Tunelet nëntokësore, ku gladiatorët dhe kafshët e egra qëndronin para se të nxirreshin në dyluftime në arenën e Koloseumit në Romë, tashmë janë të aksesueshme si kurrë më parë, falë një restaurimi të financuar nga gjiganti i këpucëve ”Tod’s”.
“Ka qenë një punë shumë komplekse”, tha mbikëqyrësja e parkut arkeologjik Alfonsina Russo duke folur për restaurimin.
Në këtë restaurim morën pjesë mbi 80 specialistë, përfshirë arkitektë, restaurues, gjeologë, fizikanë, topografë, inxhinierët dhe punëtorë.
“Kjo pamje e re befasuese e hipogjeumit është dëshmi e gjithë asaj që është zhvilluar nën arenën e madhe të Amfiteatrit nga përurimi i saj në vitin 80 pas Krishtit deri në spektaklin e fundit, në vitin 523 Pas Krishtit, është një monument brenda monumentit, tani i vizitueshëm në një pasarelë gjarpëronjëse prej 160 metrash.