Nëse e pëlqeni ushqimin italian, dhe veçanërisht picën, atëherë me siguri shumë herë e keni shijuar shijen e pasur të rigonit.
Kjo bimë e shijshme përmban shumë minerale, siç janë bakri, niacina dhe beta-karoteni, si dhe materiet tjera ushqyese.
Hulumtimet kanë treguar se si rigoni është 42 herë më i pasur me antioksidantë se mollët, 12 herë më i pasur se portokajtë dhe 4 herë se boronicat.
Rigoni, sikurse edhe rozmarina dhe borziloku përmban të ashtuquajturin acid rozmarik. Ky antioksidant i fortë ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira, me çka reduktohet rreziku nga kanceri, sëmundjet e zemrës, arteroskleroza dhe plakja e hershme, transmeton Koha.net. Meqenëse e karakterizon efekti kundërinflamator, acidi i rozmarinës paraqet trajtim efikas për astmën alergjike.
Rigoni po ashtu është i pasur me veçori antibakteriale, duke përfshirë vajin timol dhe karvakrol. Hulumtimet kanë treguar që këto dy komplekse ndalin rritjen e shumë llojeve të baktereve.
Rigoni është efektiv te aknet, artriti, sëmundjet kancerogjene, gjendja inflamatore dhe mutacionet e qelizave. Nxit tretjen dhe funksionimin e mëlçisë dhe stomakut, si dhe në mënyrë të suksesshme aplikohet te inflamacioni akut dhe kronik i sinuseve, virozat, gripi dhe ftohja, por edhe te dhimbja kronike e kokës.
Komentet