Thuhet se platforma ose ideja e parë (themelore) mbi ngritjen dhe krijimin e BE-së, kishte lindur dikur nga idealet dhe vizionet e përbashkëta të një grupi gjimnazistësh të spikatur ose entuziastë në Francë dhe Gjermani -menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Të cilët atëbotë mbi mbi ruinat, gërmadhat,”transhetë” ose “istikamët” e ndryshme luftarake ose ushtarake të luftës së dytë botërore, e kishin përhapur dhe proklamuar idenë e lartëpërmendur epokale dhe historike mbi ngritjen dhe krijimin e Bashkimit ose Unionit të Përbashkët Evropian.Ndonëse, pa e harruar këtu edhe Sen Simonin e Madh! I cili në vitin 1871.; kur trupat ushtarake angleze dhe ato gjemane ( të ish Perandorisë së Prusisë) e kishin pushtuar ushtarakisht Parisin dhe Francën: E kishte përhapur dhe proklamuar Idenë e e Tij reformatore, revolucionare dhe historike mbi ngritjen dhe krijimin e një ” Bashkësie” ose ” Unioni të Përbashkët Evropian ” me qëllim të vendosjës së paqës dhe një stabiliteti të përhershëm ose përmanent në Evropën e luftërave, konflikteve dhe antagonizmave të shumëta shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, historike, gjeografike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.Ndryshe nga kjo, gjer në fillim të shekullit të kaluar ( 20) : E ashtuquajtura ” historia e përgjithshme botërore” ose “ndërkombëtare”, akoma po vazhdonte të shkruhej, skicohej, vizatohej dhe formulohej si të thuash në kuadrin e të të ashtuquajturit ” qarkut të ngushtë” ose ” rrethit vicioz” të fuqive të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysemkolonialiste të kontinentit plak. Mbase me “thikat” dhe “gërshërët” e njohura imperiale ose kolonialiste të ” kartografëve” ose “rrobaqepësve” të ndryshëm ushtarak dhe politik të ” gjeografive të vogla” dhe ” historive të mëdha” ose anasjelltas.Në këtë vorbull, edhe imponimi dhe afirmimi i vazhdueshëm ose sistematik i të të ashtuquajturit ” faktorit të forcës” ose fuqisë se njohur ushtarake dhe politike së bashku me tendencat e njohura dominante dhe ekskluziviste të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste për sundim, hegjemonizëm dhe dominim ( ekspanzionizëm) të përgjithshëm shteterorë, nacional, ushtarak, poltik etj. Asokohe do iu shkonin për shtati ” projektëve” dhe “planimetrive” të mesipërme hegjemone dhe ekspanzioniste të popujve dhe vendëve ose fuqive të ndryshme imperiale ose kolinialiste në stadin me të lartë të imperializmit dhe kolonializmit të atëhershëm kontinental dhe interkontinental.Ndërkaq, në muzgun ose ” buzëmbremjen ” e njohur të luftës së parë botërore, me tepër se dy të tretat ( 2 / 3 ) e vendëve dhe popujve të ndryshëm anëkënd globit, ndodhëshinn nën pushtimin ( robërinë) dhe sundimin ( tiraninë) e gjithëmbarshme imperiale ose kolonialiste. Për të arrirë kështu gjer në fillimin e Luftës së Parë Botërore ( 1914-1918) dhe epilogun e saj përfundimtar dhe tepër tragjik për fatët e përgjithshme të njerëzve, popujve ( kombeve) dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit.
Gjatë Luftës së Parë Botërore e kishin gjetur vdekjen me tepër se 20 milion njerëz. Pa i harruar këtu edhe invalidët e luftës, të traumatizuarit, retarduarit si dhe viktimat e njohura në kuadrin e të të ashquajtures ” pandemisë” ose ” ethëve spanjolle” e cila do e dyfishonte numrin e përgjithshem të viktimave të luftës së parë botërore.
Ndërkohë që ” Traktati i Versajës” me 1919, i ideuar dhe projektuar asokohe mbi idetë dhe konceptët e ndryshme borgjeze dhe dominante-eksluziviste ( “urbi et orbi”) të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste: Kishte ndodhur dhe ishte zhvilluar në një periudhe të fluidshme ( hektike) dhe tepër turbulente ose dramatike të përplasjëve, turbulencave dhe udhëkryqëve të ndryshme konceptuale dhe ideologjike të konceptëve dhe sistemëve të njohura rivale dhe antagoniste me njëri tjetren çfarë ishin pikërisht koncepti ose sistemi borxhez ose industrial dhe kapitalist i Perëndimit dhe i ashtuquajturi ” koncepti” ose “sistemi revolucionar” ose komunopansllavist ( bolshevik) i Lindjes.
Në këtë ” kontekst të suspektshëm” dhe tepër dubioz: Gjermanisë, Austrisë dhe aleatëve të tyre ushtarak ( luftarak) dhe politik, nga ana e shtetëve ose fuqive të ndryshme të ” Antantës së Madhe”, në ” Traktatin e Versajës” ( 1919), do iu diktohen dhe imponohen kushte, sanksione dhe reparacione të shumëta dhe tepër të rënda në çështje dhe aspekte të ndryshme politike, ushtarake, materiale, teknike, historike, teritoriale ose gjeografike etj. Duke ia konfiskuar asokohe Gjermanisë me tepër se 73 mijë kilometra katrore të teritorit të saj etnik dhe historik si dhe duke i lënë me tepër se 7 milion gjerman jashta trungut ( trupit) të njohur të shtetit të tyre ëmë dhe kështu me radhë. Austrisë Tirolin e Jugut etj.
Thonë se vendimet ose diktatët e mesipërme të ” Traktatit te Versajës”, dikur me vonë do bëhen zaten edhe shkaktarët apo faktorët ( fajtoret) kryesor ose ambivalent të ardhjes në pushtet të Reichut të Tretë në Gjermani dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Lufta e dytë Botërore do mbahët mend si lufta ose konflikti me i madh, me i përgjakshëm dhe me shkatërrimtar në historinë e përgjithshme të luftërave ose konfliktëve të ndryshme ushtararake ose luftarake në planetën ose globin tonë që nga antika e larget dhe deri me sot. Nepër frontët ose fushëbetejat e ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, atëbotë e kishin gjetur vdekjën me tepër se 55 milionë njerëz. Ndërkohë që me tepër se 30 milonë të tjerë do ngelin si invalid të përhershëm të luftës dhe kështu me radhë. Mos të flasim këtu mbi dëmet ose pasojat e shumëta materiale, infrastrukturale, ekonomike, industriale dhe të tjera gjatë kohës së luftës!!!
Ndërkaq, nepër etapat ose periudhat e njohura mes dy luftërave të mëdha botërore, do bëhen të shquara ,konkrete, reale dhe tepër aktuale ose pragmatike formulat, konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura si” New Deal” dhe “New Freedom” të presidentëve te atëhershëm amerikan, Vilson dhe Hover. Për t´u zevëndësuar ose trasheguar dikur me vonë me konceptët, doktrinat, idealet dhe vizionet e njohura globale ose universale si ” Roll Back” , gjegjësisht, ” paqëja dhe siguria e detyruar me anë të forcës ” dhe të ngjashme nga ana e presidentëve tjerë amerikan si Rusvelt, Truman, Eisenauer, Kenedy, Xhonson, Nikson, Regani, Bush dhe Klinton … Mbase, nepër etapa ose periudha të ndryshme të pasluftës së dytë botërore, ish ” luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose blllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit dhe kështu me radhë.
Në këtë sfond, dy luftërat e mëdha botërore së bashku me zhvillimët e përgjithshme në botën e pasluftërave të mesipërme botërore ose planetare, do e ” zbulojnë” dhe konfirmojnë ( njëherë e përgjithmonë) edhe rolin dhe pozitën e njohur epokale dhe historike të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës ( SHBA-s) si Supërfuqia me madhe politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike e globit tone në çdo kohë dhe hapësirë. Sidomos në kuptimin e mbrojtjes dhe garantimit të paqës dhe sigurisë globale në përgjithësi si dhe të mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njohura shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, historike dhe të tjera të njerëzve, popujve (kombeve) dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit në vecantii. Duke shënuar kështu edhe fillimin e epokës së re të dritës, refomave të përgjithshme ose restaurimeve, edukatës, kulturës, zhvillimit, transformimit, përparimit dhe emancipimit të gjithëmbarshëm ( global dhe universal) të marëdhëniëve ose raportëve të përgjithshme botërore ose ndërkombëtare.
Se këndejmi, falë pikërisht rolit dhe kontributit të lartëpërmendur ( kolosal dhe titanik) të SHBA-së: Shtetët dhe shoqëritë e ndryshme evropiane dhe me largë, nga i ashtuquajturi ” stadi” ose niveli lokal i zhvillimit, koperimit dhe bashkepunimëve të ndryshme lokale, rajonale, ekskluziviste ose përjashtuese dhe proteksioniste, ishin ngritur dhe përparuar në një ” shoqeri të përbashkët ” ( globale ose universale ) në kuptimin e përgjithshëm ushtarak, politik, tregtar, monetar, finansiar, ekonomik, industrial ,teknologjik etj.
Në instancë të fundit, pos Paktit të Natos, edhe vet Bashkimi Evropian ( BE) është kryesisht projekt dhe investim i njohur amerikan. Përse kjo? Kjo në radhë të parë për faktin e rolit dhe ndikimit te njohur amerikan ne zbutjen, sanimin, sh´tensionimin dhe tejkalimin e shkallëshkallëshëm ose sistematik të antagonizmave, divërgjencave, diskrepancave dhe mospajtimëve të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, historike, teritoriale (gjeografike) dhe të tjera nga e kaluara në mes njerëzve, popujve dhe shtetëve të ndryshme në kontinentin e vjetër evropian përmes ngritjes së një ” shtëpie të përbashkët” të njerëzve, popujve dhe shtetëve të lira, të barabarta dhe të pakufijë..ku gjermanët e Sudetëve, Shlezisë ose Shlesvigut të Veriut , ose austriakët e Tirolit Jugor dhe të tjerët si për shëmbull, të kenë të drejtë qasjeje ose levizje të lirë në shtetin ( shtetët) e ndryshme përkatese ose respektive. Si dhe në shumë të drejta dhe liri të tjera themelore ose substanciale të njohura dhe garantuara në kuader të Unionit dhe Parlamentit të përbashkët evropian me seli ne Bruksel dhe Strasburg.
Se këndejmi, pas ngritjes dhe themëlimit të të ashtuquajturit ” Paktit të Bruskseli” ose të “Beneluksit” me 1948. Respektivisht, menjëherë pas aprovimit ( miratimit) historik të “Doktrinës ” ose ” Rezolutës ” së famshme të Arthur Wanderbergut: SHBA-së në stilin dhe cilësinë e njohur (epokale dhe historike) të superfuqisë me të madhe dhe kryesore të Perëndimit dhe tërë globit tonë tokësor në bashkëpunim me vendët tjera mike dhe aleate, me 4 prill të vitit 1949, do e ngrisin dhe themëlojne Paktin e Natos. Të njohur botërisht si Aleanca Veriatlantike e Natos me seli në Bruksel. Duke i vërë në këtë kuader edhe bazat ose themelët e përgjithshme dhe të përhershme të ” shtëpise së përbashkët evroatlantike” të popujve dhe shtetëve të pavarura, të lira, sovrane, qytetare dhe demokratike.
Dhë, të gjitha këto së bashku si ideale, projekte, ide dhe vizione të njohura epokale dhe historike të shtetit dhe popullit ( kombit) të madh amerikan -përballë ” projektëve” ,” doktrinave” , ” teorive” dhe “formulave” të ndryshme hegjemoniste, militare dhe ekspanzioniste të ish BRSS-së dhe “Paktit të Varshavës” – menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Respektivisht, me qëllim të ” rrethimit global” ( lëxo kontinental dhe interkontinental) të Rusisë ( ish BRSS-së), Kinës dhe ideologjisë se egër “revolucionare” ose komunopansllaviste në tërë globin. Duke i nënkuptuar këtu edhe paktet ose aleancat e njohura politike, ushtarake, ekonomike, strategjike ose gjeopolitike gjithandej globit si “Rio Pakt”, “Anzus Pakt”, “Seato Pakt”, “Cento Pakt” , “Bagdad Pakt”, “Teheran Pakt” etj.
Për me tepër ndërkaq, në kuader të ” Planit Marshall”, SHBA-së me qëllim të rindërtimit ose rimekëmjes së gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, politike, finansiare, industriale dhe ekonomike të Gjermanisë, Francës, Italisë, Austrisë, Spanjës, Portugalisë si dhe vendëve të tjera mike dhe aleate, asokohe do i investonin me tepër se 31OO miliardë dollar amerikan. Ndonëse, pa i cekur këtu angazhimet dhe kontributët tjera kolosale dhe titanike të Shtetëve të Bashkuara në domenin e njohur të garantimit të paqës, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme ushtarake dhe politike në kontinentin e vjetër evropian dhe gjithandej.
Ndërkaq, paralelisht dhe në harmoni të plotë me procesin e lartëpërmendur të rindërtimit ose rimëkëmbjës së përgjithshme industriale dhe ekonomike të Evropës Perëndimore dhe me gjërë: Kishte rrjedhur dhe ishte zhvilluar edhe procesi i njohur i uljes së tensionit ose përmirësimit të marëdhëniëve dhe raportëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në kuader të vizionit dhe ” rendit të ri ” botërorë ose ndërkombëtar. Kjo sidomos në etapën ose periudhën e njohur të ” detantit” ose “status quosë” së njohur nukleare ose atomike ne mes Lindjes dhe Perëndimit. Gjegjësishtë, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së. Kur rivalitetët dhe antagonizmat e njohura bipolare ose bllokste në të dyja anët e konfronturara (rivale dhe antagoniste) me njëra tjetrën, me kalimin e kohës ua kishin lëshuar si të thuash vendin ose primatin e plotë arritjeve, zhvillimëve dhe përparimëve të njohura industriale dhe ekonomike në Republikën Federale të Gjermanisë si dhe në vendët tjera anëtare të BE-së ( Mike dhe Aleate të njohura të SHBA-së ).
Në këtë menyrë edhe e ashtuquajtura ” lufta për Gjermaninë” dhe pozicionin e përgjithshëm ose përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman, ishin bërë si të thuash elementi ose kapitulli (instrumenti) krucial dhe ambivalent i konfrontimëve ose rivalitetëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit. Përkatësisht, në mes Paktit të Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës” për shumë vite ose dekada me radhë. Kjo në radhë të parë për shkak të resursëve , kapaciteteve dhe potencialëve të njohura njerëzore dhe materiale, respektivisht, shkencore, industriale dhe ekonomike të popullit ose kombit të madh gjerman. Në këtë frymë, krahas të të ashtuquajturit “popullit sovjetik” në ish Bashkimin Sovjetik, ” popullit çekosllovak” në ish Çekosllovaki, atij “jugosllav” në ish Jugosllavi etj. Duke i nënkuptuar këtu “popujtl” e ndryshëm artificial ose johistorik… Do triumfojë populli ose kombi i madh gjerman. Apo, ” Gjeniu i mbarë njerëzimit është puna”. Do thoshte dikur Göetheja.
Mëqe, gjithnjë fjala mbi Unionin ose Bashkimin Evropian, atëherë në vazhdim ia vlen të rikujtohen ngjarjet, zhvillimet dhe procesët e ndryshme evoltive, revolucionare dhe historike si me poshtë: Menjëherë pas ngritjes dhe themelimit lartëpërmendur të” Paktit të Brukselit” me 1948 dhe Paktit të Natos me 1949: Me 27 maj të vitit 1952, do ngritët dhe themelohët ” Pakti ” ose ” Traktati ” i njohur i Mbrojjes dhe Sigurise se Perbashket Evropiane. Me 25 mars të vitit 1957 do firmoset Marrëveshja ose ” Traktati i Romes” ( Mbi Bashkimin Ekonomik Evropian) i cili do të ratifikohet në vitin tjetër pasues, 1958. Me 4 janar të vitit 1960, do firmoset dhe ratifikohet Marëveshja ose Traktati i njohur mbi Tregtinë e Lirë Evropiane ( EFTA) .Në fillim të vitit 2000 do hyjë ( futët) në fuqi valuta e përbashët europiane “euro” ( eurozona) dhe kështu me radhë.
Se këndejmi, idealet dhe vizioni i ri në marëdhëniët e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare së bashku me ngritjen dhe themelimim e Bashkimit Evropian ( BE-së) si dhe mekanizmave ose ” instrumentëve të përbashkëta” finansiare, monetare, industriale, ekonomike, politike, ushtarake dhe shumë të tjera në këtë sfond: Pos uljes së gjakrave, përkatësisht, rivalitetëve, antagonizmave, divergjencave, diskrepancave, averzionëve ose tensionëve të ndryshme ndërshtetërore, qeveritare, politike, ushtarake, ekonomike, strategjike, konceptuale, ideologjike,konjukturale, manufakturale dhe të tjera në mes popujve dhe shtetëve ( fuqive) të ndryshme të kontinentit të vjetër evropian. Në një masë tepër të madhe do kenë ndikime dhe influenca të shumëta (eksterne dhe eksplikative) edhe në ngritjen, avansimin, transformimin, eksplorimin, përformimin, emancipimin dhe ristrukturimin e përgjithshëm ( esencial ose substancial) të marëdhënieve ose raporteve të lartëpërmendura kontinentale ose evropiane nga i ashtuqujturi ” niveli ekskluziëe” ose ” lokal” i tyre në stadin ose nivelin e sipëpërmendur global dhe universal të marëdhëniëve dhe raportëve të reja të bashkëpunimit dhe koperimit të gjithëmbarshëm ne mes popujve dhe shtetëve të pavarura, sovrane, ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike në kuadër të “ambrellës ” ose ” çatisë së përbashkët ” të BE-së nga 28 shtete dhe me teper se 500 milionë banorë.
Ndaj, gjithnjë sipas kësajë frymë të përgjithshme reformatore, integrale dhe pozitiviste: Edhe divërsififikimi ( diversiteti), universalizimi ( universaliteti), multilateralizimi ( multilateraliteti) dhe globalizimi ( globaliteti) i përgjithshëm ose substancial i marëdhëniëve ose raportëve të gjithëmbarshme kontinentale dhe interkontinentale në kushtët dhe rrethanat e reja të ” tregut global” të vlerave , resursëve, potencialëve dhe kapitalit të përbashkët eropian, respektivisht, atij botërorë ose interkontinental: Në radhë të parë i nënkupton bashkëpunimet, konvërgjencat, fuzionimet , marëdhëniet, marëveshjet dhe transaksionet e njohura tregtare, finansiare, monetare, industriale, ekonomike dhe të tjera në nivel kontinental ose interkontinental. Respektivisht, mekanizmat dhe instrumentët e njohura të tregtisë së lirë së bashku me politikën e njohur fiskale dhe suksesive të mbështetur dhe projektuar kryesisht mbi bazat e njohura ( të fuqishme) monetare, finansiare, industriale dhe ekonomike.
Komentet