Ne sallen e Parlamentit Europian po zhvillohej seanca degjimore e vendeve te cilat aspironin antaresimin ne kete bashkesi kombesh . Ata duhej te raportonin mbi permbushjen e detyrimeve te paracaktuara qe nevoiteshin per te plotesuar kushtet e antaresimit
Kryetari i seances ja mbyll mikrofonin folsit dhe ne ekranin e madh shfaqet nje flake e pershtjelluar, nje pishtar njerzor .
Dicitura – Albania – is happening now. Mr. Lirak Bejko from hunger strike of former political prisoners ….
Folsi i foltores se mbyllur, i irrituar e me habi per fjalprerjen, ngre koken e sheh ate mase te zjarrte qe kish hyre ne ate salle ku nuk degjohej zeri i tije .
Te gjithe perfaqesuesit e vendeve te Europes te cilet ndodheshin aty,po ndiqnin veprimet e nje burri te shfaqur ne ekranin e madh . Vete sperkatje me nje bidon benzin . Vete ndezje me nje cakmak dhe nje flake e madhe qe perpelitej nga trupi ne shkrumim i cili valvitej si nje flakadan, si vetnjesim me flamurin e kombit te tije .
Sa i vogel i dukej vetja pushtetarit Tiger perpara ketije vigani qe po detyronte te ngriheshin ne kembe kombet e Europes ne ndere te vepres se tije .
Nje grup i vogel njerzish kishin ngritur krye ne heshtjen vrastare te krijuar nga qeverisja despotike e cila kishte vrare shpirtin e nje populli qe shihte kudo i frikesuar si ne kohen e diktatures se pare, policin, taksen, papunesine .
Fillimisht kerkesat e ketij grupi ishin per zbatim te ligjit .
Jo, nuk ishin lypsarë por njerez dinjitoz te cilet pushtetet i zvarrisnin se hija e tyre i friksonte .
Injorimi i kesaje greve nga pushtet-heshtja do te perballej me ata qe ne daren e diktatures brymoseshin e mekoheshin nga qendresa antikomuniste .
Kete heshtje do ta thyenin pishtaret e gjalle te ndezur njeri pas tjetrit .
Gjergj Ndreca do te ndizej ne duar te policeve. Flaka e trupit te tij ngrohu shpirterat e ngrire te qytetareve dhe shkundi pushtetaret te cilet shtrenguan daren policore rreth kesaj greve .
Dy ditë me pas do te pershendetej me miqtë greviste e do te dilte ne nje kend ku do te kryente aktin me sublim, Lirak Bejko, heroi me i fundit i Demokracise, i pa vlersuar nga hijet e murme .
E me pas edhe i burgosuri politik Gezim Hamiti do te kryente te njejtin akt .
Tre pishtare te gjalle perballe neodiktatures .
……..
23 Maj 1973 . Forca te shumta te trupave specjale, te ushtrise dhe policise mesyjne brenda burgut te Spaçit . Dhune, terror por dhe qendrese .
12 Spartane te Thermobilit Shqiptar (SPAC) u perballen me lukunine e pa fre te diktatures . Ata te 12 dhe qeni besnik Tarti i 13ti bene qendresen unike ne llojin e vet te pa shoqe, te pa degjuar me pare . E nder ta kater heronj do te pushkatoheshin . – Skender Daja . – Hajri Pashaj . -Pal Zefi . – Dervish Bejko
Qendrese e lare me gjak qe vazhdon te jete e ndeshkuar edhe sot .
Ata jane denuar per terror sepse u perballen me trrorizmin shteteror e per kete arsye vazhdojne te mbeten te denuar edhe pse thone se erdhi Demokracija
………….
Kjo me ngjan me ligjin e luftes qe Greqia mban me Shqiperine
Rrevolta ku te burgosurit politik te diktatures ngriten zerin dhe e kerkuan “Shqiperin si gjithe Europa” ka vazhdimin e saje ne tetor 2012 pasi aspirata e tyre ka mbetur enderr e pa realizuar dhe pse thuhet qe ka ardhur AJO .
Democracia !?!
Vetem ata munde ta kuptojne, ta ndjejne, ta shohin qarte se cfar eshte ky aliazh me emrin e deshiruar ku te persekutuarit ripersekutohen, ku te shpronesuarit rishproneseohen , ku kriminelet rivleresohen . Kjo munde te jete gjithcka, vec Demokraci jo .
Tutori i prostitucionit te politikes Shqiptare , Kryeministri 2012, mblodhi keshillin Kamasutra dhe hodhi vrere mbi keta qytetare te denje te cilet tashme po kerkonin – zbatim ligji, – shtet ligjor .
-Kriminela, ordinera. Te stisur nga skutat me te errta te policise sekrete . Tufa i destinuar vetem per te damkos .
Nuk e kuptova asnje here se cfar i kishte mbetur per te damkosur ketije personi pasi bemat e tije diheshin tashme hapur nga te gjithe .
Ai, spiuni i rekrutuar ne vitin 1967 nga operativi Ali Anadolli qe kishte pseudonimin “PENECILINA” po akuzonte ata qe nuk reshten se perballuri me diktaturat .
Ata qe tashme ishin zeri i munguar qytetare .
Kamasutrasit e ngritur ne pushtet nga 75% e elektoratit qe vinte prej kesaje shtrese aprovonin ne heshtje Prostituesin .
Dara policore shtrengohej me shume rreth ketije grupi qe per shkaqe te ndryshme sa vinte e zvoglohej .
Presidenti i republikes, me nderhyrjen e amabasades USA dhe perfaqesise se KE, pret perfaqesine e greves , Besim Valteri, Ramazan Spahiu, Fatmir Lamaj e Fatmir Lloci dhe dakorteson me ta .
Kryeministri me tu kthyer ne atdhe e rrezon marrëveshjen duke thene – Greva eshte politike. Une nuk negocjoj me ta .
Duke perdorur qeverine e te gjithe Shqiptarve si prone, kryekomunisti blu shkelte normat me elementare te ligjit e te kushtetutes
Mese normale qe greva ishte teresisht politike vetem jo ne sherbim te politikes pasi cdo gjykim i te burgosurve politik te diktatures se pare eshte etalon i demokracise . Trajtimi aspak dinjitoz, fyes, denigrues, gjendja aktuale e kesaje shtrese eshte veprim i planifikuar politik .Per keto arsye greva ishte politike perballe trukut politik .
-Plaku i Vlores, 80 vjecari Lavdosh Beqo, i ardhur apostafat nga Franca ku emigronte prej vitesh, zuri vendin e Llirak Bejkos duke u deklaruar:- Une kam hyre ne kete greve per dinjitetin e neperkembur, jo per para .
…..
22 Maj 1984 , burgu i Qaf- Barit rrethuar nga forca te shumta trupash specjal, polici, ushtri e civila . Rrevolta e dyte e te burgosurve politik sapo kishte rene kur drunj sobe,bishta kazme, zinxhira e shufra hekuri do te binin pa meshire mbi trupat e dermuar te qendrestareve . Llazi Koci e Ramazan Spahiu do te ishin ne 24 te riarrestuarit qe do te torturoheshin barbarisht .
Serish shpagim me gjak heronjsh ,
Tom Ndoja e Sokol Sokoli do te pushkatoheshin dhe Sander Sokoli do te vritej ne tortura
,,,,,
Llazi Koci e Ramazan Spahiu, pjesmarres aktiv te rrevoltes se dyte, Qaf- Bar 84 do te qendronin deri ne diten e fundit te kesaj greve .
Ne zhvillimet e me voneshme aty nuk munde te flitej me thjeshte per nje greve urie pasi ajo i kaloje caqet e gardhit policor duke mberritur ne kancelarite me te rendesishme te botes te cilat prej saj pane qarte se cila demokraci sundonte ne Shqiperi dhe u shprehen ne favor te greves e cila u mbyll serish me gjak . Serish shum police . Serish dhembe kafsherore te pushteteve despotike . Serishe qendrese Po deri kur ?
Heroi Lirak Bejko me aktin lapidar te vetflijimit behet deshmori me i fundit i rrevoltes se trete te te burgosurve politik te diktaturave te komunizmit te tejzgjatur .
Nje tragjedi qe nuk ka mbarim pasi ata nisen te largoheshin nga kjo bote ashtu ne heshtje, pa zhurme e pa ceremoni, me shpirt te vrare e nofken e pa shlyer ARMIK.
Mbas Lirakut do te largohej Shpetim Karamuca(filozofi) i cili koshient per gjendjen e tije shendetesore, kancer ne laring, hyri me vetedije per tu sakrifikuar ne perballjen e fundit me vazhdimesine e krimit .
I treti, Ylli Gjonce, i qeshuri e i dashuri me te gjithe do ta mbyllte jeten i deshperuar . Hyra ne greve me vetdije se do te viste pasi melica e tije ishte e demtuar e qendrimi ne greve e shpejtoje largimin e tije nga jeta .
I katerti qe u largua nga jeta ishte plaku i Vlores i cili duke ju bashkuar kesaje proteste e nderoje ate dhe veten e tije . Ai ishte i semure edhe nga vitet e renda te burgjeve dhe vazhdonte kurimin me ilacet qe ja sillte ambasada Franceze atje ne greve . Ne ate greve qe e shpejtoje largimin e tije nga kjo jete .
I pesti qe do ti ndiqte ne rrugen pa kthim do te ishte grevisti Fatmir Lame .
Eh, te lodhen dora, mendja dhe shpirti duke rrjeshtuar humbjen e miqve dhe bashkevuajtesve, e bashke lufetareve te kauzes mbetur enderr .
I gjashti do te ndahej nga jeta grevisti me shtatin e vogel por zemren si te Luanit, ai qe nuk do te reshtete per asnje minut perballjen me krimin e diktaturave, galerjani i gulakeve Shqiptare, protestuesi i perhershem i pseudodemokracise, Ramazan Spahiu.
I shtati Perikli Shqevi, gjashte vjet mbas greves- rrevolte eshte larguar nga kjo jete edhe ai, djali simbol i fund viteve 70 ne Tiranen e re i cili dashurine me vajzen e ambasdorit Francez do ta paguante me 18 vjet denimin politik .
Perikli Shqevi do te shkeputej nga Korfuzi per te mbeshtetur levizjen e bashkevuajtesve te tije per zbatim ligji e shtet ligjor . Kontributi i Palit ne kete nisem do te ishte i vecante pasi jo vetm mori pjes por dhe e beri shtepine e tije baze te greves simbol . Perikliu, miku i te gjitheve, perher i qeshur edhe kur vuajtjet e peripecite e jetes e perplasnin pa meshire nuk do te jete me mes nesh
S`na ka mbetur tjeter vec te humerojme te hikurit qe largohen me dhimbje e shpirte te vrare, te pa vlersuar, te braktisur, te zhgenjyer per kete realitet te frikshem .
Dhimbja nuk ka fund ashtu sic nuk po ka fund dhe vazhdimesia e krimit te ngjyrosur i cili pasohet nga nje dore uzurpues pushtetesh tek nje dore tjeter .
Rilindja erdhi ne pushtet me keshillen Angleze “gjithperfshirje” dhe sot ne degradim te plote po kerkon te mbahet ne pushtet me afera te dyshimta antikombetare .
Lideri i saje i cili eshte bere një diktator i pështirë që fyen, ironizon, e tall kedo qe i del perpara.
Keta, pjella te krimit te djeshem, nje gje e kane te perbashket, ripersekutimin e persekutimit .
Komunistet Blu zvarrisnin zbatimin e ligjeve te miratuara me qellim lenijen ne mjerim te kesaje shtrese ndersa Komunistet Roze po i sorollasin per te marre pensjonin qe do tju sherbente per te mos lypur .
Egziston nje ligj qe iu akordon te burgosurve politik pension te posacem por pushteti nuk po ju mundeson as ate minimalin .
Ne kete palo demokraci a mos po kerkohet serish zeri. gjaku i te burgosurve politik te cilet po lihen te shuhen ashtu ne mjerim e me largimin e tyre bije dhe akuza e pa ngritur e krimeve te komunizmit ne Shqiperi.
Çdo krim i pandeshkuar i harruar lehte mund te perseritet.
Komentet