Ardian Klos, publicisti dhe veprimtari i shoqerise civile, i dha fund jetes ne prill 2012. ne menyre tragjike, ne papafingon e shtepise se tij. Vitet e fundit te jetes ai u ishte dedikuar ngjarjeve te renda po me humbje tragjike jetesh njerezore. Shkroi nje liber te “zi” per Gerdecin. krimin ende te pandeshkuar te qeverise se Sali Berishes dhe me pas u angazhua ne kundershtimin e importit te mbetjeve te rrezikshme nga vendet e tjera. nen etiketen ‘per riciklim”. Prej vitit 2004, kur ish-kryeministri Nano kerkoi te sillte nje incenerator ne Kashar te Tiranes per te djegur plehrat e Italise dhe me pas, pasi Berisha kerkoi ta kthente Shqiperine ne kazan plehrash. Klosi i kishte te hapura faqet e gazetes “Shekulli” per te denoncuar planet djallezore qeveritare qe te fitoheshin milionat ne kurriz te te sotmes dhe te te ardhmes se Shqiperise. Shkrimi me i fundit i botuar te gazeta “Shekulli” ne tetor 2010, eshte sa aktual aq edhe denoncues se perballe plehrave dhe biznesit te tyre shumemilionesh kriminal, qeverite kane te njejten sjellje.
Fjalet e ish-zv.ministrit te Mjedisit Bino, ngjajne njelloj me ato te deputeteve te sotem socialiste qe thone se jane te detyruar ta rikthejne ligjin per importin e mbetjeve per nevoja te industrise ricikluese. Klosi analizonte ato nisma qe kishte bere Shqiperia prej vitit 2004 per degradimin e mjedisit ne favor te strehimit te industrive ndotese dhe plehrave te huaja. sic ishin ngritja e portit te hidrokarbureve me rafineri ne Vlore. Petrolifera ne Vlore, fabrikat e cimentos ne ultesiren nga Fushe-Kruja ne Shkoder. parqet eolike (mullinjte me ere) ne zonen e Karaburunit dhe Llogorase per nje firme siciliane. deri te importimi i plehrave te Romes dhe Napolit ne Shqiperi. “Prej castit qe fillojne perjashtimet, i hapet porta se keqes; kush eshte ne gjendje te dalloje ne kete vend mbeturinat e rrezikshme si elementet e djegies berthamore. ose mbeturina kimike ose spitalore etj?
■ Sikur Rama te ishte sot opozitar. ke do te kujtonte te rubrika “AMARCORD” ne profilin e tij ne “Facebook”? Do te vinte foton e aktivistit dhe ish-mikut te tij qe sulmonte “plehrat”
Ketu e shumta mund te dallojne ietren nga xhami, rakine nga uji dhe kaq. Perfytyroni nje doganier ne portin e Durresit i cili do te shquaje mes dengjeve me plehrat e Pulies mbeturina fosfatesh ose uraniumi nga veriu i Italise dhe Europes. Absolutisht e pamundur, ndaj e vetmja rruge per sa kohe ekziston kjo injorance dhe ky nivel zbatimi ligjesh e rregulloresh te ne. eshte ndalimi total’shkruante Klosi, 6 vite me pare. Ai e mbyllte analizen e tij me thirrjen se projekte te tilla duheshin ndaluar me te gjitha menyrat. Ai i dha fund jetes me shume se nje vit para se ish-miku i tij Edi Rama te behej kryeminister dhe te firmoste VKM-ne e pare qe do te ndalonte importimin e plehrave ne Shqiperi. ligjeruar nga Berisha. Edi Rama do ta kujtonte ish-mikun e vet. Ardian Klosi ne fund te prillit te kaluar, kur ne kryeministri u promovua libri i autorit Oliver Schmit “Per Ardian Klosin, gjermanin nga Shqiperia”.
Ai i permendi te gjitha aktivitetet letrare apo civile te Klosit, deri edhe protesten kunder prishjes se Piramides nga Sali Berisha. por “harroi” ate kunder importit te plehrave. Kujtoi edhe se e kishte parashikuar se do te vetevritej, gabimisht me revole. kur ai perdori litarin. Kujtonte Rama: ‘Kur ai ndertonte shtepine te iiqeni, thoshte do te bej nje papafingo aty lart. Mirepo. shtepia ishte vendosur ne nje pozicion qe nuk kishte asgje rreth e rrotull dhe zakonisht, kur une shkoja ndonjehere. ishte muzg dhe kishte nje qetesi te jashtezakonshme dhe i thosha se pak a shume ne kete ore. ketu lart do te ndjehet nje krisme e thate. pastaj do te ngrihen dy rosa nga pasqyra e liqenit dhe pastaj do te merret vesh qe i madhi Ardian Klosi nuk na tha lamtumire, por na tha “Ik pirdhuni!”
Ardian Klosi u nda nga jeta ne moshe shume te re. Motivin e mori me vete. Por nese do te ndodhte sot, do te hamendesonim ndonje motiv, si p.sh. dhimbja qe ish-shoku i tij “i armeve”, eshte ne krye te atyre qe mbrojne plehrat, eshte vazhdues i politikes se mbrapshte te Berishes dhe do t’i jepte fund jetes ndoshta jo me litar, por me arme, ashtu sic e kishte parashikuar Edi Rama, duke thene: Ik pirdhuni!. Sikur Edi Rama te ishte sot opozitar, ke do te kujtonte te rubrika “AMARCORD” ne profilin e tij ne “Facebook”? Do te vinte foton e aktivistit dhe ish-mikut te tij qe dilte kunder planeve te Nanos dhe Berishes per importimin e plehrave te Europes? Apo te perseriste shprehjen qe tha per te ne prill 2016?
‘Argumentet” per importin Zyrtarisht, qeveria shqiptare e ka motivuar rikthimin e projektligjit per importin e mbetjeve per te shpetuar industrine e riciklimit nga falimentimi. Po kush jane ata? Pak muaj me pare, kur qeveria deshi organizoje nje tryeze te rrumbullaket per mjedisin dhe mbetjet, pyeten se ke mund te ftonin. Doli qe ishin te gjithe te djathte, biznesmene qe ishin rritur si kerpudhat pas shiut ne industrine e tyre helmuese gjate qeverisjes se Berishes, qe kane ngritur impiantet e tyre vrases anash ose ne mes te zonave te banuara duke vjelle helm dhe vdekje nder banoret e injoruar nga strukturat shteterore. Mund te jete shtuar edhe ndonje biznesmen i majte ne liste per biznesin e plehrave, por ne pergjithesi jane te djathte dhe aspak te injoruar nga qeveria prej anesise politike. Perkundrazi. Qeveria e koalicionit te majte. prej shtatorit 2013, eshte perpjekur me mish dhe me shpirt per te ndihmuar ne lulezimin e bizneseve qe u rriten nga Berisha.
Ato 720 milione dollare borxhe qe sot Rama tha se ishin borxhe te papaguar, iu dhane biznesmeneve qe kishin marre pune nga Berisha gjate 8 viteve te tij si kryeminister. Koncesionet e dhene deri para largimit te Berishes jo vetem nuk u zhbene, por vetem sa jane forcuar dhe bere edhe me gjakpires. Kthimi i importit te mbetjeve ishte gjoja per t’i dhene oksigjen industrise ricikluese ne vend, e cila nuk preferon te perdore ato dhjetra mijera ton mbetje qe kane pushtuar vendin. por kerkon si lende te pare ‘plehra te pastra”. Sipas ambientalistit. Lavdosh Ferruni, qeveria shqiptare po genjen me shpjegimin se ndalimi i importit solli si pasoje qe industria e riciklimit te punoje me 30 % te kapaciteteve. duke i shkaktuar nje dem te madh ekonomik, si dhe shkurtim te fuqise punetore.
Ferruni iu referua te dhenave te INSTAT-it se importi i mbetjeve te plastikes ne vitet 2012 dhe 2013 ka qene perkatesisht 3330 ton dhe 4580 ton, kurse i letres 0. Nderkohe kur mbetjet urbane te vendit jane rreth 1 milion ton, nga te cilat plastikat jane rreth 14%. Riciklimet ne Shqiperi jane rritur nga 21% ne 2014 ne 25.3% ne 2015 dhe ne 2018 parashikohet te rritet me 30%. Po keshtu eksportet e plastikes se ricikluar te pakten nga ndermarrja me e madhe ne vend qe ndodhet ne Tirane jane rritur. Ferruni thote madje se ne vend qe te hape vende pune, importi do t’i mbylle ato dhjetera mijera qe aktualisht jane te vetepunesuar ne sektorin e grumbullimit te materialit per riciklim, sepse plehrat e importuar do te vijne te paketuara dhe nuk kane nevoje per fuqi punetore. GDP-ja do te shenoje renie, pasi do te bien te ardhurat nga turizmi dhe bujqesia dhe do te rriten shpenzimet nga shendetesia.
Demagogji e re për një projekt të vjetër
Një projekt i vjetër dhe gjithmonë i dashur i qeverive Berlusconi: shkarkimi i mbeturinave të Italisë në Shqipëri merr jetë sërish.
Në të vërtetë e prisnim prej kohësh dhe po na habiste vonesa e qeverisë Berisha për të hequr pengesat ligjore që ndalojnë importimin e plehrave në Shqipëri.
Të gjitha projektet e tjera që kishin zënë fill nën qeverinë Nano, të cilat mund t’i përmbledhim nën titullin: lehtësimi i fqinjit të madh nga industritë dhe veprimtaritë e tjera ndotëse duke përdorur Shqipërinë, po bëhen realitet: ngritja e TEC-eve në Porto Romano, e portit të hidrokarbureve me rafineri në Vlorë etj.
Me sa kuptohet për mbeturinat urbane u gjet çasti i duhur për ta shpallur: pasi u platit konflikti për Petroliferën në Vlorë, pasi u shpallën njëra pas tjetrës dhe filluan të ndërtohen fabrikat e çimentos në ultësirën nga Fushë Kruja në Shkodër, pasi u dha zona e Karaburunit dhe Llogorasë për mullinjtë me erë të një firme siciliane, pasi zuri vend mirë edhe centrali bërthamor në protokollet e bashkëpunimit të ardhshëm midis dy shteteve, pasi u harrua disi nga media lufta për mbeturinat urbane që përfshiu Napolin dhe zona të tjera të jugut italian, qeveria Berisha kërkoi këto ditë që të hiqet ndalimi për importimin e plehrave në Shqipëri.
Çast më të mirë për të hedhur një hap të tillë në vështrimin e tij nuk mund të kishte: ende s’mund të thuhet që kjo qeveri është e paralizuar nga skandalet e shumta që i janë hapur ose nga protesta këmbëngulëse të opozitës.
Ende është ajo periudha e mjegullt kur mund të merren vendime, siç ishte 2004, një vit para zgjedhjeve për Fatos Nanon kur ai bëri marrëveshjen për Petroliferën dhe atë me Beketin për sjelljen e mijërave tonelata me mbeturina nga Italia.
Për më tepër, Berisha e bën këtë lëvizje pasi ka provuar që vetëdija ekologjike dhe lëvizja ambientaliste në këtë vend janë të tepër dobëta; e për sa u takon protestave popullore siç ndodhën në qershor 2004, këtyre me sa duket s’ua ka më frikën sidomos pas Gërdecit, pas përfundimit të protestave në Vlorë dhe tani në fund protestave politike të opozitës.
Këto janë testime të rëndësishme për një ujk të vjetër të pushtetit dhe politikan që nuk ka asnjë skrupull kur është fjala për t’u shërbyer të fuqishmëve, njerëzve që mund ta mbajnë në pushtet, grupeve okulte siç janë bizneset famëkëqija të eksportimit të plehrave të rrezikshme, pa përfillur interesat e sotme dhe të ardhme të Shqipërisë.
Shqipëria, siç u vu në dukje me të drejtë këto ditë, është e paaftë të zgjidhë problemin e mbeturinave të veta urbane e jo më të përpunojë plehra të importuara.
Argumenti se me djegien e këtyre plehrave përfitohet energji është sa qesharak aq edhe i dëmshëm: qesharak sepse përfitimi është minimal në krahasim me koston e transportit, ndarjes së mbeturinave, koeficientin e energjisë termike që çliruakan këto mbeturina në djegie (edhe një TEC me naftë që ngritën në Vlorë nuk po e vënë dot në punë për shkak të kostos së lartë të lëndës djegëse); i dëmshëm, sepse në mbeturinat që vijnë për djegie në inceneratorë fare mirë mund të fshihen mbeturina të rrezikshme radioaktive etj.
Ligji për ndalimin total të importimit të plehrave në Shqipëri është i mirë sepse është në këtë fushë i vetmi ligj që mund të zbatohet sot për sot tek ne.
Prej çastit që fillojnë përjashtimet, i hapet porta së keqes; kush është në gjendje të dallojë në këtë vend mbeturinat e rrezikshme si elementet e djegies bërthamore, ose mbeturina kimike ose spitalore etj? këtu e shumta mund të dallojnë letrën nga xhami, rakinë nga uji dhe kaq.
Përfytyroni një doganier në portin e Durrësit i cili do shquajë mes dengjeve me plehrat e Pulies mbeturina fosfatesh ose uraniumi nga veriu i Italisë dhe Europës. Absolutisht e pamundur, ndaj e vetmja rrugë për sa kohë ekziston kjo injorancë dhe ky nivel zbatimi ligjesh e rregulloresh te ne, është ndalimi total.
Por më qesharak nga të gjithë ishte argumentimi i zv.ministrit të Mjedisit Taulent Bino, i cili, ndonëse me pamje të moderuar qytetare, dje ishte krejt i pabesueshëm kur përtypi dhe përhapi për mediat mësimin e formuluar keq nga mbledhja e qeverisë.
“Kërkesa e industrisë vendase të riciklimit të mbetjeve është arsyeja kryesore për lejimin e importit të këtyre mbetjeve nga Bashkimi Europian” tha Bino. Ç’qenka kjo industri shqiptare e riciklimit të mbetjeve që nuk e kishim dëgjuar deri dje?
Ç’ishte ky lajm i mirë i pasuar nga një lam i keq? Sikur të kishte këtu impiante për riciklimin e letrës, të plastikës, të aluminit etj., atëherë do të funksiononte i gjithë zinxhiri, nga ndarja e mbeturinave te furnizimi i fabrikave që thotë zv. ministri. Sikur të mos funksiononte, atëherë do të subvenciononte qeveria që të funksiononte kjo industri ricikluese.
Jo, thotë zv.ministri, ne industrinë e kemi, por na mungon lënda e parë “për fat të keq në Shqipëri nuk ekziston ende sistemi i veçuar i grumbullimit që bën që industria të mos gjejë lëndë të parë”.
Në krye të 5 vjetëve si zv.ministër i Mjedisit Bino duhej të kishte dhënë dorëheqjen për arsye që ende nuk ka arritur të organizojë me ministrat e tij sistemin e grumbullimit. Është një dështim i madh me një detyrë që s’ka si të jetë kaq e ndërlikuar.
Vendi po mbytet nga plastika, nga letrat dhe qelqet e hedhura lart e poshtë pa asnjë sistemim, shkurt lënda e parë është sheshit. Dhe kulmi i këtij arsyetimi është kur ky zëdhënës i qeverisë thotë se tani problemi do të zgjidhet, tani lënda e parë industrisë vendase do t’i vijë e gatshme, e ndarë, e palosur dhe e ambalazhuar nga Italia.
Kush ka qoftë dhe një fije mendimi ekonomik në kokë e kupton që në qoftë se në Itali a kudo gjetiu në vendet e zhvilluara europiane, mbeturinat janë ndarë dhe janë bërë gati për riciklim, ato nuk kanë nevojë të ngarkohen në vaporë për t’u prurë te impiantet e riciklimit në Shqipëri.
Kjo nuk është një punë dore, si bie fjala qepja e të mbathurave, që të del më lirë t’i gatitësh në Kavajë sesa në Milano, jo ky është një proces industrial riciklimi ku natyrisht, nëse kursen rrugën, ke ulur dhe çmimin e produktit të ricikluar.
Por e mësuar me një popull që s’kundërshton, që është tepër i lodhur nga këta politikanë, me vetëdije tepër të ulët ekologjike dhe tepër individualist në veprimtaritë e tij, qeveria i heq atij nëpërmjet zv.ministrit të saj të Mjedisit edhe mundësinë që të ketë një fije mendimi ekonomik në kokë.
Kur dëgjon një arsyetim të tillë pyet: por përse duhet një arsyetim? Si kanë ardhur punët, është më mirë që kjo qeveri të mos japë asnjë shpjegim për punët që bën sepse ajo punët e këqija i bën që i bën, ndaj dhe nuk është nevoja të fyhen kaq keq njerëzit në inteligjencën e tyre.
E gjitha është një demagogji e keqe për të fshehur projektin e rrezikshëm të importimit të plehrave nga Italia dhe vende të tjera të zhvilluara në Shqipëri, një projekt që e dinim të vdekur qysh në 2004-n.
Ai duhet ndaluar me të gjitha mënyrat, në radhë të parë me anë të vetëdijesimit të qytetarëve shqiptarë, duhet organizuar edhe një herë shoqëria civile, në qoftë se projekti s’mund të ndalet politikisht, për të ndaluar shitjen e mëtejshme të interesave të vendit në formën më të keqe të mundshme, atë të helmimit të tokës dhe ajrit të tij me mbeturinat e të tjerëve./Shekulli
Komentet