Voal – Gjykata e Apelit në Korçë ka dhënë ditën e djeshme vendimin për Elton Bregun, autorin e vrasjes së Klement Hoxhallarit, 28 vjeçarit nga Pogradeci.
Ai u dënua me 18 vjet burg, ndërsa personi që akuzohej si bashkëpunëtor i tij, Redi Kazerna, është liruar në sallën e gjyqit.
Kjo ka sjellë irritimin e nënës së viktimës, e cila ka thënë: “Gjykata e liroi, por do ta vras unë”!
Prokuroria thotë se krimi që ndodhi qershorin e shkuar, ka vetëm një autor dhe ndodhi në një bilardo.
Por, nëna e 28-vjeçarit shprehet se i biri është vrarë nga 5 persona.
“Kam marrë dëshminë e një gruaje që shiste misra pak metra larg vendit të ngjarjes. E kam regjistruar gruan dhe ia kam çuar edhe prokurorisë, por prokurorët Dorina Bejko dhe Sotir Kllapi nuk e morën parasysh. Krimi ndodhi në një lokal dhe atje ka pasur kamera, por filmimet e zhdukën. Pronari dhe kamerieri i barit nuk dëshmuan nga frika, se u kërcënuan. Por djalin ma goditën me thika 5 veta. 2 prej tyre i mbanin duart mbrapa dhe të tjerët e kanë goditur me thika. Por ekspertiza nuk gjeti as thikën dhe asgjë tjetër. Në këtë çështje kanë ndërhyrë njerëz me pushtet. Dënuan vetëm njërin prej tyre vetëm 12 vjet dhe 1 tjetër për moskallëzim krimi, ndërkohë që ata ishin bashkëpunëtorë në krim bashkë me ata të tjerët. E gjithë ngjarja u manipulua.
Që nga policët dhe ata që bënë ekspertizën, deri te spitali, gjyqi me prokurorët dhe gjykatësit, se ishin 3 gjykatës, Liradin Lila, Admir Belishta dhe Arben Lera. Prokurorja Dorina Bejko e ka manipuluar procesin bashkë me Sotir Kllapën. Ata i fshehën të gjitha provat dhe thikat nuk u gjetën. Kërkova të shihja ekspertizën nga mjeku ligjor Hasan Laho, por ma kanë fshehur se edhe atë e kanë kërcënuar. Vrasja ishte programuar. Gjykata e uli dënimin nga 18 vjet në 12 se gjoja ai ishte jetim. Ne kërkojmë drejtësi, se na morën dritën e syve kot. Dora vrastare ma mori djalin e vetëm e më mbylli derën”, tha ajo.
Të njëjtën gjë thotë edhe babi i viktimës, Nevzat Hoxhallari.
“Ma ngritën djalin nga gjumi për të ma vrarë. Gjykata liroi personin që e telefonoi dhe e thirri tek lokali, ku një grup personash i morën jetën, ndërsa ai që e qëlloi me thikë do të dalë shumë shpejt. Përveç korrupsionit, nuk gjej fjalë tjetër.
Unë e rrita atë djalë me gjak, nuk arrita ta shoh të martohet, të bëhet prind. Më mbylli derën. Çfarë drejtësie është kjo? E vrasin djalin në mes të rrugës dhe i lënë të lirë. Mua djalin nuk ma kthejnë më, por edhe me kaq nuk i lë. Ata i fshehën provat dhe lanë të lirë kriminelët,” thotë babai i viktimës për gazetën Panorama.
“Djalin e kishin goditur tetë herë me thikë, ata thanë që e qëlluan katër herë. Dy persona e kishin mbajtur nga kyçet e duarve, ndërkohë që Elton Bregu e godiste me thikë. Askush nuk i nxori këto prova. Kanë qenë pesë persona që e vranë tim bir, por policia dhe shteti i fshehën. Nëse autorët do më kishin kërkuar pronën, do ua jepja, në një qese plastmasi do flija dhe të kisha djalin gjallë”.
“Kur shkova te djali e ma zbuluan, mos u lëndoftë nënë në botë. E mora Kelmendin në krahë dhe e puthja. Kishte 2 thika në qafë dhe goditje në kokë. Ishte ende i ngrohtë. Në bark kishte një vrimë të madhe”. Këto janë fjalët e dridhura të Adelinës, nënës së Klement Hoxhallarit i cili u masakru me thika për një çështje pronësie.
Një vit pas vrasjes së 28-vjeçarit Kelment Hoxhallari, familjarët e të riut nga Starova e Pogradecit akuzojnë autoritetet për manipulimin e ngjarjes. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, nëna e viktimës, Adelina Hoxhallari pohoi se konflikti për një çështje pronësie që i mori jetën të birit të saj ka si autorë 5 persona, ndërsa janë dënuar minimalisht vetëm 2 prej tyre. Hoxhallari hodhi akuza se pas kësaj vrasjeje fshihen persona me pushtet politik.
Nëna e të riut të masakruar: Ngjarja u manipulua, djalin ma vranë 5 persona, vetëm dy u dënuan – kjo intervistë është dhënë në tetor
1 vit pas ngjarjes së rëndë me pasojë vdekjen e djalit, cilat janë pretendimet tuaja për procesin gjyqësor?
Në radhë të parë, doja të thosha disa fjalë për atë që ishte para ngjarjes. Në mëngjes e nisja djalin për në punë, siç nis nëna çdo fëmijë dhe e puthja në qafë. Djali punonte tek Inspektorati i Punës.
Në orën 9 të mëngjesit Kelmenti mori në telefon të motrën, e cila më njoftoi se në zyrë i kishin shkuar Redi Kazerma dhe Agron Çekiçi dhe se e kishin thënë ‘me hir ose pahir, ik prej vendit se do të vrasim’.
Djali u kishte thënë se atë tokë e ka blerë gjyshi dhe se ai nuk dinte asgjë për këtë çështje. Pas 10 minutash Kelmenti erdhi në shtëpi dhe pohoi se e kishin kërcënuar. I thashë le ta marrin tokën, se do blejmë 2 lopë, pa në djall të shkojë toka. I tregova burrit për kërcënimin dhe ai shkoi t’i takonte këta persona. Më pas ata e morën në telefon djalin dhe ai shkoi t’i takonte në Pogradec.
Si e morët vesh krimin?
Isha në shtëpi kur më erdhi nipi dhe burri dhe më thanë se Mendit i dhimbte zemra dhe e kanë çuar në spital. Shkova me vrap me ta në spital për të parë djalin pa ditur ç’kishte ndodhur.
Kur shkova te djali e ma zbuluan, mos u lëndoftë nënë në botë. E mora Kelmendin në krahë dhe e puthja. Kishte 2 thika në qafë dhe goditje në kokë. Ishte ende i ngrohtë. Në bark kishte një vrimë të madhe, nga ku i dilte ende gjak.
Ma mori pastaj policia nga duart se thanë do bënin punën e tyre.
Pse ju pretendoni se në vrasje kanë marr pjesë disa persona dhe jo një? Ku e bazoni këtë pretendim?
Kam marr dëshminë e një gruaje që shiste misra pak metra larg vendit të ngjarjes. E kam regjistruar gruan dhe ia kam çuar edhe prokurorisë, por prokurorët Dorina Bejko dhe Sotir Kllapi nuk e morën parasysh. Krimi ndodhi në një lokal dhe atje ka pasur kamera, por filmimet e zhdukën. Pronari dhe kamerieri i barit nuk dëshmuan nga frika, se u kërcënuan. Por djalin ma goditën me thika 5 veta. 2 prej tyre i mbanin duart mbrapa dhe të tjerët e kanë goditur me thika. Por ekspertiza nuk gjeti as thikën dhe asgjë tjetër. Në këtë çështje kanë ndërhyrë njerëz me pushtet. Dënuan vetëm njërin prej tyre vetëm 12 vjet dhe 1 tjetër për moskallëzim krimi, ndërkohë që ata ishin bashkëpunëtorë në krim bashkë me ata të tjerët.
Ndërkohë që procesi gjyqësor u mbyll tashmë në shkallë të parë, çfarë pretendimesh keni për procesin?
E gjithë ngjarja u manipulua. Që nga policët dhe ata që bënë ekspertizën, deri te spitali, gjyqi me prokurorët dhe gjykatësit, se ishin 3 gjykatës, Liradin Lila, Admir Belishta dhe Arben Lera.
Prokurorja Dorina Bejko e ka manipuluar procesin bashkë me Sotir Kllapën. Ata i fshehën të gjitha provat dhe thikat nuk u gjetën. Kërkova të shihja ekspertizën nga mjeku ligjor Hasan Laho, por ma kanë fshehur se edhe atë e kanë kërcënuar. Vrasja ishte programuar. Gjykata e uli dënimin nga 18 vjet në 12 se gjoja ai ishte jetim.
Ne kërkojmë drejtësi, se na morën dritën e syve kot. Dora vrastare ma mori djalin e vetëm e më mbylli derën.
Me të birin, Kelmendin, 3 vjet më parë
Komentet