Menduan që na zhdukën, ashtu përpjeken edhe sot, por sërish jemi, jo për meritë tonën. Po edhe sot, si në Motin e Gjergj Kastriotit, kur menduan se na vranë, na varrosën, na shuan, sërish jemi të gjallë e të rilindur. Prandaj Shën Gjergji dhe Pashkët në Luginë të Preshevës janë paralajmërues të Pranverës, Rilindjes, Ringritjes, Ringjalljes. Tek “sofra e Skenderbeut”, ndryshe e quajtur “Guri i Skenderbeut”, apo toponimi iliro-dardan “Kacipupi” i njohur si Altarë i Hyjnive të lashta Ilire, përforcon dhe kujton lashtësinë e pamohueshme të popullatës tonë. Unë sot festoj si stërnip i të parëve të mi, që mirëpritën Kthimin e Shën Gjergj Kastriotit me 300 kalorësit tonë(që ishte përcjellur si Porosi e Gjergj Kastriotit, përmes Kishës katolike të fshatit Rahovicë, në rastin e kthimit të Tij për në Krujë), e që e kemi trashëgu si familje( përjashto një pjesë të familjes së gjerë që kthehej vazhdimisht në islam-shkaku i imponimit por edhe interest që i ofronte Perandoria Osmane e pas saj edhe Serbia). Historiografia sllave, i sllavizoi dhe tentoi t’i tjetërsoj Kujtimet dhe Faktet për Motin e Madh, duke tentu shkëputjen e Lidhjes së Shqipëtarëve të kësaj ane me Skenderbeun. Mjafton të shikohet, në Kadillëkun e Vrajës, ka dhjetra Kisha dhe Manastire të cilat janë të emërtuara në emër të Shën Gjergjit. Disa nga Kishat dhe Manastiret e Kadillëkut të Vrajës, kanë qenë mikpritëset e Kthimit të Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së tij! Mirëpo aludohet në Shën Gjergjin e Kapadokisë( edhe ky me prejardhje Ilire), kurse Shqipëtarët katolik të kësaj ane e identifikojnë Shën Gjergjin me Gjergj Kastriotin. Kujtimin dhe Krenaria për Motin e Madh e shndërroi Gjergj Kastriotin në Shën Gjergjin, si Pajtorë dhe Mbrojtës të Luginës së Preshevës.
Për dallim nga pjesët tjera të Atdheut tonë, Lugina e Preshevës, Lugina e Vardarit etj, trojet kufitare Shqipëtare në pjesët lindore të saj, në vazhdimësi gjatë gjithë viteve të këtyre mileniumeve, u përballën me gjenocidin ndaj kombit tonë. Shqipëtarët e Luginës së Preshevës kanë qenë në vazhdimësi në kufirin e territorit Shqipëtar, që nga Iliria e deri më sot, që vazhdimisht të ballafaquar me gjithë invazionet e huaja.
Moravica( Lugina e Preshevës), që në parahistori ishte territor i banuar nga popilli dardan,[1] së bashku me Luginën e Shkupit nga të gjithë strategët, perandorët e huaj, u vlerësuan nyje gordiane që të sundonin dhe mbikëqyrnin tërë gadishullin Ilirik-Ballkanik. Të njejtin mendim patën edhe baballarët shovenist të Serbisë së Madhe, mes tyre edhe gjeografit Cvijiq, i cili theksonte që Lugina e Preshevës dhe e Shkupit[2] përfaqësojnë rëndësinë më të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike të Ballkanit, prej nga mund të sundohet dhe pushtohet i gjithë gadishulli. Lugina e Preshevës fillimisht nën sundimin romak, e pastaj me ndarjen e Perandorisë, kaloi nën pushtimin Bizantin. Në shekujt VI dhe VII, shumica e kështjellave në këtë pjesë u ndërtuan për t’u mbrojtur nga invazionet barbare, kryesisht sllave etj( gjerësisht flet Prokopi).
Derisa disa kisha të ritit bizantin( edhe sot populli yn i quan të tilla dhe asnjë nuk e quan kishë serbe, madje ende populli e ruan kujtimin që mbi themelet e kishave katolike ishin ngritur nga Bizanti kishat ortodokse)[3] ishin në rrethinën ultësinore të Bujanovcit, por të tilla nuk kishte në rrethinën ultësinore të Preshevës, derisa asnjë e tillë nuk ishte në vendbanimet malore a rrëzë malore. Në krahasim me numrin e kishave katolike, qoftë në ultësirën e Luginës së Preshevës, e mos të flasim më për malësinë, shohim që disproporcionaliteti është shumë i lartë, në çdo fshat ka kisha katolike- krahasuar këtë me rastin e Tërnovcit( ku ishte e vetmja kishë ortodokse bizantine në rrethinën e Bujanovcit), e në të cilën kishte dy kisha katolike ajo e Kallëve dhe ajo në Periferi të Tërnovcit. Këtë e dëshmojnë edhe vetë historianët serb, të cilët thonë që sllavët erdhën rreth fillimit të shekullit V, ndërsa rreth gjysmës së shekullit VII erdhën edhe serbët nga pas Karpatet, në vendet ku u vendosën ata takuan popullata gjysmë të latinizuara, mbeturina vendase, Ilirët dhe Thrakasit.[4] Askund nuk përmendin relike të bizantit, popullata bizantine.[5] Kjo më pas do keqinterpretohet nga historiografia serbo-ruse dhe turko-shqipëfolëse, gjoja si kisha ortodokse serbe dhe vendbanime me sllav.
Mbretëria Bullgare e pastaj ajo Nemanjiqëve e pushtuan këtë rajon prej 1255 deri në vitet 1389. Pushtimi Osman ndodhi më 1455, ishte bashkësundim i Perandorisë Osmane me Patrikanën e Stambollit ( kishën ortodokse greko-sllave), edhe pse pjesërisht ishte pushtuar edhe më herët, p.sh: garnizoni Osman në Sopot ishte vendosur para vitit 1410,[6] e që në këtë vit dokumentohet që ishte ngritur xhamia e parë në Trojet Shqipëtare.[7]
Në fillim të pushtimit Osman, shqipëtarët e Luginës së Preshevës nuk u konvertuan me dhunë në islam, konvertimi i dhunshëm filloi pas dështimit të Kryengritjes antiosmane të vitit 1689. Konvertimet e interesit ishin evidente edhe në Luginë të Preshevës para vitit 1689.[8] Duke shikuar regjistrimet osmane të popullësisë së Kadillëkut të Vranjës( ku hynte edhe Lugina e Preshevës), regjistrime këto të viteve 1519, 1528 dhe 1570, shihet qartë numri minimal i muslimanëve në ultësirën e Luginës. Me janar 1690, pra me dështimin e Luftës Austriake kundër Osmanëve dhe në të njejtën kohë dështimin e kryengritjes sidomos Shqipëtare kundër osmanëve, filloi kalvari i tmerrshëm për Kombin Shqipëtar! Prej qershor 1453, kur Perandoria Osmane kishte lidhur aleancë me Patrikanën e Stambollit( Kishën Ortodokse greko-sllave), vetëm Shqipëtarët u akuzuan për Kryengritjen anti-osmane. Represioni brutal i pushtuesit osmane në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit, u vu në veprim në vazhdimësi. Shqipëtarët e Luginës së Preshevës që deri në këtë periudhë ishin pothuajsë pjesa më e madhe katolik, u detyruan të iknin: ose maleve të Karadakut, ose për në Vojvodinë( tokë e Austrisë). Shkaku i hakmarrjes osmano-ortodokse në vitet 1690-1735, në Luginë të Preshevës, hapësira e ultësirës kishte pësu ndryshim të tmerrshëm etno-teologjik, më nuk kishte katolik në publik. Në këtë periudhë mund të flitet për islamizimin e rrafshit të Luginës së Preshevës dhe mbetjen tërësisht të krishter katolik të malësisë së Karadakut të Luginës së Preshevës, kurse në 1836-1908, vazhdoi islamizimi i dhunshëm i Malësisë së Luginës së Preshevës-Karadakut.
Islamizimi i pjesës më të madhe të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, sidomos malësisë së Karadakut, u islamizuan nga Mbretëria Serbo-kroato-sllovene, në çdo njësi ushtarake serbe, kishte hoxhë, i cili ia ofronte dy alternativa o jetën si musliman o vdekjen. Pasuar me format kolonialiste, reformat agrare, marrëveshjet jugosllavo-greko-turke, shpërnguljet e dhunshme për Anadolli e Shqipëri, tashmë i njohur botërisht është termi “Muhaxher”( që nuk lidhet vetëm me dëbimet dhe gjenocidin gjatë pushtimeve por edhe më pas). Gjatë viteve 1908-1912 deri 1945, por edhe më pas, ndodhi islamizimi i pjesës më të madhe të Malësisë dhe pjesës së mbetur të shqipëtarëve katolik të ultësirës. Pos tjerash u shkatërruan, u harruan, u tjetërsuan në forma të ndryshme: Manastiri i Gjergj Kastriotit është shkatërru dhe është lënë në harresë; kishat katolike pothuajse në çdo vendbanim janë kthyer në kisha ortodokse dhe mes islamikëve radikal dhe pseudohistorianëve propagandohen teza sllave-ruse-islame të historisë rreth përkatësisë gjoja sllavo-ortodokse, e jo shqipëtaro-ortodokse të periudhës byzantine; varrezat e vjetra në vendbanimet tona janë rrafshuar sidomos më 1905-1908 apo janë emërtuar me emëra të kombeve tjera; etj etj.
E njejta, ndodhi edhe pas viteve 1990, na merret Kisha katolike e Gjergj Kastriotit në Rahovicë dhe shumica e familjeve të shqiptarëve katolik të Luginës për shkak të: rrezikut për jetën dhe jetën e familjeve të tyre nga Serbia dhe rrezikut të të jetuarit( linçimit) edhe nga shqipfolës të islamit radikal të dirigjuar nga Serbia por edhe fanatizmit të egër islamik të mbjellur gjatë pushtimit sidomos serb por edhe osman.
Prandaj Pashkët na Ringjallin dhe Rilindin si ndjekës të shembëlltyrës së Gjergj Kastriotit, me 300 kalorësit e Tij, që i dhanë nderë e lavd edhe Luginës së Preshevës, siç i dhanë edhe gjithë Arbërisë, Europës dhe Njerëzimit. Në Motin e Madh, Arbëria vendoste fatet e vendeve Europiane, duke i mbrojtur ato nga thundërrat dhe kthetërat osmano-ortodokse, prandaj përpjekja mbi 550 vjeçare për tëhuajsim, aziatizim, orientalizim, islamizim e si pasojë turqizim, boshnjakëzim e serbizim të Shqipëtarëve ndodhi. Prandaj me nënshtrimin e shpirtit tonë pushtimit osmano-ortodoks, u fillu të vendosin të tjerët për fatin tonë, e jo ne për veten.
Pashkët, më shumë kanë vlerë dhe kuptim, për të robëruarit në shpirt, që trupin edhe mund ta çlirojnë, por robërinë e shpirtit vështirë ta dëbojnë. Para Ringjalljes kërkohet sakrifica, të cilën ne Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, dështuam të dëshmonim që të sakrifikonim për Lirinë e Atdheut, e duket që ende jemi duke dështuar për Lirinë e Shpirtit tonë. Ne edhe mund ta fitojmë Lirinë e Atdheut, me hirë a pahirë, por ta ndërtojmë Lirinë me Shpirtin e Robëruar është e pamundur, këtë na e tregon më së miri rasti i Kosovës ku të robëruarit në shpirt, për lakmitë sidomos pas pushtetit, e harrojnë Ardhmërinë e Atdheut.
Më:12.04.2020
*Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] K.Jiricek, Istorija Srba, I, Beograd, 1922 f. 255
[2] Ku thotë:” Njëri prej objektivave është i qartë: Lugina e Moravës dhe Vardarit formojnë një tërësi gjeografike, në këto dy lugina duhet formuar një shtet…” shih: J. Cvijic, Geografski polozaj i veze, Govori i clanci, Sabrana dela, tom 3, f. 148.
[3] Rasti i Kishës Bizantine në Gradinë të Tërnovcit, si dhe varrezat bizantine në të njejtin vend.
[4] V. Karic, Srbija(opis zemlje, naroda i drzave), Beograd, 1997, f. 85-96
[5] Prandaj një pjesë e historianëve të Luginës së Preshevës, verbërisht a shkaku i përligjëjes së islamizmit, pranojnë hipotezën serbe që gjoja popullata e ultësirës së Luginës ishte ortodokse, sllave a edhe byzantine.
[6] Mund të besohet rreth viteve 1385-1410, kurse xhami tjera nuk kishte asnjë në Luginë të Preshevës deri pas vitit 1735, kur mendohet që u ndërtu xhamia në Bilaç etj.
[7] Historiografia ruse fillimisht, pasuar nga historiografia serbe, për qëllim propagandimi dhe tjetërsimi të Shqipëtarëve dhe qëllime të tjera të tyre politike, e promovoi idenë sidomos përmes hoxhallarëve rus, serb, bullgar e më pas edhe shqipfolës( hoxhallarë bashkëpunëtorë të Serbisë), që islami kishte ardhur në shekullin IX.
[8] Të njejtën situatë e kemi edhe me konvertimet në vehabist në kohët e fundit në Trojet tona.
Artikull shumë me vlerë ! Nuk besova që ende paska një shqiptar të vërtetë në Kosovën lindore. E them kështu pasiqë ata që po e qelbin diasporën shqiptare sot në Zvicër janë pikërisht nga ai truall prej vendlindjes së Skënder Jasharit. Të cilët thirren në shoqatën Bashkësia islame shqiptare. Në vend që të shfrytëzojnë ketë vend fisnik për të treguar kulturën shqiptare ata tregojnë kulturën arabe – turke .