Në Lojërat Olimpike Rio 2016 kanë marrë pjesë mbi 11 mijë atletë nga gjithë bota, të cilët garojnë në 28 sporte dhe 42 disiplina të ndryshme. Qëllimi kryesor i të gjithë atletëve që marrin pjesë në Lojërat Olimpike është që të fitojnë vendin e parë, duke e kurorëzuar arritjen me shpalosjen e flamurit të vendit që përfaqësojnë, luajtjen e himnit kombëtar, si edhe marrja e të famshmes medalje të artë. Po çfarë vlere ka aktualisht medalja fizike e Lojërave Olimpike
Vlera e një medaljeje të artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 është rreth $564, duke e marrë çmimin e arit rreth $43.76 për gram dhe të argjendit (92.5% të pastër) rreth $0.61 për gram. (duhet marrë parasysh se çmimi i arit dhe i argjendit është gjithmonë në ndryshim të vazhdueshëm). Por medalja e artë ka një përqindje shumë të vogël ari, pasi po të ishte gjitha prej ari çmimi i saj do të ishte $22,000. Kjo është edhe arsyeja se përse që nga viti 1912 nuk janë prodhuar më medalje të arta të bëra tërësisht me ar për Lojërat Olimpike
Për Lojërat Olimpike Rio 2016 janë prodhuar 2,488 medalje gjithsej (812 të arta, 812, të argjendta dhe 864 të bronzta). Përmasat e medaljeve dhe pesha e tyre janë të gjitha të njëjta: me diametër 85 mm dhe me peshë 500 gram. Kështu, medaljet e përdoruara Lojërat Olimpike Rio 2016 janë më të rëndat dhe më të mëdhatë që të jenë përdorur ndonjëherë në lojëra olimpike verore.
Medalja e arta
Medaljet e arta kanë 6 gram ar 99.9% të pastër (minimumi i kërkuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), ndërsa 494 gramët e tjerë janë argjend 92.5% i pastër. Ky standard për argjendin është gjithashtu minimumi i kërkuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Vlera fizike e një medaljeje të artë është $564.
Medalja e argjendta
Për sa i përket medaljeve të argjendta ato janë të përbëra të gjitha nga argjendi (92.5% i pastër). Pra 500 gram të medaljes së argjendtë përbëhen nga ky lloj argjendit. Vlera fizike e një medaljeje të argjendtë është $305.
Medalja e bronztë
Medaljet e bronzta kanë 475 gram bakër (apo 95% e medaljes) dhe 25 gram zink (apo 5% e medaljes). Në lidhje me vlerën monetare të medaljes së bronztë mund te thuhet se ajo është jashtëzakonisht e vogël, krahasuar me dy llojet e tjera të medaljeve.
Marrë nga “Forbes”
(Përgatiti: Ilir Sinanaj/BalkanWeb)
Komentet