Djali i Irfan Hysenbelliut: Kemi gjysëm miliard euro pasuri, vetëm një orë më kushton 40 mijë euro. Jemi si Berlusconi dhe Trump
Reportazh në Shqipëri i RAI2 me trashëgimtarët e pasur shqiptarë
DITA 1
“E kujtoni akoma anijen “Vlora” që në vitet 90′ erdhi në Itali me mijëra shqiptarë? Këtu ndryshuar gjithçka”. Me këtë fjali e nisi aventurën e tij në Shqipëri gazetari italian Enrico Lucci shoqëruar nga një kamera dhe një mikrofon, për materialin “Si jetojnë milionerët shqiptar”, në programin “Nemo” në “Rai 2”. Për të treguar ndryshimin e madh që ka pësuar Shqipëria e varfër e viteve 90′, gazetari shkoi mik në shtëpinë e një prej familjeve më të pasura të vendit, familjes Hysenbelliu. Kryefamiljari Irfan Hysenbelliu është pronar i disa bizneseve por edhe mediave. Ai zotëron firmë ndërtimi, fabrikë birre, hotele dhe një grup të suksesshëm mediatik që përfshin “News 24”, “Gazeta Shqipare” e “Balkanweb” si dhe gazetën “Panorama”. Por më të detajuar jetën e tyre e ka shpjeguar për mikun italian, i biri futbollist, Oni Hysenbelliu.
“Merremi me ndërtim, kemi hotele, restorante, një universitet, fabrikë birre, vere, uji, 3 gazeta, një revistë, një televizion, një radio, tre komplekse pallatesh, një resort në det…”
Më tej ai i tregon orët e dorës, por jo të gjitha, ato më të preferuarat. Vëtëm njëra prej tyre kushton 40 mijë euro.
Fatmiri pranon se janë ndër më të pasurit në Shqipëri pasi nuk i pëlqen që ta quajë veten më i pasuri. Pyetjes së gazetarit se si arriti i ati të bëjë këtë pasuri, ai i përgjigjet: “Nuk ka qenë e lehtë. E ka nisur punën me njerëz nga Izraeli”. Gazetari gjithashtu e pyet Fatmirin, nëse ka ambicie të bëhet një ditë president.
“Tani jam akoma i ri. Në të ardhmen, kurrë s’i dihet. Si Berlusconi në Itali apo Trump në Amerikë, kjo ndodh sepse dikush që ka bizneset e tij, kupton se si ecën përpara ekonomia”.
E pas kësaj bisede në shtëpi, nis aventura shqiptare e Enrico Luçit, si miku i një prej djemve më të pasur në Shqipëri. Ata shëtisin me makinat e shtrenjta, njëra prej të cilave kushton 250 mijë euro. Fatmiri i thotë se ka porositur një tjetër që kushton rreth 150 mijë euro. Ai tregon se në kompleksin e pallateve në kryeqytet, ka mbajtur për vete dy katet e fundit dhe po bën gati aty shtëpinë e tij rreth 1 mijë metra katrore, përshirë pishinë, kalçeto, fushë basketbolli etj. Më vonë ata nisen drejt Durrësit për të parë resortin e familjes Hysenbelliu.
“Kam rreth 300- 400 palë këpucë por nuk i vesh të gjitha. Pasuria jonë shkon në gjysmë miliardë euro”
Përveç resortit të Fatmirit, në Durrës gazetari viziton edhe hotelet e miqve të tij, njëri prej të cilëve siç shihet në video, është djali i biznesmenes Shefikat Ngjela, Tedi Ngjela ndërsa tjetri, i biri i biznesmenit Luan Bregasi.
DITA 2
Oni shkon ta marrë gazetarin me një tjetër makinë luksi dhe me një orë dore që kushon 20 mijë euro. Ata bëjnë një xhiro në universitetin “Luarasi”.
“Do të më pëlqente që edhe pjesa e tjetër e Shqipërisë të pasurohej bashkë me mua. Më pëlqen t’i shoh edhe të tjerët të ecin përpara, jo vetëm veten”.
Ndalesa e radhës është në “News 24”, ku gazetari falenderon Fatmirin duke i thënë me shaka: “Kur të mos më dojë më njeri në Itali, unë do vij këtu të bëjmë një televizion të paparë”.
Mbrëmja i gjen në pjesën më interesante të Tiranës, në jetën e natës. Për këtë “shëtitje” Fatmiri mban në dorë një orë që kushton 40 mijë euro. Ata porosisin shampanjë që kushton 380 euro shishja, ndërsa Fatmiri thotë se dëshiron të porosisë 10 te tilla.
DITA 3
Nis me një ndalesë në aereoport, ku Fatmiri ka parkuar helikopterin e tij. Xhiroja e të dyve me helikopter ndërpritet pasi gazetari ka frikë ta çojë deri në fund. Për më shumë, ndiqni videon.
Fatmir Hysenbelliu është shndërruar në personazhin më të klikuar të mediave sociale dhe portaleve online.
Disa fotografi të realizuara rastësisht nga kalimtarë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ndërsa dilte nga një makinë e veçantë e markës “McLaren” 570 gt, bënë xhiron e rrjeteve sociale për shumë kohë.
Fama e tij u pikas edhe nga gazetari i famshëm italian Enrico Lucci, që siç do të shprehej gjatë vizitës së realizuar pak kohë më parë në Shqipëri, “investigoi” më shumë rreth Fatmir Hysenbelliut dhe mësoi se ai ishte djali i biznesmenit të suksesshëm, Irfan Hysenbelliu.
Fakti që në pronësi të tyre është edhe “Birra Korça”, e themeluar në vitin 1928 nga investitori italian Umberto Umberti si edhe që më herët Fatmir Hysenbelliu ka qenë pjesë e ekipit të futbollit të Barit në Itali, ishin të mjaftueshme për Luccin që të nisej drejt Tiranës.
Dhe pikërisht dje ish-drejtuesi i emisionit investigativ “Le Iene” në Italia 1, sot drejtues i emisionit “Nemo” në Rai2 transmetoi në orën 21:20 emisionin e tij kushtuar zhvillimit të elitës ekonomike shqiptare, duke sjellë si shembull suksesi pikërisht Irfan dhe Fatmir Hysenbelliun.
Reportazhi për Shqipërinë nis me eksodin e shqiptarëve dhe më pas një Shqipëri ndryshe që prezantohet nga Tirana e vitit 2017.
Pamjet që televizionet italiane transmetonin 25 vite më parë kur shqiptarët zbrisnin në brigjet e Italisë me anije, nuk janë harruar. Por që prej asaj kohe, Shqipëria nuk është më e njëjta. Për të pasqyruar Shqipërinë ndryshe, Shqipërinë e vitit 2017, gazetari i njohur italian, Enrico Lucci, përcolli për publikun italian rastin e Fatmir Hysenbelliut, të cilësuar në emision si shembull të suksesit të biznesit në Shqipëri.
Hysenbelliu ka treguar për shikuesit italian suksesin e bizneseve të shumta të familjes Hysenbelliu, duke nisur nga ndërtimet, hoteleria, fabrikat e “Birra Korça”, verës “Egnatia”, uji “Fab”, universitetin “Luarasi”, gjigandin mediatik “Focus Group” ku përfshihen “News24”, “BalkanWeb”, “Gazeta Shqiptare”, “Radio Rash” si edhe grupin “Panorama”.
Lucci e krahason familjen Hysenbelliu me familjen Agnelli të Italisë. Ndërsa nuk mungon as krahasimi me Berlusconin. Madje Lucci e ka pyetur trashëgimtarin Hysenbelliu nëse në një të ardhme do të bëhej president i vendit, referuar manjatit Donald Trump.
DIALOGU
Gazetari: Duke parë që bota tani është në dorë të miliarderëve, ti do të synoje të bëheshe president i Shqipërisë?
Fatmir Hysenbelli: Tani jam i ri…nuk dihet kurrë si do të jetë e ardhmja. Unë mendoj se kjo…ashtu si Berlusconi në Itali, apo Trump në Amerikë, ndodh sepse dikush që ka bizneset e tij e kupton se si shkon përpara ekonomia.
Gazetari: Pra, do të qeverisemi të gjithë nga miliarderët.
***
Një ndalesë e tyre ka qenë edhe tek kompleksi turistik në Durrës i familjes Hysenbelliu, ku Fatmiri ka treguar planet për të ardhmen. Po kështu gazetari Lucci ka vizituar edhe televizionin “News24”, si pjesë e “Focus Group”.
Hysenbelliu foli për ngritjen e biznesit nga babai i tij Irfan Hysenbelliu si dhe punën që është dashur për të ngritur dhjetëra biznese. Nuk kanë munguar as batutat dhe momentet e humorit mes tij dhe gazetarit italian, shkruan BalkanWeb. Edhe pse i ri Fatmir Hysenbelliu thotë se i pëlqen të ndihmojë të tjerët jo me lëmoshë por duke i siguruar një vend pune.
Pak javë më parë, gazetari Lucci, vizitoi mjediset e televizionit News24, gjatë punës për reportazhin ku tha se e sheh Shqipërinë si një vend me rritje të fortë ekonomike. Lucci tha se do t’iu tregojë italianëve që Shqipëria e vitit 1990 nuk ekziston më.
Për gazetarin Lucci elita ekonomike, është themeli për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Komentet