REZOLUTË
Drejtuar: znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës
Për dijeni:
Presidentit të Republikës, shkëlqesisë së Tij z. Bajram Begaj
Kryeministrit, z. Edi Rama
Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla
Kryetarit të Akademisë të Shkencave, prof. Skënder Gjinushi
Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhaçka
Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria”, “Nderi i Kombit” zhvilloi, në Sallën “UNESCO”, të Muzeut Historik Kombëtar, më datën 25 mars 2023, Simpoziumin “Polifonia Popullore Shqiptare”, ku morën pjesë etnomuzikologë të njohur të vendit tonë, profesorë, kompozitorë, studiues, artistë, përfaqësues të grupeve polifonike, etj., nga i gjithë vendi.
Në Simpozium u evidentuan, shkencërisht, vlerat atdhetare, historike dhe kulturore të Polifonisë Shqiptare dhe, në këtë kuadër, të Polifonisë Labe, të cilat, si pjesë e tërë trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar, kanë ruajtur origjinën e tyre unike.
U evidentua fakti se për vlerat e rralla etnokulturore të Polifonisë Shqiptare, Fondacioni “Toelfer”, në Gjermani i dha çmimin “Europa për Folklorin “1987, e po kështu Instituti i Kulturës Popullore në Akademinë e Shkencave në Tiranë organizoi dhe simpoziumin: “Vendi që zë Polifonia Shqiptare në Ballkan”, duke përcaktuar qartë këtë kulturë muzikore Mesdhetare të shqiptarëve nëpër shekuj.
Duke vlerësuar regjistrimin në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore jo lëndore të Njerëzimit, në UNESCO, të gjithë folësit, shprehën kundërshtim me prezantimin e kësaj polifonie në faqen zyrtare elektronike (në faqet e shkruara, në videot dhe në ilustrimin e fotografive), pasi bie ndesh me të vërtetat shkencore dhe ato historike, duke goditur kështu identitetin kombëtar shqiptar. Këto trillime me synime djallëzore për tjetërsimin e identitetit tonë kombëtar, të thesarit të çmuar të folkut tonë, duhet korrigjuar institucionalisht, pasi bien ndesh me misionin e Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave.
Ndarja, në faqen zyrtare të UNESCO-s, e iso-s nga polifonia dhe interpretimi sikur gjoja isoja vjen nga mitologjia e sirenave greke dhe tezat e shkruara po në atë faqe se “Iso-Polifonia shqiptare buron nga muzika kishtare bizantine” dhe se ajo shoqëron, midis të tjerash edhe funeralet e kremtimet fetare; etj., janë vetëm disa nga këto goditje në identitetin kombëtar shqiptar.
Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare shkruan:
“Populli shqipttar nuk ka indetitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Indetiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë. Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të kontinentit Europian, popull themeltar në rrafshin e tij…” (Marrë nga libri “Indetiteti Europian i shqiptarëve”).
Ndërsa korifejtë e letrave shqipe si F. S. Noli shkruan se: “Kur lëngon Shqipëria zgjohet Labëria dhe kur të vdes të më përcillni me këngë labe”.
Akademiku Rexhep Qosja, Kryetar Nderi i Shoqatës “Labëria”, gjatë një vizite në trevën e Labërisë shkruan: “Në të vërtetë Labëria, ashtu siç e përjetova unë, është Shqipëria. Labëria shpirtërore është Shqipëria natyrore e kjo do me thënë Shqipëria etnike. Me këngën labe të djeshme e të sotme, jetojnë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare. Kënga e labërishtes është shembulli më i ndritshëm i vetëdijes së pandarë, i vetëdijes kombëtare shqiptare. Dhe kjo është e kuptueshme. Ajo është kënga e fuqisë morale, shpirtërore të Labërisë, e cila tash 100 vjet është faktor kryesor kombëtar që e lëviz historinë shqiptare të Labërisë, që është bërë thelbi shqiptar”.
Në këtë Simpozium, kumtuesit përforcuan me argumente të reja profesionale dhe historike, përcaktimet e bëra nga studiues të shquar shqiptarë si:Ramadan Sokoli, Beniamin Kruta, Shpëtim Kushta, Spiro Shituni, Piro Miso etj, si dhe përcaktimet e bëra nga etnomuzikologë të shquar të huaj të kalibrit botëror, lidhur me termin dhe origjinën e Polifonisë Shqiptare.
Duke vlerësuar sa më sipër, Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, i kërkon Ministrisë të Kulturës, të ushtrojë përgjegjësitë e saj kombëtare e shtetërore, për të ndërhyrë zyrtarisht pranë UNESCO-s, për të fshirë prezantimin aktual të ashtuquajturës “Iso-Polifoni” në të gjitha anekset përkatëse të faqes zyrtare të kësaj Agjensie të OKB-së, për Polifoninë Shqiptare dhe për ta zëvendësuar atë me prezantim shkencërisht dhe historikisht të mbështetur, si dhe të nënshkruar nga institucionet përkatëse, jo nga individë, kushdoqofshin ata. Ajo kërkon gjithashtu, që, në faqet zyrtare të Ministrisë së Kulturës, si dhe në botimet zyrtare, të mos lejohen shtrembërime të tilla me karakter antikombëtar, antihistorik e antishkencor.
Ndërkohë, Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, bazuar në misionin e saj të miratuar sipas ligjit, nuk do të pranojë zhvillimin e asnjë aktiviteti nën termin “Iso-Polifoni”, por vetëm nën termin “Polifonia Shqiptare”.
Miratuesit e Rezolutës që shprehen kundër termit “Isopolifoni” janë akademik, profesor, deputet, muzikantë, artist, historian dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, si dhe personalitete të Labërisë, mbartës të këngës labe, që janë të shqetësuar për këtë tjetërsim.
Këtë Rezolutë e kanë miratuar të gjithë personat e poshtë shënuar:
KËSHILLI KOMBËTAR I SHOQATËS ATDHETARE KULTURORE LABËRIA “NDERI I KOMBIT”
Akademik Rexhep Qosja “ Nderi i Kombit”, Kryetar Nderi i Shoqatës Labëria
Kryetari i Shoqatës Labëria, Prof.Dr. Ago Nezha “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
Nën kryetarë, Agim Çiraku, Biznesmen
Nënkryetar, Agim Rrapi, Kryetr i Agrobiznesit Shqiptar
Kryeredaktori Gazetës Labëria, Albert Zholi, shkrimtar
Bashkim Qeli, Ushtarak, Sekretar organizativ
Dr. Neki Dredha, (ish Kryetar i Bashkisë Vlorë )
Bejkush Birçe, “Mjeshtër Sporti”
Axhem Gjoni, ( ish nënpunës në aparate qendrore )
Kastriot Muço, ( ish Kryetar i Konfederatës dhe Diplomat)
Gëzim Tushi, “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
Kastriot Hadëri, Ushtarak
Agim Mero (ish Deputet dhe Ministër i Tregëtisë)
Dr.Laver Stroka, Mjek
Ardian Resuli, Biznesmen
Mevlan Balili, Inxhinjer
Vojsava Shkurti , (ish Kryetare e Këshillit të Qarkut Vlorë)
Liri Boshnjaku
Arben Saliu, Drejtor Drejtorie në Ministrinë e Brendshme
Pajtim Bello, (ish Zv. Ministër i Ekonomisë,Energjitikës dhe Minerave )
Dr. Ylli Kërçani, Mjek
Kujtim Nanaj, Drejtor Tatimesh Tiranë
Izet Çulli, Mjek
Pano Hallkaj, gazetar
Piro Bregu, Ekspert në Kontrollin e Lartë të shtetit
Edmond Vrapi, Diplomat
Perlat Muço, Inxhinjer
Dr. Engjëllush, Avduli
Namik Jahaj, Biznesmen
Albert Abazi, studiues, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko “ , Vlorë
Sefer Pasha, Shkrimtar
Faik Memushi, (ish Deputet )
Jashik Maçi Jurist (Avokat )
Vexhi Gjoni, Kolonel (ish Komandant Divizioni)
Yzedin Dhuli, Jurist
Feksor Shkurti, Kryeredaktori Gazetës “Fterra Jonë”
KRYETARËT E DEGËVE NË RRETHE
Ahmet Dema, Vlorë dhe Nën Kryetar i Shoqatës Labëria
DR.Robert Çelo, Gjirokastër dhe Nën Kryetar i Shoqatës Labëria
Asim Canaj, Sarandë
Myrdar Jera, Tepelenë
Baftjar Abazaj, Fier
Pëllumb Bënça, Patos
Prof. Asoc. Zaho Golemi, Tiranë
Neki Haskoçela, Orikum
Kastriot Bezati, “Mjeshtër i Madh “ Kryetar i Shoqatës “Përmeti”
Dr. Asqeri Llanaj, Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Cakran”
EKSPERTË TË POLIFONISË
Mjeshtër i Madh Zhani Ciko, Akademik në Akademinë Ndërkombëtare “Imperialis “
Prof. Dr. Aleksandër Peçi
Prof.Dr.Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut “
Mjeshtër i Madh, Bajram Lapi
Mjeshtër i Madh, Ermir Dizdari
Studiues, Zeno Jahaj
Studiues, Fitim Çaushi
Dr. Oleg Arapi, Dirigjent
PERSONALITETE TË SHQUARA TË LABËRISË:
Ismail Kadare, “Nderi i Kombit”
Helena Kadare, Shkrimtare
Prof. Dr. Ismet Elezi, Jurist, Ka marrë Çmimin e Republikës të Shkallës së dytë, ka çmime nga “Qëndra Ndërkombëtare e Kembrixhit” të Anglisë, “Njeriu Ndërkombëtar në Shkencë” , “Doktor Honoris Causa”, Prishtinë” dhe “Medaljen e Nderit të Akademisë së Shkencavetë Shqipërisë”.
Prof. Dr. Ksenofon Kristafi, Akademik, Dekan i Juridikut, Universiteti “Mesdhetar”
Prof. Dr. Sokol Sadushi, Zv. Kryetar i Gjykatës së Lartë
Prof. Dr. Ethem Ruka, ( Ish Ministër i Arsimit ) Rektor në Universitetin “Luarasi”
Prof. Dr. Fatos Tarifa, Kryetar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave
Prof.Dr.Pëllumb Xhufi, Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dheShkencave
Prof. Dr. Paskal Milo, ( ish Ministër i Jashtëm) Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave
Prof. Dr. Arben Malaj, (ish Deputet, Ministër i Financave dhe Ekonomisë )
Marin Mema, gazetar në Top Channel
Akademik Apollon Baçe, Arkeolog
Prof. Dr. Fatos Klosi, (ish Kryetar i Shërbimit Informativ)
Dr. Shkëlqim Hajdari, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror
Fatmir Toçi (ish deputet)”Kalorës i Urdhrit të Flamurit “ Urdhrin Naim Frashëri të Artë “
Prof. Dr. Sokrat Sinaj, Akademik ( Profesor “Emeritus” në Zvicër )
Prof.Dr.Sherif Lusho,Dekan në Universitetin “Polis”Medalje “ Naim Frashëri i Artë “
Prof. Dr. Bilal Shkurti, (ish Rektor në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë
Prof. Dr. Rexhep Uka, (Ish Zv. Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë )
Prof. Dr. Shezai Rrokaj, (Ish Rektor i Universitetit të Tiranës )
Viktor Berdo, ( Gjeneral )
Eni Çobani, Juriste
Berat Luzha, Gazetar, shkrimtar (Ish Deputet i Kosovës )
Aldrin Dalipi, Kryetar i Qarkut të Tiranës
Dr. Hajro Limaj, Kolonel, “Ministër Këshilltar”
Prof. Dr. Natasha Hodo
Prof. Dr. Hektor Veshi, gazetar, shkrimtar
Vllasova Musta, Poete, skenariste
Magjistre e Shkencave Sociale Labëri Luzha, ( Ministrinë Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Prishtinë )
Dr. Migena Arllati, (Profesore në Gjakovë
Prof. Dr. Diana Shehu
Prof. Dr. Pajtim Riba, “Mjeshtër i Madh “
Prof.Dr.Profit Canaj, ( Profesor Emeritus ish Dekan i Fakultetit të Kulturës Fizike mban Urdhrin “Naim Frashëri Argjënd”, “Naim Frashëri të Klasit III”
Dr. Skënder Brati, Drejtor i Qëndrës të Urgjencës Mjekësore
Dr. Astrit Aliaj, ish Komandant i Akademisë të Detarisë, Prefekt në Gjirokastër, Atashe Ushtarak i Mbrojtjes të RSH, në Itali, Spanjë, Zvicër.
Dhimitër Gjoka gazetar, shkrimtar “Mjeshtër i Madh”
Prof. Dr. Fatos Çoçoli, Analist
Prof. Dr. Shyqyri Hysi, Studjues dhe njohës i folklorit
DEPUTETË TË KUVENDIT
Elisa Spiropali Deputete
Fatmir Xhafa Deputet
Ina Zhupa Deputete
Bujar Leskaj Deputet
Vullnet Sinaj Deputet
Anila Denaj Deputete
Etjen Xhafa Deputet
KRYETARË TË BASHKIVE TË TREVËS SË LABËRISË
Dritan Leli, Kryetari Bashkisë Vlorë
Tërmet Peçi, Kryetar i Bashkisë Tepelenë
Gjergji Goro, Kryetar i Bashkisë Himarë
STUDJUES TË ARTIT DHE MUZIKËS NGA MAQEDONIA E VERIUT E KOSOVA MBËSHTESIN REZOLUTËN PËR AUTOKTONINË E POLIFONISË (Shumëzërshmërisë) POPULLORE SHQIPTARE
Akademik Rauf Dhomi, Akademia e Shkencave dhe Arteve Kosovë
Prof. Dr. Sabaudin Zhuta, Profesor Ordinar i fushës së Artit Muzikor, pranë Universitetit “ Shën Qirili dhe Metodi”, Shkup
Prof. Dr. Mehmed Xhemajli, ( Drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve “Shota” –Kosovë
Mr.sc. Shkodran Tolaj, ( Drejtor i Ansamblit Shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Prof. Dr. Besiana Qani Mehmedi, ( Profesor inordinar në Univrsitetin e Tetovës, Fakulteti i Muzikës )
PERSONALITETE TË SHQUARA TË ARTIT, MIQ TË LABËRISË
Margarita Xhepa, “ Nderi i Kombit “
Bujar Asqeriu ,“Nderi i Kombit”
Muntaz Dhrami, “Nderi i Kombit”
Luftar Paja, “Artist i Popullit”
Birçe Hasko, “Artist i Merituar “, “Mjeshtër i Madh”
Murat Kerraj, Skulptor
KËNGËTARË TË KËNGËS LABE
Golik Jaupi, Artist i Popullit, “Mjeshtër i Madh
Berdo Berdo, “ Mjeshtër i Madh”
Nazif Çela, “Mjeshtër i Madh”
Fatosh Liko, “Mjeshtër i Madh, etj.
Kjo listë vazhdon të pasurohet deri në përmbushje të kërkesës tonë.