Diaspora e Partisë Demokratike në Kanada ka reaguar në lidhje me reportazhin e Rai3 i cili sipas tyre ka zbuluar dështimet e qeverisë së Republikës së Shqipërisë në kyre me Edi Ramën, institutit të SPAK-ut dhe ndikimin negativ të ambasadorëve në Tiranë në çështje të brendshme të Shqipërisë të cilët qëndruan vazhdimisht në mbështetje të një regjimi korruptiv dhe kriminal të udhëhequr nga Edi Rama.
Në qëndrimin e tyre publik, diaspora e PD në Kanada ‘kërkon që drejtësia të vihet në vend, ku SPAK të ruaj pavarësinë institucionale duke u larguar me rreptësi nga ndikimet politike dhe diplomatike dhe që Shqipëria të çlirohet nga kthetrat e këtij regjimi të korruptuar dhe kriminal’.
Qëndrimi i Diasporës së Partisë Demokratike në Kanada në lidhje me raportin e RAI 3:
Raporti i fundit i RAI 3, me një kohëzgjatje prej 70 minutash e 5 sekondash, ka zbuluar një të vërtetë të hidhur për situatën aktuale në Shqipëri. Ky dokumentar ka vënë në pah: dështimet e qeverisë së Republikës së Shqipërisë në kyre me Edi Ramën, institutit të SPAK-ut dhe ndikimin negativ të ambasadorëve në Tiranë në çështje të brendshme të Shqipërisë të cilët qëndruan vazhdimisht në mbështetje të një regjimi korruptiv dhe kriminal të udhëhequr nga Edi Rama.
Edi Rama përveç dështimit në udhëheqjen dhe në zhvillimin e Republikës së Shqipërisë – por në udhëheqje të sukseshme të krimit të organizuar – vazhdon të mos arrij më ta menaxhoj vetën duke shpalosur kontradikta të cilat e akoma e më shumë vërtetojnë veprimtarinë dhe kontributin e tij në konsolidimin e regjimit korruptiv dhe kriminal.
Ai ka pranuar haptas veprimet e tij të dyshimta dhe të dëmshme gjatë intervistës së tij, të cilat Shqiptarët tash 11 vitë janë duke i përjetuar si në nivel ekonomik ashtu dhe në nivel social. Raporti i RAI 3 ka nxjerrë në pah një mekanizëm ndërkombëtar kriminal që e mban në pushtet një figurë të tjetërsuar si Rama. Tashmë është më shumë se e kuptueshme që pushtetin e tij e financojnë grupe të të cilave nuk duhet ti preket veprimtaria e tyre kriminale.
Në rastin e shpalosur në raportin e RAI3, kjo marrëdhënie kriminale e dy shteteve fqinjë shkon përtej të majtës dhe të djathtës. Kjo marrëdhënie kurorëzohet në pushtetin kriminal dhe korruptiv, por e gjitha e veshur me petkun e solidaritetit. Ne jemi të vetëdijshëm që solidariteti kriminal është zingjir i padukshëm që lidh interesat e errëta të disa grupeve kriminale, të cilat aktivisht e pengojnë drejtësinë dhe e shkatërrojnë të ardhmën e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.
SPAK, si organ i drejtësisë penale në Shqipëri, ka autoritetin dhe kompetencën për të hetuar dhe ndjekur penalisht çdo zyrtar të lartë, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Provat e shpalosura në raportin e RAI3, në gjykimin tonë, janë mëse të mjaftueshme për të filluar hetimin mbi Edi Ramën, por e gjitha kjo bazohet në pretendimin që SPAK të kërkoj heqjen e imunitetit ndaj Edi Ramës dhe nga ana tjetër kjo kërkesë të votohet nga deputetët e parlamentit të Republikës së Shqipërisë. Por duke marrë parasysh ndikimin e regjimit kriminal dhe ndikimin politik mbi deputetët, mbi SPAK, jemi të vetëdijshëm që është e vështirë të ndodhë hetimi dhe procedimi i Edi Ramës.
Diaspora e Partisë Demokratike në Kanada është thellësisht e shqetësuar për situatën e krijuar në Shqipëri dhe për rolin e Edi Ramës në këtë kontekst. Edi Rama dhe mbështetësit e tij si ata kombëtar dhe ndërkombëtarë janë duke e përdorur Shqipërinë si një mjet për përfitime personale, duke e lënë vendin tonë të mbetet jashtë rrugës së integrimit evropian.
Ne kërkojmë që drejtësia të vihet në vend dhe që Shqipëria të çlirohet nga kthetrat e këtij regjimi të korruptuar dhe kriminal. Për të arritur këtë, ne bëjmë thirrje publike që:
SPAK të ruaj pavarësinë institucionale duke u larguar me rreptësi nga ndikimet politike dhe diplomatike;
Të ngrihet një sistem qartë për deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë dhe verifikimi u tyre nga agjenci të pavarura.
Shoqëria civile dhe media të konsolidojë pavarësinë e saj duke u larguar nga ndikimet politike dhe të veprojnë në mbrojtje të interesave të qytetarëve Shqiptar dhe jo të agjendave politike në mbrojtje të individëve me prapaskenë kriminale.
Të hartohen dhe zbatohen ligjet dhe strategjitë antimafia dhe të konfiskohen pasuritë e përfituara nga krimi i organizuar.
Të shqyrtohen dhe modifikohen marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen me deportimin e emigrantëve në Shqipëri, për të siguruar që janë të gjitha në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.
Të konsolidohet bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për të siguruar që politikat e migracionit të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të përfshijnë mbështjetje për integrim ekonomik dhe social të të deportuarve.
Të garantohet e drejta e votës së diasporës Shqiptare. sn