një festë do të zhvillohet në Amerikën e Jugut, më saktësisht në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai, të cilat do të organizojnë nga një ndeshje secila. E para nga këto tre ndeshje do të luhet padyshim në stadiumin ku filloi gjithçka, në legjendarin “Estádio Centenário” në Montevideo, pikërisht për të festuar edicionin e njëqindvjetorit të Kupës së Botës. Këshilli i FIFA-s gjithashtu ra dakord unanimisht që oferta e vetme për të pritur Kupën e Botës 2030 do të jetë kandidatura e përbashkët e Marokut, Portugalisë dhe Spanjës. Dy kontinente – Afrika dhe Evropa – të bashkuara jo vetëm në një festë të futbollit, por edhe në sigurimin e një kohezion unik social dhe kulturor. Çfarë mesazhi i madh i paqes, tolerancës dhe përfshirjes.
Në vitin 2030, ne do të kemi një gjurmë unike globale, tre kontinente – Afrika, Evropa dhe Amerika e Jugut – gjashtë vende – Argjentina, Maroku, Paraguai, Portugalia, Spanja dhe Uruguai – do të mirëpresin dhe bashkojnë botën duke festuar së bashku lojën e bukur” – Tha Presidenti i FIFA, Infantino.bw