Gazetarët e swissinfo.ch në punë në redaksinë qendrore në Bernë, ku plurilinguizmi është pjesë e përditshmërisë
VOAL – BERNË, 3 QERSHOR – Qeveria federale miratoi një mandat të ri për portalin swissinfo.ch, i vlefshëm për një periudhë katërvjeçare, duke filluar nga 1 janari 2017, shkruan voal.ch (Voice Of Albanians).
Në një komunikatë të sotme që e transmeton swissinfo.ch, qeveria bën të ditur se Kofederata do të kontribuojë me nja 20 milionë franga në vit – ose 1.6 milionë më pak se deri tani – në bashkëfinancimin e swissinfo.ch, tvsvizzera.it, TV5Monde e 3Sat, pra mediat që përhapin lajme mbi Zvicrën për publikun ndërkombëtar.
Kompania zvicerane e radiotelevizionit SRG SSR, ku bën pjesë swissinfo.ch, është kënaqur me këtë vendim, duke nënvizuar se kështu qeveria njeh rolin vendimtar të zhvilluar nga këto uebsajte dhe transmetues “në pozicionimin e Zvicrës jashtë”.
Nëpërmjet këtyre katër ofertave informative “Zvicra mund të transmetojë pozicionin e saj ndaj një publiku të gjerë ndërkombëtar, debati kultural zviceran dhe prodhimet kulturale përhapen tej kufijve.
swissinfo.ch do të vazhdojë të informojë në mënyrë të përqëndruar edhe “Zvicrën e Pestë”. Qeveria federale thekson për këtë se “falë dosierëve mbi votimet, swissinfo.ch ua lehtëson zviceranëve jashtë vendit të ushtrojnë të drejtat e tyre politike në atdhe”.
Mandat i swissinfo.ch për herë të parë parashikon në mënyrë esplicite përzgjedhjen e përmbajtjeve të jashtme me cilësi të lartë për tematika të caktuara (“content curation”) e të kontributeve të rëndësishme të gazetarisë aktive. Në mënyrë implicite parashikon edhe mbulimin sistematik të çështjeve që iu përkasin demokracisë direkte dhe integrimit të emigrantëve në shoqërinë zvicerane.
swissinfo.ch
Komentet