Voal – Në nderim të lirisë së shprehjes, të atyre që japin alarmin, të atyre që guxojnë, pa marrë parasysh rrezikun, më 23 shtator në orën 18:00 me inisiativë e Reporters without Frontiers – të Reporterve pa Kufij do të inagurohet në Qendrën Pompidou në Paris në shesh projekti artistik “Anything to say ?”
Anything to Say përpara se të paraqitet më 23 – 27 shtator në Centre Pompidou, ka bërë xhiron e saj në shumë metropole europiane si në Berlin, Drezden e Gjenevë.
Kjo skulpture e frymëzuar nga Charles Glass, autor, gazetar dhe broadcaster është zbatuar artistikisht nga Davide Dormino, të cilët besojnë në fuqinë që ka arti publik. Skulptura është një monument i fjalës të lire që i fton të gjithë mbështetësit e lirisë të mirinformimit të marrin pjesë e ta vizitojnë. Monumenti përbëhet nga tre statuja të formatit jo të madh frut i punës një vjeçare të artistit, të cilët kanë sakrifikuar lirinë e tyre në të mire të informimit të publikut. Pranë tyre ndodhet një karrige e katërt bosh në pritje të ndonjërit prej nesh. Karrigia e katërt bosh është në pritje të guximtarëve. Mos ngurro dhe zëre atë vend. Karrigia ndërkohë ka kuptim të dyfishtë. Mund të jetë e rehatëshme, por mund të jetë edhe një pidestal që të ngre lart, që të bën më të shikueshëm, pa marrë parasysh kërcënimet dhe gjykatësit. Por që të veprosh të duhet kurajo, trimëri, prandaj po munde, bëhu trim, dhe ngjitu në karriken e katër që na pret ne.
Anything to say?”portretizon tre figura të dashura dhe të urrejtura njëkohësisht, të cilët humbën rehatinë personale për të thënë e mbrojtur të vërtetën. Të tre statujat i takojnë tre personave realë të ndjekur penalisht, të dënuar apo viktima të proceseve gjyqësore të cilët janë shumuar shumë në vitet e fundit, si në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë. Ata janë Julian Assange, Edward Snowden dhe Chelsea Bradley Manning. Dhe RSF, Organizata e Reporterëve Pa Kufij e ka mbështetur këtë inisiativë me qëllim sensibilizimin e opinionit publik. Kësaj here në bashkëpunim me Qendrën Pompidu ka organizuar vendosjen e skupturës të Davide Dormino në një shesh të hapur e ndërkohë na fton të gjithëve, kush ka mundësi, apo edhe kalimtarëve që do të ndodhen aty rastësisht që me një xhest simbolik të ngjiten në karrigen e katërt si aktin e marrjes të përgjegjshmërisë të të folurit publik si dhe vullnetit për të marrë në mbrojtje të drejtat universale, siç është e drejta e mirinformimit dhe lirisë së shprehjes në të mirë të paqes.
RSF e ka mbështetur këtë inisiativë në nder të këtyre alarmdhënësave si një projekt artistik që mobilizon qytetarinë.
Ata folën dhe po paguajnë për këtë

Julian Assange, lindur më 1971, botues dhe gazetar, i njohur me të famshmin WikiLeaks që e themeluan mën 2006. WikiLeaks u fut në qendër të vemendjes pas publikimit të dokumentave diplomatike dhe ushtarake të SHBA të lëshuara nga Chelsea Manning.
« Ta mbash njeriun të paditur, injorant, do të thotë ta vendosësh në kafaz.»

Chelsea Manning, lindi në 1987, ka marrë pjesë në ushtrinë e SHBA në Irak si analist i shërbimit inteligjent. Manning ka patur akses në database të klasifikuara si sekrete dhe ia ka dhënë ato në vitin 2010 WikiLeaks-it.
« Jam një person të cilit i pëlqen të dijë se si funksionojnë punët. Dhe si analist unë gjythmonë synoj të zbuloj të vërtetën.»

Edward Snowden, i lindur në 1983, një profesionist kompiuterash Amerikan. Ai ka punuar për CIA (Central Intelligence Agency), dhe DIA (Defense Intelligence Agency) si dhe privatisht si kontraktor inteligjence për Dell, brënda National Security Agency në Japoni. Në vitin 2013, ai leshoi për shtypin shumë dokumenta të NSA.
« Unë nuk dua të jetoj në një botë ku çdo gjë që unë bëj e them të regjistrohet..» /



Përktheu dhe përgatiti për botim Elida Buçpapaj
Komentet