Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve
TIRANË – Disa qytete të Shqipërisë janë përfshirë nga reshje të shumta shiu, ku si pasojë janë bllokura disa akse rrugore dhe në disa zona ka patur përmbytje. Situata më e rënduar mësohet se është në qytetet Durrës, Lezhë dhe Fushë Krujë.
Pas situtatës së krijuar për shkak të reshjeve, pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave. Sipas Ministris së Brendshme, Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.
Reshjet kanë nisur nga orët e para të natës, ndërkohë situatë problemetakie është paraqitur fillimisht në autostradën Tiranë-Durrës e cila ka mbetur e bllokuar për pak kohë.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Shqipërisë, reshjet e dendura do të vazhdojnë të jenë prezente deri ditën e enjte të kësaj jave.
Komentet