Voal – Shqipëria është kufiri i ri i pensionistëve italianë. Në Tiranë dhe Durrës vijnë pensionistët që jetojnë në minimumin e jetesës në Itali, por që në Shqipëri në fakt ndihen dhe bëjnë si të pasur.
Vetëm 1 orë larg shtëpisë, thuhet në reportazhin e përgatitur nga Rai3, ata ndihen të pasur.
Në Shqipëri një kafe kushton 40 centë euro, qiraja mujore e një banese është 150 euro, ndërsa pa frikë me 50 euro në muaj paguhet, uji dhe energjia elektrike.
Dhe ja, me një pension që minimumi është 500 euro dhe në Itali nuk ja del dot, në Shqipëri në fakt gjendet thesari dhe ku mund të jetosh pa asnjë problem.
Komentet