Para pak ditësh, u përhapën me shpejtësi lajme dhe pamjet më rrëqethëse të servuara ndonjëherë me trupin e përgjakur të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe deputetin e saj në Kuvendin e IRJM-s, z. Zijadin Sela.
Për fatin e mirë të tij dhe shqiptarëve, ai sapo u lirua nga Spitali ku iu dashtë të qëndronte disa ditë për shërim, nga momenti kur u atakua brutalisht nga huligano-kriminelët sllavomaqedon.
Politikani (ndoshta nga të vetmit) me dinjitet të njëmendët kombëtar në Iliridë, dhunohej “live” në mënyrën më primitive, para syve të publikut të gjerë dhe pa asnjë pengesë nga bandat e krijesës Tito-halucinacioniste të FYROM-it.
Udhëheqësi i devotshëm i PDSH-LR-së, i dëshmuar si njëri nga përfaqësuesit më të dinjitetshëm të çështjes kombëtare dhe mbrojtësi më i vendosur i të drejtave të shqiptarëve në Iliridë, tërësisht i përgjakur, tërhiqej zvarrë nga kriminelët e VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit.
Njëkohësisht, ditën që bandat sllavomaqedone sulmuan parlamentin dhe dhunuan gati për vdekje Zijadin Sëlën, për çudi, asnjërit nga deputetët tjerë shqiptarë nuk i ndodhi asgjë e keqe, madje kishte edhe dy deputet shqipfolës(me gjasë të BDI) që zgërdhiheshin pa fije turpi me fatkeqësinë që përjetonte z.Sela.
Ata nuk kishte pse ti ngiste kush, madje as kriminelët e VMRO-DPMNE, ngase ish partisë në pushtet, që nga koha kur BDI bashkë-qeveris me të, nuk ia prishin tymin e duhanit kurrë, nuk kërkojnë barazi për shqiptarët as guxojnë si z.Zijadin Sela,që para turinjve, t`ua thonë të vërtetën troq, për mungesën e identitetit sllavomaqedonas të cilët jetojnë në halucinacione më histori të vjedhur nga fqinjët dhe traditë të shpifur kombëtare nga ta.
Ai i pari artikuloi si duhet edhe kërkesën për të drejtat dhe barazinë kombëtare të shqiptarëve në të ashtuquajturin shtet të FYROM-it, dhe pas ngjarjeve tragjike ndaj tij, të dy shtetet shqiptare, do duhej menjëherë të mbyllnin përfaqësitë e tyre, thërrisnin ambasadorët në atdhe, tërhiqnin njohjen dhe të shpallnin publikisht mospranimin e ekzistencës së shpifur të këtij kuazi-shteti, pa identitet kurrëfare, që qysh nga krijimi i vet i dyshimtë,vazhdon ti terrorizoj pareshtur shqiptarët.
Zijadin Sela me qëndrimet e tij, u bë idol i gjeneratave të reja liridashëse në Iliridë, të cilat për ideal kanë kombin dhe rrugërrëfim , autoktonin shekullore kombëtare.
Fatkeqësisht, udhëheqësit e pa denjë me përuljen e turpshme dhe nënshtrimin total, i kanë shndërruar shqiptarët në fajtorë kujdestar dhe sjellë ata në pozitë të tillë viktimizuese, sa që edhe pas eskalimit të gjendjes, së pas zgjedhjeve të 10 dhjetorit 2016, bandat barbare sllavomaqedone, përsëri të kërkojnë gjak shqiptarësh, për shuarjen e etjes së tyre shoviniste.
Madje, përpos obstruksioneve të vazhdueshme terrorizuese ndaj bashkëkombësve tanë të pambrojtur në Iliridë, Millosheviqi i vogël FYROM-as, Nikolla Gruevskit, kësaj radhe zgjodhi jo rastësisht patriotin Zijadin Sela që të masakrohej ditën për diell në mënyrën më barbare, në brendësi të institucionit kryesor të këtij kuazi-shteti, të paqenë dhe me popullsi të shpifur, të mohuar nga Greqia dhe Bullgaria, por çuditërisht të pranuar para kohe dhe pa asnjë kusht, nga Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët….
Pse!?….
Derisa dihet që ky kuazi-shtet, i thirrur nga Tito, për bllokimin e ambicieve serbe për zgjerim dhe shmangien e pretendimeve politiko-territoriale, bullgaro-greke, për më tepër se 70 vite, vazhdon ti terrorizoj në mënyrën më makabre shqiptarët.
Paramendojeni se si vetëm qëndrimi i arsyeshëm i Zijadin Selës, se shqiptarët dhe sllavomaqedonët mund të bashkëjetonin si dy entitete të barabarta, krijoi aq tërbim të pa parë tek sllavomaqedonët e mësuar me kuadro të përulura shqiptare, sa që urrejtja barbare kaloi çdo kufi dhe shkoi deri në përpjekje të hapur për vrasjen e tij.
Tërheqja zvarrë e trupit të përgjakur, nga huligan dhe kriminelët e porositur nga Gruevski, si dhe tendenca për eliminimin fizik të Zijadin Selës, do të ketë ndikim të keq përgjithmonë, mbahet mend gjatë dhe mbetet e pa harruar në të gjitha kohët për shqiptarët kudo.
Durohen vallë edhe më teje, skena të tilla poshtëruese?!.
Të gjithë ne jemi dëshmitarë se sa rëndë keqtrajtohen shqiptarët edhe para ngjarjes së z.Sela, e në raste të ngjashme, çdo shtete amë i një popull të shtypur në këtë lloj mase dhe forme, pa kaluar asnjë orë, do të kërkonte mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit, dhe nga vet bashkëkombësit autokton, pa vonuar do të shpërthente kryengritja për çlirimin e tyre kombëtar.
A bashkëjetohet me njerëz të tillë!?
Mendojë se jo, mjaftojnë pamjet e incizimeve të shfaqura nga mediat e ndryshme, se me sa urrejtje të madhe turren sllavomaedonët e shpifur, ndaj shqiptarëve autokton, dhe sa seriozisht u rrezikua jeta e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe deputet i Kuvendit të IRJM-s, z. Zijadin Sela. Këtu përfundon çdo dëshirë e mirë për bashkëjetesë më shqiptarofobët më të egërsuar në rajone, si krijesat e mbira artificialisht sllavomaqedone.
Secilin popull me dinjitet, atakime të tilla do ta shtynin të insistonte dhe mos hiqte dorë kurrë që, herët a vonë, tagrin e terrorizimit i cili tash e sa kohë vazhdimisht ushtrohet nga sllavomaqedonët vetëm mbi shqiptarët, medoemos të paguhet nga ata që për dhjetëra vite inskenojnë ngjarje tragjike dhe aksione spektakolare për vrasjen, burgosjen dhe masakrimet barbare të shqiptarëve.
Por sa jemi ne-në të vërtetë unik dhe a reagojmë edhe në raste të tilla si komb?…
Përgjigja duhet të jetë një Jo, e madhe!…
Këtë e them edhe për faktin se megjithëqë z.Sela, siç edhe u pa, krejt rastësisht shpëtoi nga terroristët që atje kishin shkuar me porosi, enkas për ta vrarë këtë burrë të kombit, e sikur të mos mjaftonte as kjo, ne sot fatkeqësisht jemi dëshmitar të kohës dhe turpit të madh kombëtar, se si hoxhallarët shqipfolës edhe në momentet më eklatante derisa vriten e terrorizohen shqiptarët e pambrojtur, ata himnizojnë okupatorin dhe thirrin në ndihmë edhe “Allahun” e tyre, që të ruaj e lartësoj kryekriminelin i cili erdhi në pushtet dhe mbijeton me vrasjen e shqiptarëve.
Kurse , në anën tjetër, kemi huliganët agresiv sllavomaqedon të cilët të shtyrë nga i ashtuquajturi president, sllavo-bullgari, Gjorgje Ivanov,(në shkollë ne dikur mësonim se personat me prapashtesat ovi-dhe evi në mbiemrat e tyre, janë bullgar kurse ata me ovski dhe evski –sllavomaqedonas) si dhe Millosheviqi i FYROM-it, Nikolla Gruesvki, përkundër ndryshimeve në kombësi, kur janë në pyetje shqiptarët gjithmonë veprojnë të bashkuar siç u bashkuan edhe në përpjekjet për privimin nga jeta të heroit bashkëkohor të Iliridës z.Zijadin Sela.
Vrasja e z. Sela nuk ishte qëllimi i vetëm i tyre, ata me këtë akt barbar, donin ti frikësimin edhe politikanët e tjerë shqiptar, që edhe në të ardhmen, asnjëri prej tyre të mos guxonte të merrej me kauzën kombëtare.
Ndaj, është koha e fundit që edhe ne, përfundimisht të bashkohemi, dhe me veprimet tona unike të këmbëngulim që ata të cilët mbrëmjen e 27 prillit, u vërsulën aq egërsisht , mu si hienat mbi kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe deputetin e Kuvendit të IRJM-s, z.Sela, pa vonuar të provojnë mbi lëkurën e tyre dënimin më të rëndë të mundshëm dhe ndëshkohen medoemos në shkallën që e meritojnë, në mënyrë që të marrin mësimin e duhur dhe kurrë më, të mos guxojnë, të ngrenë dorë mbi shqiptarët.
Për fund,duke shprehë gëzimin e madh për mbijetesën dhe shërimin e z. Sela, natyrisht atij i dëshirojmë nga zemra jetëgjatësi e shumë sukses si dhe rinisjen sa më parë të aktivitetit të tij politik e kombëtar, pa harruar t`ua përkujtojmë edhe Ivanovit e Gruevskit dhe të gjithë sllavo-bullgaro-maqedonëve të tjerë antishqiptarë, se nëse edhe pas këtij rasti makabër, krijesa e stisur-e FYROM-it, nuk vdes a shpërbëhet, siç edhe do duhej të ndodhte, është mëse e sigurte se, ajo do të çalojë rëndë përgjithmonë dhe nuk do të shërohet më kurrë, pa plotësimin e të gjitha të drejtave, që u takojnë shqiptarëve autokton në Iliridë, ashtu siç kërkon pareshtur edhe përfaqësuesi i tyre më i denjë kombëtar, z. Zijadin Sela.
Gani Qarri
Komentet