Voal – Zëri i Shqiptarëve duke iu referuar RSF raporton njoftimin e kësaj organizate si më poshtë: Reporters Sans Frontieres më 17 Nëntor i dha Çmimin e Lirisë 2015 drejtorit të të përditshmes turke Cumhuriyet Can Dündar, i cili ne na kishte treguar se rrezikonte burgun.
Dhe makthi u kthye në një realitet: Dündar dhe përfaqësuesi I tij në Ankara, Gül Erdem, u arrestuan në mbrëmjen e 26 Nëntorit. Arsyeja ? Sepse kishin zbuluar se shërbimi sekret turk u kishte dhënë armë grupeve islamiste siriane. Akuza për spiunazh dhe terrorizëm, bën që ata të rrezikojnë burgimin e përjetshëm.
RSF ka dalë me peticion për lirimin e dhe bën thirrje që t’i bashkohemi gazetarëve Günter Wallraff dhe Carl Bernstein, intelektualëve Noam Chomsky dhe Edgar Morin, pianistit Fazil Say, ekonomistit Thomas Piketty në apelin për lirimin e Can Dündar dhe Erdem Gül.
Nënshkruani peticionin drejtuar presidentit Erdogan për lirimin e dy gazetarëve turq.
http://rsf.org/petitions/turquie/petition.php?lang=fr.
Ju falenderoj përpara për mobilizimin tuaj me ne.
Johann Bihr
Përgjegjës për zyrën e Europës Lindore dhe Azisë »
Komentet