Kultura shqiptare në kompleksin e vet, qoftë të formimit, pasurimit dhe të karakterit kombëtarë ka një rrugëtim interesant që ajo ka bërë që në krye të herës. Është një rrugëtim i hershëm, para krijimit të shtetit shqiptarë, para ngjarjeve të shumta historike kur filluan dhe lëvizjet çlirimtare shqiptare, kur lëvizja për kulturën shqiptare kishte krijuar një tendencë, një bashkim shoqëror dhe krahinash, kulturash dhe individësh me formim dhe kulturë të ndryshme, të cilët për shkakun e një instinkti të thellë, një njohje të madhe dhe të një kulture bashkëkohore për kulturat dhe popujt, krijuan bashkëpunimin real, një unitet kombëtar shumë më të hershëm se uniteti politik kombëtar, të cilët përmes Rilindjes Kombëtare Shqiptare krijuan raportin e parë dhe fondamental me qenësinë e vet të shqiptarëve dhe me aspiratën për të ardhmen.
Vëllezërit Frashëri mbeten një model i rëndësishëm, jetik, gati një dinasti njerëzish kontribues të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, të cilët përveçse ishin nga rrugëtarët e parë në kërkimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në periudhën e krizës lindore, krijuan një front kompleks lidhur me këtë zhvillim historik dhe kulturologjik të shqiptarëve, të cilët arritën të bëjnë kapërcimin e madh të dasive dhe të besimeve, të tyrin por dhe të të tjerëve. Ata vunë në shërbimin e vendit atë fuqi mendore dhe kulturore që kishin. Në këto rrethana, bektashinjtë e njohur Frashëllinj, poetë dhe diplomatë të dëgjuar të kohës me një vokacion perëndimor si Vaso Pashë Shkodrani; kulturologë, poetë, filozofë dhe klerikë të besimit katolik apo orthodoks dhe të tjerë, iu bashkuan projektit kombëtar të Rilindjes, duke iu vënë në shërbim kulturës kombëtare shqiptare.
Në rrjedhën e zhvillimeve kulturore, por edhe atyre politike të shek. XIX dhe në zhvillim, një shekull me ngjarje të befta dhe strategjike në Ballkan dhe në Portën e Lartë, ekspozuan një plejadë të jashtëzakonshme vlerash njerëzore, eksponentë të njohur dhe të panjohur, intelektualë të rëndësishëm të kontributeve në shërbim të atdheut, poetë, studiues, kulturologë, gjuhëtarë, historianë, diplomatë dhe burrështetas, të cilët shkëlqyen në “aksionin” atdhetar të Rilindjes, që lidhej fort me ndërgjegjen kombëtare, e cila u mishërua brenda dhe jashtë vendit.
Duke i qëndruar në themel nevojës së atdheut, nevojës së ngutshme, siç porosisnin rilindësit e njohur, çështja e ngritjes kulturore ishte e rëndësishme, ishte fondamentale,, pasi ndër popujt e qytetëruar dhe të zhvilluar nuk mund të hyhet me luftë dhe arrogancë, por me arsim, kulturë dhe dije. Prandaj, në këtë aksion të rëndësishëm kulturor dhe politik të kësaj kohe, bektashizmi është një nga autoritetet e besimit në Shqipëri, i cili i ka afruar Shqipërisë kontribute të jashtëzakonshme nga njerëzit dhe klerikët e shumtë që dolën nga gjiri i tij.
Një nga figurat e njohura, e cila është dhe një nga martirët e këtij besimi është Baba Ali Tomori, një figurë klerikale e njohur dhe mjaft ndikuese në rrethet shoqërore të bektashinjve, por një nga njerëzit me një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare, e cila është në disa rrafshe dhe specifikisht një kulturë e një personi elitar, që nga poezia (gazelat), përkthimet e rëndësishme, këngët popullore, shënimet për gjuhën, folklorin, letërsinë, kujtime të ndryshme, publicistikë, tregime të ndryshme, një krijimtari e gjerësishme dhe vepër e cila i ka qëndruar kohës, pasi ajo përcjell mesazhe të rëndësishme dhe ruan raporte të qenësishme komunikimi dhe në kohët tona.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane lexuesit të saj dhe lexuesit shqiptar brenda dhe jashtë atdheut po i afron veprën e plotë të Baba Ali Tomorit, një vepër me vlera të rëndësishme historike, arkivore dhe bashkëkohore, në të cilën spikat personaliteti, njohja, horizonti intelektual dhe kulturor, zhdërvjelltësia dhe mjeshtëria e penës së tij, e cila qe e zhytur në ngjarjet e kohës, në problemet jetike të vendit. Baba Ali Tomori, nga pozitat e një kleriku të rangut të lartë bektashi pati një kurajë qytetare për t’i dhënë kohës ide, krijimtari, mendim dhe shembull të rëndësishëm vlerash.
Vepra e Baba Ali Tomorit ka një kumt të thellë komunikimi, ka një diapazon të gjerësishëm refleksionesh, ka një vibracion të thellë dhe të ndjeshëm njerëzor, është një vepër që përcjell dije, kulturë dhe qytetari për kohën. Ajo është e gjerësishme dhe bashkëkohore.
E projektuar dhe e klasifikuar në tre vëllime, arkivi që ka lënë për kohën tonë Baba Ali Tomori, vepra e plotë e tij fillon me vëllimin e parë (poezi, përkthime dhe këngë, nefeze dhe gazele), vëllimi dytë (për gjuhën, folklorin, për letërsinë, kujtime, publicistikë dhe tregime; Naim Frashëri), vëllimi i tretë i kushtohet bektashizmit në tërësi, bektashizmit në Shqipëri, vëllimi i katërt është një ditar në kërkim dhe vëllimi i pestë do të jetë një monografi kushtuar figurës më të rëndësishme klerikale të bektashizmit, Baba Ali Turabiu.
Korpusi i veprës së Baba Ali Tomorit është i gjerësishëm dhe i larmishëm, përmes të cilit mëson mirë sa me interesa të gjera dhe sa me përkushtim ka jetuar kleriku i njohur, i cili preku të gjithë fushat e dijes me qëllimin e mirë të përbush misionin bektashian dhe atdhetar ku shfaqet njeriu patriot dhe i ditur. Në shëmbëllimin e figurave të rëndësishme të kohës, ka pasur gjithmonë një veprimtari shumë – fushash për të përmbushur qëllimin që këto lloje figurash të rralla kanë pasur në jetë. Poet, studiues, gjuhëtar, klerik, historian, kulturolog, publicist, monograf, kjo nënkupton në personalitetin dhe veprimtarinë shkrimore të Baba Ali Tomorit, se atë që linte pa e bërë njëra fushë e mendimit e plotësonte tjetra. Pra, është një figurë, e cila të kujton rilindësit e shquar, të cilët më mirë se kushdo e kuptuan rëndësinë e kulturës shqiptare, dhe të cilët përveçse kontribuan kryesisht në kulturë dhe në folklor, u morën dhe me fusha të tjera të dijes dhe të kulturës, për të arritur kohën e humbur.
Baba Ali Tomori
Baba Ali Tomori ka vepruar në fillim të shekullit XX, veprimtaria e të cilit lidhet me dashurinë dhe devocionin ndaj Zotit, për frymën e shenjtë të lirisë dhe mesazhet që ai shpërndante në të gjithë veprimtarinë e tij, mesazhe që nuk i pranonte sistemi totalitar i kohës, i cili po montohej në vend. Në këtë kuptim jeta e Baba Ali Tomorit është një shembull krenarie dhe dinjiteti. Në vlerësimin e figurës më të lartë të bektashizmit, Kryegjyshit Botëror Bektashi, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Baba Ali Tomori është vlerësuar kështu:”Baba Ali Tomori bën pjesë në radhët e atyre burrave që vënë jetën dhe veprën e tyre në shërbim të Atdheut. Varri i tij do të shndërrohej në vend pelegrinazhi të përjetshëm”.
Baba Ali Tomori hyn në radhën e njerëzve të shkolluar mirë dhe të intelektualëve të kohës. Ai qe shkolluar në gjimnazin “Zosimea”, ku ishin shkolluar elita intelektuale e kohës, ndërsa veprimtaria e tij pati një ritëm të jashtëzakonshëm, nga predikues i bektashizmit, në shërbimin e shenjtë në Teqenë e Prishtës, pastaj në Teqenë e Malit të Tomorit, në Teqenë e Gjirokastrës dhe organizator i Kongresit Bektashi në Prishtë të Skraparit, Kongresit Bektashi në Turan të Korçës dhe Kongresin Bektashi të Gjirokastrës, e kanë shndërruar atë në një personalitet të rëndësishëm të bektashizmit dhe një personalitet të dijes dhe kulturës në vend.
I lidhur fort me zhvillimet kulturore, deri dhe veprën e Kristoforidhit, kryesisht të fjalorit gjuhësor të tij, tregon se Baba Ali Tomori (Turabiu) ishte dhe një atdhetar i flaktë, veprimtaria e të cilit lidhet mjaft me gjuhën, shkollën dhe kulturën kombëtare. Ai e njihte plotësisht veprën e rilindësve, e kishte përthithur atë në thelb, ndërsa mbeti një atdhetar dhe një intelektual i flaktë. Në memorien e shqiptarëve, nuk mund të harrohet fjalimi i lamtumirës që ai i bëri patriotit Avni Rustemi te varri, kur do të thoshte: “… Fli i qetë, Avni! Prehu i qetë në gjirin e kësaj Vlore kreshnike, pranë Ismail Qemalit të ndjerë, pranë Lekës, pranë Pirros, pranë Kastriotit, pranë Vaso Pashës, Joan Vretos, pranë regjimentit apostolik dëshmorësh të Rilindjes Shqiptare”, me ç’rast mund të shihet një dimension i jashtëzakonshëm koherent dhe historik, një ndjenjë e epërme për shembujt e historisë kombëtare shqiptare, vlerat e të cilës janë sintetizuar mjaft mirë në emra dhe vepra luftëtarësh, të cilët Baba Ali Tomori i deklamon në një ceremoni të rëndësishme mortore, siç ishte vdekja dhe varrimi i Avni Rustemit.
Sjellja për lexuesin shqiptar e veprës së Baba Ali Tomorit, përveçse e prezanton të plotë këtë figurë klerike dhe kulturore, ajo ndihmon mjaft në informacionin e kohës, që më së pari lidhet me një kontekst të gjerë social dhe politik të fillimshekullit XX. Veprimtaria dhe arkiva shkrimore e Baba Ali Tomorit është dhe një dëshmi e rëndësishme e bektashizmit në Shqipëri, një lidhje e fortë me kulturën dhe shkollën, e demonstruar nga njerëz të cilët besimin, teqenë dhe autoritetin që ata kishin në njerëz dhe krahina të mëdha të vendit, qoftë në Jug ashtu dhe në Veri, e përdorën si një investim strategjik, si një fuqi jetike për shqiptarët, të cilët kishin nevojë për bashkime dhe jo për ndarje, siç kishte ndodhur në jo pak raste. Bektashizmi shqiptar në vetvete përbën një zhvillim interesant, se si ai ka ruajtur raportet historike dhe atdhetare patriotike me ato të besimit fetar. Në asnjë rast në Shqipëri nuk është gjetur një diversion që bektashizmi të ketë krijuar me kulturën, historinë dhe atdhetarizmin në vend.
Vëllimi i parë, një vëllim voluminoz në të cilin gjendet poezia, përkthimet si dhe një përmbledhje me këngë popullore, në një farë kuptimi është një lëndë e rëndësishme e cila përbën dhe thelbin e tij prej krijuesi. Janë poezi të botuar në shtypin e kohës dhe kanë një koherencë kohore të kuptuar qartë. Libri poetik fillon me një dedikim të veçantë dhe të rëndësishëm, një poezi që daton vitin 1937, botuar në shtypin e kohës më 28 nëntor, me rastin e 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.. Ajo titullohet “Flamurit të Shqipërisë”, një konvencion që e lidh atë me burimet historike, që nga Leka i Madh (ku lind Dielli keshe mbrijtur me Lekën e Madh të parë…), pastaj me Pirron (një stërnipn’ e tij të shkathët, Pirron, ti atje e shpure…), për të ardhur në Krujë dhe te koha e Skënderbeut (Me Skënderbejn e Kastriotin të pasuar nga petritë…), që përbën ndërkohë dhe thelbin e atdheut si shenjë identiteti. Poezia ka brenda saj një patos të qartë dhe përbën të gjithë raportin që Baba Ali Tomori ka me veten dhe kohën.
Në poezinë e tij vijojnë frymëzime të kësaj natyre në tituj të tillë si “Himni Bektashian”, një poezi e cila përdorej për festimet fetare bektashiane dhe të mbretërisë së kohës, poezia “Kombësia”, një poezi që poeti e ka shkruar në vetën e parë për të rritur besimin te lexuesi dhe ata që e kanë dëgjuar atë, ku ndër të tjera thotë:”Zoti vetë ç’urdhëron./ Zoti i math në këtë baltë/ më ka bërë Shqipërinë…”, pastaj poezia “Feja”, një poezi e gjerësishme dhe racionale kur bëhet fjalë për një vend si Shqipëria, në të cilën frynin të gjithë erërat e kohës dhe me frymë të ndryshme besimi. Në korpusin e poezive me karakter të qartë atdhetar e patriotik janë dhe poezitë kushtuar gjuhës shqipe dhe shkollës. Në poezinë e titulluar “Gjuha jonë”, një poezi e shkruar në formën strofore, me harmoni, rimë dhe ritëm të vargut popullor (8 rrokësh), poeti ndër të tjera shkruan:”Sot për sot kjo na ngjitet/meriton një lartësi/gjuha shqip shiko si ngrihet/ në lulëzim me shpejtësi!”. Është një poezi e strukturuar në kapituj dhe e shtruar në një lirizëm të brendshëm, ku vlon një dashuri e epërme për gjuhën dhe shkollën shqipe, si një nga elementët e identitetit të tij dhe popullit të vet.
Baba Ali Tomori është një poet i gjerë social. Përmes poezive të tilla si “Jeta ime”, “Zot i vërtetë”, “Përfundimi i robërisë”, “Dituria e duhurë”, “Himne kombëtare në vend të huaj”, “Kthimi në atdhe”, “Jo për fe po për atdhe”, “Dasma e kombit”, “Shqipërisë”, “Konferencës së Pezës” dhe shumë poezi të tjera, poeti shfrytëzon dhe vë në komunikim detaje të shumta poetike, por dhe burime të tjera të komunikimit poetik për të krijuar një kohezion të brendshëm, një tablo të qartë të këtij komunikimi, ku bie në sy një lloj aktualiteti racional, pavarësisht se struktura të shumta të tij i mbulon një petk hyjnor dhe human prej njeriu të besimit bektashi.
Një cikël më vete janë dhe poezitë të cilat burojnë nga pozitat e të qenit klerik dhe besimtar bektashi. Janë poezi që i përshkon një frymë e bardhë shprese dhe një dritë hyjnore, për shkakun se brenda tyre lëvrin një shpirt iluminist, siç ishte në të vërtetë Baba Ali Tomori. Poezi të tilla si :”Viti Hixhri 1362”, ku spikasin vargjet me plotë dritë, besim dhe shpresë njerëzore: “Hënë e Hixhretit qofsh këmbë – mbarë/ Je kryemoti për ne, gjithë mbarë...”; poezia “Shpëtimi”, një poezi brenda së cilës ka një fuqi përjetësore, që buron nga fuqi e besimit, sa vargjet :”Me kurorë t’e Varfunisë/ Dhashë fjalën e besimit/ Në rrugë të Bektashisë/ Un’ iu bëra shoq Nezimit/ Më hërka të profetisë/ Pas Udhë së njerëzimit/ Popullit të Shqipërisë/ Ju bëra shok i punimi…”, përcjellin një poezi mjaft komunikuese, ku shpaloset e vërteta jetësore e vetë Baba Ali Tomorit; poezia “Besimi dhe lavdia”, “Si isha dhe si jam” dhe disa poezi të tjera, të cilat shquhen për një komunikim të qartë dhe mjaft racional me lexuesin dhe njerëzit, por që në thelb përçojnë filozofi jetësore të rëndësishme.
Baba Ali Tomori kishte një njohje të qëndrueshme dhe komplekse për raportet e besimit me njerëzit. Ai ishte një besimtar i devotshëm, i cili kurrsesi nuk e universalizoi identitetin e tij kombëtar me kodet universale të besimit, përkundrazi, ai u përpoq që atë që i duhej dhe i mungonte vendit dhe popullit të tij ta gjente si dëshmi në konceptet universale të besimit.
Një libër tjetër interesant, (si në të gjithë këtë vepër voluminoze që i kalon 900 faqe) i cili mban në referencën e tij hulumtuesin dhe botuesin e njohur Mehmet Gëzhilli, i cili ka arritur t’i zbulojë këto poezi të përkthyera të Baba Ali Tomorrit, të llojit nefeze dhe gazele, janë kryesisht poezi dhe këngë të besimit bektashi (thënë ndryshe; janë himnet bektashiane), të thurura në vende të tjera, të cilat përdoren dhe praktikohen në mjedise të caktuara të besimit bektashi. Është një libër i gjerësishëm, me një botë shpirtërore e filozofike të rëndësishme dhe të përdorur mjaft edhe në Shqipëri për të cilat përmbledhësi dhe botuesi Asqeri Lumani (30 nëntor 1934), ndër të tjera shkruan: “…këto nefeze dhe gazele bektashiane janë kënduar dhe këndohen si hymna fetare më çdo teqe të degës përkatëse (ose besimit respektiv); dhe un po i botoj në këtë librë me dëshirë të plotë për lehtësin e gjithë vëllezërve muhibanë, duke lutur ndjesë në qoftë se kan’ ndonjë gabim; e cila duhet të më dhurohet, mbasi këtë veprë po e bënj në vend të një “përmendorjeje” që do t’i bënja babës t’im të njohur si nacionalist dhe njëkohësisht bektashi i flaktë i qytetit të Beratit”.
Një numër i konsiderueshëm gazelesh përshkohen nga një stereotip sintagmatik “Nefez i Baba”, siç janë gazele të tilla ”Nefez i Baba Abdulla Melçanit”, “Nefez i Baba Abedin Leskovikut” si dhe shumë figurave të tjera klerikale, ku përveç një biografie të vogël, spikasin tipare dhe cilësi që zakonisht përshkon besimin bektashi. Një cikël gazelesh dhe nefezesh të tilla si “Myrshiti”, “Perdja e hakut”, “Hak e Batil”, “Dhurtat e shpirtit”, “Shpirt e perëndi”, “Haxhi Bektashi”, “Pija”, “Dosti im”, “Inshpirata për jetën e pasosur”, “Shënjtorët e Shqipërisë” dhe mjaft krijime të tjera, të cilat sjellin një fymë të gjerë dhe të shtrirë të besimit bektashi. Në besimin bektashi ka një praktikë interesante meditimi, që vjen përmes predikimit dhe këndimit të himneve, ku spikat morali, humanizmi, rrugëtimi që besimi ka bërë deri në kohën kur himnet përdoren, por dhe vlerat që përcjell bektashizmi vetë në jetën e shëndetshme morale dhe shpirtërore të njeriut.
Libri tjetër i kolanës së Baba Ali Tomorit është ai me poezi përkthime, i cili ia dedikon një figure të njohur të bektashizmit: Mit’hat Frashërit me nënshkrimin: At Ali Turabiu (Postneshin i Teqes së Tomorit)”. Ato janë poezi të cilat mbartin një njohje të gjerësishme të besimit, krijime që vijnë nga vendet ku besimi vepron dhe veprat e bektashinjve për të mësuar nuk mungojnë. Kështu, njëra nga poezitë e titulluar “Hydai”, i kushtohet një dijetari bektashi. Një poezi tjetër e titulluar “Bosnevi” i kushtohet një udhërrëfenjësi nga Bosnja, poezia “Pir Sulltan”, i kushtohet një udhërrëfenjësi nga Maqedonia, pra janë poezi që shndërrohen në rrëfenja mbi figura, momente dhe vende të caktuara të shenjta të ndryshme ku ka vepruar dhe vepronte besimi bektashi.
Poezitë e këtij vëllimi sjellin për lexuesin shembujt dhe moralin e lartë bektashi, i cili predikon ndershmërim moral të pastër, humanizëm, dashuri hyjnore dhe njerëzore, harmoni mes njerëzve dhe besim. Poezia e titulluar “Nedim Baba” përcjell një mesazh, ku shpaloset morali i një bektashiu të mirë. Ndër të tjera në të shkruhet:”Të gjithë bosht vërtitës/ Në një cep sikur të rronja;/Tregtar, bujar dhe lipës…/ Gjë prej gjëje s’dëshironja…” Në këtë vëllim gjenden përkushtime dhe dedikime për shumë figura të njohura dhe shembuj të vërtetë të bektashizmit si baballërë, dervishë, mëhybë, shërbyes të bektashizmit, njerëz që kanë bërë ndere dhe vepra të mira. Duket se Baba Ali Tomori i ka pasur këto figura si një shembull të mirë të veprës së tij prej kleriku dhe shërbëtori të bektashizmit gjatë gjithë jetës së vet dhe s’mund t’i linte pa kujtuar dhe vlerësuar.
Në këtë vëllim ka një pjesë të rëndësishme të këngëve popullore shqiptare të cilat Baba Ali Tomori i ka mbledhur dhe ruajtur në arkivin e tij. Kënga popullore ka një rëndësi në jetën e një kleriku bektashi, pasi ajo kthehet në një pasuri shpirtërore, duke përmbushur moralin e pastër shërbyes të klerikut. “Kënga e Tiranës” është njëra prej këngëve të para të këtij cikli, e cila është kënduar në Jugun e Shqipërisë, të cilën ia ka kënduar nëna klerikut të njohur. Vargjet “Sa xhami e sa dyqane/ sa të bukura që janë;/ kur del djali nga xhamia/ ç’i vetëtin hajmalia…” tregojnë për një qytet, i cili ka një harmoni të plotë dhe një ndjenjë të begatë shoqërore. Po ashtu kënga e titulluar “Kënga e shkrimit shqip” , është një këngë nga Jugu i vendit, kryesisht nga Dangëllia e Skrapari dhe që është kënduar dhe në Përmet, Berat, Kolonjë dhe Leskovik. Vargjet :”Abeceja libra jonë/ libr’ e shenjtë me kurorë...”, duket se e hyjnizon diturinë dhe shkrimin shqip. Në këto këngë ka kaq shumë dashuri, kaq ndjesi dhe një gëzim të papërmbajtur nga populli shqiptar, i cili dalëngadalë po hynte në rrugën e qytetërimit.
Këngë të tjera janë kryesisht me motive të njohura të dijes, kujtesës historike, që lidhen me ngjarje dhe kujtesë të rëndësoshme dhe me vlera të rëndësishme kombëtare. Kështu janë këngët “Kënga më e vjetër e Rilindjes Kombëtare”, e cila ka një vështrim historik kombëtar për figurat e ndritura të dijes, që nga Naim Frashëri, figura të njohura bektashiane dhe në një kënd të gjerë europian, në mesazhin e të cilës bëhet thirrje popullit shqiptarë (gegë e toskë), të ngrihen: “Abdyl beu nga Frashëri/ me par sitë Mirditali:/ Ngrihuni me burrëri/ Sot që lindi Dielli i ri.” dhe “Abdyl beu nga Frashëri/ Mehmet Aliu Vërjuolli/ Prishnë torbat me flori/ në Evropë e në Frëngji/ po për ty moj Shqipëri”. Në ciklin e këngëve popullor që gjenden në arkivën e Baba Ali Tomorit gjenden këngë dhe për Çerçiz Topulllin, Riza Velçishtin, Spiro Bellkamenin, Kadri Gjatën, për ngjarje historike dhe Ismail Qemalin.
Një vëllim më vete në kolanën e librave të Baba Ali Tomorit është dhe vëllimi me studime dhe shënime të tij mbi gjuhën shqipe, të cilës bektashinjtë i kanë kushtuar akte dhe veprimtari të shumta gjatë gjithë historisë bektashiane. Në pjesën hyrëse të librit bie në sy shkrimi i titulluar : “Gjuha shqipe”, ku autori arrin të shtrojë probleme të shumta qoftë të argumenteve shkencore, po ashtu dhe të rëndësisë që ka gjuha për shqiptarët. Diku ai shkruan:”Me këtë të drejtë gjuha jonë, është mjaft e pasr; një pjesë e pasurisë së saj është e pazbuluar; dhe që të zbulohet (rebelohet), nuk do vetëm pun ëme kartë dhe pendë mbi tryezë. Do një punim të palodhur alakristoforidhian…”.
Spikasin shkrime të natyrës “Manifestim shkollor”, ku autori shkruan për një nga figurat e njohura të rilindjes si Andon Zako Çajupi, shkrimi i titulluar “Rreth fjalorit shqip” në të cilin bëhet fjalë për fjalorin e Kristoforidhit, mjaft i rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe. Interesant është shkrimi i titulluar “Fushata për emrat kombëtar”, një shkrim me një tematikë të veçantë që mbart në vetvete një lidhje të fortë të historisë shqiptare dhe predikimit të saj përmes gjenezës dhe përdorimit të emrave nga shqiptarët, shënimi dhe interpretimi që autori përpiqet të bëjë mbi këngët popullore në shkrimin me titull “Këngët e popullit” dhe shumë shënime të tjera të natyrës interpretuese dhe studimore, që gjithsesi për kohën kanë pasur rëndësinë dhe njohjen e tyre të rëndësishme dhe në fushën e studimeve.
Në studimet dhe opinionin e Baba Ali Tomorit ka edhe mjaft mendime dhe shënime të tjera të cilat afrojnë me studime të natyrës së pastër historike. Shkrimi i titulluar “Kur erdhë grekët në Prishtë”, autori ka sjellë një kujtesë të rëndësishme, të cilën e evokon në rrethanat bashkëkohore, duke i receptuar kohës një raport të kujdesshëm të tyre me Greqinë dhe me grekët. Në një moment ai shkruan: “Si s’na gjetnë dot, u derdhnë në quar (qilar) të begaçmë, muarë ç’u donte barku për të ngrënë e s’lanë prej gjëje:pasandaj vajtnë në dhomat e Udhërrëfyesit, në të varfëvet, në gjellëtore, në bukatoren, në kafen, në sallë të miqve edhe në të gjithë dhomat ku i muarë gjithë shtresat e vlyera...” Ndërsa ky përshkrim gati i hollësishëm në këtë rast kthehet në një thirrje të urtë dhe të mençur për shqiptarët, jo vetëm ata që fqinjësoheshin me grekët, por dhe në anët e tjera të atdheut.
Këndvështrime interesante në krijimtarinë dhe interpretimet gati filozofike të Baba Ali Tomorit janë dhe ato të natyrës sociale, ato të besimit. Shkrimi “Bota dhe njeriu” prek një dimension të epërm të këtij raporti fondamental. Mjaft thukët, studiuesi duket se këtë raport ekzistencial e gjen në dilemën, të cilën ai e reflekton në një paradigmë interesante:”Njeriu!… Kurgjë në borë!… Njeriu!…E tërë bota!” Libri me studime nga Baba Ali Tomori është i larmishëm, në të ka një demonstrim të rëndësishëm të kulturës së gjerë dhe të interesave shkencore të tij, për të sjellë mendime dhe ide mbi gjërat jetike të njeriut, shoqërisë së kohës, në një hapësirë të gjerë të fushave të dijeve filologjike, folklorike, historike dhe sociale. Duke i kushtuar një rëndësi të madhe diturisë, Baba Ali Tomori ngjan fort me një rilindës, një përvijues i ideve iluministe që ajo shtroi dhe demonstroi gjatë gjithë shek. XX dhe dekadave të para të shekullit të kaluar.
Krahas problemeve të shumta me të cilat përballej shoqëria e kohës, por dhe vetë besimi bektashi, Baba Ali Tomori duket se ka pasur një përkushtim të madh me gjithë pasurinë kombëtare shqiptare, atë pasuri e cila kërkonte një kujdes të veçantë nga njerëzit për ta ruajtur dhe për të mos e lënë të humbasë, pasi është pasuri e shekujve të kaluar dhe që i shërbente të ardhmes. Gjurmimi dhe idetë brilante që Baba Ali Tomori kishte për pasurinë historike shpirtërore të popullit shqiptar e klasifikon atë një personazh klerikal dhe intelektual të klasit më të lartë të kohës. Në arkivën e tij ka dhe një kontingjent të konsiderueshëm të fjalëve të urta, të cilat në vetvete përbëjnë dhe historinë e ndritur të përvojës jetësore të një populli.
Në historinë e zhvillimit të vendit tonë, krahas burimeve të tjera jetike të mbijetesës dhe ruajtjes së identitetit kombëtar, një rol të madh ka luajtur bektashizmi. Ndryshe shumë qasjeve të tjera, pasi në vendin e vogël të shqiponjave ka pasur mjaft qëndrime armiqësore të brendshme dhe të huaja lidhur me kulturën, gjuhën dhe shkollën, bektashinjtë dhe Bektashizmi kanë mbajtur një qëndrim dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e kulturës dhe shkrimit shqip. Baba Ali Tomori ka një studim të hollësishëm dhe jetik mbi bektashizmin. Në një kënd të gjërë vështrues, autori flet mbi shërbimin e madh që bektashizmi shqiptarë në Turqi ka bërë, pastaj flet për dilemat e mëdha të bektashizmit dhe Orientit, ku spikasin figura të njohura të tij, reformatorë dhe ideatorë të rëndësishëm.
Studimi mbi bektashizmin është i gjerësishëm, pasi ai perimteron këndvështrimet dhe mendimet e autorit për të gjithë botën bektashiane që nga origjina dhe në të gjithë veprimtarinë e saj. Ndërsa libri i veçantë mbi bektashinjtë e Shqipërisë, i titulluar “Bektashinjtë e Shqipërisë” është një kontribut me vlerë, një këndvështrim tjetër i nevojshëm në historinë bektashizmit, si një vlerë historike nga një njeri që e njeh mirë dhe e interpreton po kaq mirë këtë besim.
Në një konceptim të gjerësishëm është studimi dhe vlerësimi i studiuesit për Naim Frashërin, njërin nga poetët më të mëdhenj të Rilindjes Shqiptare. Naim Frashëri është një figurë komplekse, në personin e të cilit ishin pleksur dija, kultura, frymëzimi, atdhedashuria, besimtari bektashi, romantizmi dhe qëndrimi kritik për dukuri dhe fenomene që nuk ishin në shërbim të atdheut të tij të përmallshëm. Shënimet dhe vlerësimet mbi Naim Frashërin reflektojnë një Baba Ali Tomor erudit, njohës të jashtëzakonshëm të poezisë, besimit dhe të historisë sonë kombëtare, parë në vokacionin e gjerësishëm historik të poetit, duke e krahasuar dhe vlerësuar me poetët romantikë francezë, me poetët e shquar persë, klasikët grekë dhe romakë.
Një model i mirë në historoigrafinë bektashiane, por dhe atë kombëtare janë shënimet dhe libri monografik i Baba Ali Tomorit mbi figurat e njohura të bektashizmit, në të cilin plekset mjaft mirë në Shqipëri, në të gjithë gjeografinë e vendit, ku shenjat e njerëzve të shenjtë të bektashizmit vazhdojnë të përcjellin mesazhe të rëndësishme dhe të shenjta mbi fuqinë dhe rëndësinë në jetën e njerëzve.
Botimi i veprës së plotë të Baba Ali Tomorit është një nga angazhimet më të rëndësishme jo vetëm të besimit bektashi dhe të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane nën kujdesin e çmuar të Kryegjyshit Botëror Bektashi Dede Baba Edmond Brahimaj, por edhe si plotësim i historiografisë shqiptare. Baba Ali Tomori mbetet një figurë e gjerë dhe përherë aktuale, për shkakun e lidhjeve të forta me fatet dhe zhvillimin e vendit, por dhe me dijet e gjera që ai kishte, të cilat i pati vënë në shërbim të atdheut, njerëzve, kulturës dhe shkollës shqipe. Vepra e tij po mbush një boshllëk të dukshëm në kulturën bektashiane dhe atë kombëtare. Baba Ali Tomori është një figurë sa komplekse, aq edhe tërheqëse në kulturën shqiptare.
Pas kësaj ekspozeje të gjerë për arsye se është hera e parë që botohet e plotë vepra e tij dhe shkruaj për herë të parë për të dhe si vlerësim i kësaj pune sa të lodhshme dhe serioze, nuk mund të rrimë pa thënë edhe pak fjalë për studiuesin dhe botuesin e saj, Mehmet Gëzhilli.
Nuk do të ndalem në vlerësimet e mia që kam për të, por do të mjaftohem me atë se si e kanë parë personalitetet e kulturës dhe shkencës si brenda, dhe jashtë atdheut punën e tij shumëvjeçare.
Poeti ynë i mirënjohur Dritëro Agolli, në parathënien e bibliografisë enciklopedike “Fan Noli – 120 vjet jetë dhe veprimtari” në vitin 2003 ka shkruar:
“Ky libër që vjen aromë pune të gjatë për zbulimin e burimeve ku janë botuar veprat e Fan Nolit dhe ku janë vatrat e veprimtarisë së tij patriotike, revolucionare e ideologjike, politike e fetare, tregon jo vetëm seriozitetin, por edhe dashurinë e Mehmet Gëzhillit për njërën nga figurat më të shquara dhe më të çuditshme të jetës së letërsisë, kulturës dhe shoqërisë shqiptare”.
Parathënien Dritëroi e mbyll me fjalët: “Kështu që në kështjellën e shënimeve e hulumtimeve biografike, një gur të palëvizur zë edhe botimi enciklopedik i Mehmet Gëzhillit “Fan S. Noli – 120 vjet jetë dhe veprimtari” botim i këtij njeriu të palodhur dhe të talentuar në fushën e vet”.
Kur 25 vjet më parë botoi antologjinë “100 poetë për Naimin”, të cilën e vlerësuan mbi 25 shkrime në organe të ndryshme, profesori Jup Kastrati nga Shkodra i dërgonte letër: “Libri juaj është një vepër tepër e vyer nga ana shkencore e letrare dhe shumë e dobishme nga ana edukative. Ju jeni një kërkues sistematik. Ju përgëzoj me plot gojën!…”
Profesori dhe filozofi Isuf Luzaj nga SHBA, më 10 qershor 1996, i shkruante: “Të falemindëerit! Puna e madhe që keni kryer, fener shëmbullor për brezat që do të vijnë, është një ndërmarrje serioze që meriton të zërë vend në tempullin e atdhedashurisë. Të dhëntë Zoti fat, rast, vullnet, guxim dhe inisiativë që këtë mision ta vazhdoni edhe për yje të tjerë shqiptarë që rrethanat historike i dogjnë si meteorë.
Mos e mendoni dy herë të më shkruani…”
Profesori, shefi i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Sent Etjenit në Francë, Aleksandër Zoto, përkthyesi dhe botuesi i dy antologjive të letërsisë shqipe në frëngjisht në parathënien e poezisë shqipe, midis të tjerave, ka thënë: “… A mundemi ne në Francë të krijojmë një antologji të titulluar “100 poetë për Viktor Hygonë? Po ja që nuk e kemi”.
Këtë gjë e kemi bërë në Shqipëri me përkushtimin apostolik të Mehmet Gëzhillit, në nder të vetë Naim Frashërit, dhe për më tepër, do të shtypet edhe në një tirazh të dytë.”
Besoj se botimi i veprës së Baba Ali Tomorit mund të quhet një punë apostolike e dytë.

Tiranë – Vlorë, gusht 2021.
Komentet