Vjen nga Prishtina e vjell vner në televizionet e Tiranës. Si plakat e kqija s’le kënd pa marrë në gojë, pa i vu bisht gjithkujt.
Vjen e thotë në Tiranë se veç ai di në këtë botë, veç ai ka kujtesë dhe gjithë shqiptarët e tjerë janë për temlik e për grazhd.
Unë kam shkrue shumë herë se pse nuk bie dakort me Qosen për shumë gjëra, por unë nuk jam askush para atij.
E megjithatë unë si dreqi dua t’ia them serish Qoses se rrallë kush ta ka kaluar per titist special në Kosovë në kohën e Titos.
Unë nuk kam njohje dhe as ndonjë dhimbje për ata që vret e pret Qosja. Por di vetem se Ibrahim Rugova ia ka prishë gjithë jetën gjumin e natës Qoses se ai nuk i shtinte mendt me Qosen.
Lexova se kundër Isa Mustafës ka ngritë akuzë për vrasje të 30 studentëve të Kosovës. Nuk më dhëmb Isa dhe s’ka mbetë me i dalë avokat unë. Ku ishe deri tani z. Qose? Në cilin cep të zitit të patën vu qoshe që nuk fole me vakt, nuk fole herët. Ku ishe qysh kur Isa u bë kryetar i LDK, apo deshte që LDK të vdesë e ta marrin vrasësit e studentëve. Duhet të kishe folë me vakt ti që je humanist kaq i madh, ti që je kaq shumë zemër bardhë. Duhet të kishe folë se ia ke borxh Kosovës të vërtetën, ua ke borxh nxënësve, studentëve e të gjithëve ne që jemi rritë me fjalën tënde, me librat e tu dhe nuk kemi ditë tjetër më të madh e më të dijshëm se ti.
Nëse Isa ka qenë zyrtar i lartë shqiptar në Jugosllavinë e Titos, ti ke qenë ideolog shumë i njohur shqiptar i Jugosllavisë së Titos, i bashkim-vëllazërimit dhe zyrtarë të nivelit të Isës për ty kane qenë të papërfillshëm, gogla dushku.
Pse nuk del nëpër televizionet e Prishtinës përnatë, pse nuk jep atje intervista, deklarata, opinione. Jo! Atje nuk të lënë me vjellë. Në televizionet e Kosovës nuk mundesh me vjellë, nuk mundesh me derdhë vner e urrejtje kështu si në televizionet e Tiranës. Dhe kjo ndodh për një arsye të thjeshtë, në Kosovë është vështirë me u ngulë komunizmi edhe pse ka ideolog komunist si shoku i lavdishëm Qose, edhe pse ka parti të majta si e Albinit, edhe pse ka mbetje të LPK e LPKÇK, por asnjëherë në thelb askujt nuk i ka hangër palla për Enver Hoxhën e komunizmin sepse Kosova ia ka pa sherrin komunizmit i cili e ndau nga Shqipëria dhe e bashkoi me Jugosllavinë dhe këtë e di çdo burrë me mend në Kosovë.
Në fakt më erdhi rëndë dhe ndjeva dhimbje kur u ankua te gazetarja e Tiranës se veç asaj dhe Baton Haxhiut që ka bërë trimëri që e ka marrë në intervistë Qosen, të tjerët kanë frikë me e marrë në bisedë televizive Qosen. Kjo është akuzë e rëndë dhe ose provon se media nuk është e lirë në Kosovë, ose Qosja nuk është më interesant sepse është ngatërrestar dhe nuk e duan në Prishtinë.
Qose merret me vogëlsitë e ditës në Shqipëri, me plehrat, me pastrimin e koshave, me rrugët si reporter terreni, ndërkohë që unë e pres prej dekadash që ai te merret me fatin e shqiptarëve, me shprazjen e trojeve tona prej shqiptarëve, me krimin që kanë bërë qeveritë shqiptare në Tiranë e Prishtinë duke dëbuar shqiptarë prej atdheu për mungesë të shpresës, të punës, të kushteve për mbijetesë. Askush, asnjë shqiptar nuk deshiron të shkojë e të bëhet skllav në asnjë shtet të huaj askund sepse shqiptari e ka pak me tepri krenarinë, por qeveritë aktuale e kanë pshurrë e dhie krenarinë e shqiptarëve. Qosja fle, hesht si aleat i dreqit kur dihet se fjala e tij çon peshë kur nuk ngatërron si plakë e keqe katundi.
Qose të alarmojë si di ai se shqiptarët me qindra mijë do mbetemi në trojet tona e jo me miliona sa duhet të ishim. Rexhep Qosja ka qenë frymëzues dhe ai di të jetë frymëzues. Prej kujt pret me frymezue shqiptarët që të rrinë në vendin e tyre, ta duan vendin e tyre, të mos e lëshojnë vendin e tyre, të mos mbetemi çobanë këtu për serbët e grekët, por për dy breza njerzorë ta dyfishojmë popullsinë në trojet shqiptare. Pse nuk i frymëzon Qosja shqiptarët të dëbojnë qeveritë e tyre për këtë shkak e jo për molla të tharta… Qosja din të frymëzojë e të bindë njerzit se shprazja e hapsirës shqiptare prej shqiptarëve është vetëm në dobi të serbëve e grekëve dhe ndoshta është projekt përfekt i tyre i zbatuar me rigorozitet nga qeveritë shqiptare të Tiranës e Prishtinës dhe ndoshta ka zyrtarë të lartë që paguhen për politikat shpërngulëse.
Qose jep lavde te pamerituara për figura apo subjekte të ndryshme pa ditë se sytë e popullit shohin më shumë se dy sytë e Qosës e kështu Qosja shemb Qosen e mua më dhemb kjo shembje.
E bën bërllok sot Hashim Thaçin që u bë president i Kosovës dhe thotë e ka bërë president Serbia. Pra, sipas tij deputetët shqiptarë në Kosovë janë mercenarë të Serbisë. Dhuna e pakicës dhe e Qoses është e ëmbël, dhuna e shumicës është e idhtë. Po a je ti Qose që ia ke mbajtë çantën këtij Hashimi në Rambuje? E ke ngritë në qiell këtë Hashim kur ai përmbushte kërkesat e tua dhe financonte botimet e tua. Pse ke heshtë kur nuk është dashtë dhe flet kur nuk duhet për mëkatet e Thaçit…
Deklaron se refuzon të bëhet president i Kosovës dhe të merreë më politikë, por pasi mori vota sa një autobus me njerëz në Kosovë.
Qorton të gjallë e të vdekur pse nuk e mbajmë në kalistrup në qafë gjithë ditën e gjithë natën e lume Adem Demaçin se ai ka bërë 28 vjet burg.
Po Demaçi nuk ka bërë burg për tu bërë president i Kosovës. Ai u bë lider shpirtëror i qëndresës shqiptare që u kalit në burgjet serbe, por nuk ishte e nuk është kusht që pas burgut të bëhej president. Populli në Kosovë sheh e di shumë më shumë se sheh e di Qosja e Demaçi, i cili di me ba burg, por nuk mundet me udhëheqë Kosovën e as politikën pasi i ka mbetë ora të Enver Hoxha. Po Qosja pse nuk është kujtue më herët për Demaçin…
Qose, ky idhnak i madh por jo aq sa Rugova, mund tu binte këmbanave të alarmit se kur u bie ky kembanave ato dëgjohen shumë dhe ngrenë në këmbë njerzinë dhe të apelonte, pse nuk prodhohet asgjë në Shqipëri e në Kosovë, pse shembim të vjetrën dhe varrosim të renë, pse shembim diktaturën e një sistemi e varrosim çdo sistem duke e lënë vendin në dorën e diktaturës së anarkisë, në pornodemokraci deledashësh e pederastësh pinjollë të bllokut komunist me rrënjë në Beograd.
Mua më dhemb Rexhep Qosja ndaj shkruaj. Jo se ma ka zanë diellin apo më ka luajtë gurët e kufinit.
Komentet