Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sërish sot një deklaratë të fortë teksa ka kërcënuar maxhorancën se nëse nuk miraton amendamentin e vetingut në politike, atëherë ai ka premtuar se “djemtë do të rrëmbenin armët dhe do i zhduknin socialistët si minj”.
Në Parlament ai është zotuar para deputetëve, duke thënë se “po ju jap fjalën e nderit”, se shqiptarët do e hedhin zgjedhën e krimit me çdo çmim dhe kjo do të behet “dhemb për dhëmb”.
“Mos vazhdoni kështu miratoni amendamentin, ju jap fjalën e nderit që nuk do të jetë larg dita kur në rrugë dhe sheshe do të ushtojë, “o djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.
Dhe do zvarriteni rrugëve dhe do zhdukeni si minj, se shqiptarët do hedhin zgjedhën e krimit me çdo çmim. Ose në mënyrë të ligjshme ose dhemb për dhëmb dhe pastaj do i kujtoni këto fjalë, por do jetë vonë”, tha sot Berisha.
Por pas kësaj deklarate të fortë, kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi ka kërkuar nga Grupi Parlamentar i PD-së që të distancohet nga këto thirrje.
“Hera dytë që pardoni fjalët e partizaneve, ‘o djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri’. Por i kërkoj grupeve parlamentar të distancohen nga këto thirrje”, tha Ruçi.
Fill pas Ruçit, kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen e seancës dhe ka kërkuar që të merren masa ndaj deputetit, Sali Berisha, për thirrje antikushtetuese në parlament.
“Kërkoj që të merren masa ndaj deputetit Sali Berisha për thirrje anti-kushtuese në Parlament”, tha Balla.
Replikat pas nisjes se seancës plenare
Balla: Për sa i përket rregullores së Kuvendit, unë do t’i bëja thirrje PD dhe Grupit të saj Parlamentar… Dje kryetari i PD kthehet në transportues vezësh, ndërsa sot ish-kryeministri i vendit bën thirrje për dhunë, këto janë të papranueshme unë besoj se ende brenda PD ka mbetur shtetarizëm për t’u distancuar nga kjo dhunë e pashembullt dhe nga ky fjalor politik që aspak nuk i bën mirë Shqipërisë dhe rrugës sonë Evropiane.
Apeli im është që PD urgjentisht të distancohet nga këto thirrje, sikurse i bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që të Byroja e Kuvendit të shqyrtojë kërkesën tonë, si dhe kërkesën e depozituar dje nga deputetit të PD dhe Lulzim Bashës
Spaho: Nga frika se po ju vjen fundi i pushtetit kaloni në spektakle dhe butafori, nuk i shpëtoni dot as protestës së studentëve të qytetarëve të unazës së re, nuk e fshihni dot pas rastin e korrupsionit që ka shokuar edhe në SHBA. Sado që përpiqet Rama me urdhrat që u jep ju, nuk ia del.
Vargjet e një këngë patriotike i konsideroni si thirrje për rrëzimin e rendit kushtetues. E keni kthyer në byro partie, ku propozoni të përjashtoni, po të kishit mundësi edhe gjithë grupin e opozitës. Nuk do arrini dot të mbyllni gojën e opozitës, do na keni kundër jush, jeni bërë e keqja më e madhe që vendi ka pasur, derisa ju të shporreni ne do të na keni këtu në këmbë.
Paloka: Eshtë këngë patriotike e kohës kundër turqve, jo si thatë ju këngë partizane, me tekst të Thanas Floqit, sa për pjesën tjetër, të jeni të bindur ju dhe ai që keni në krye se sot është vërtetë akt patriotik largimi një orë e më parë dhe çdo mënyrë e këtij që kemi kryeministër dhe kujtdo që do ta mbështesë atë., përjashtoni kë të doni, ky kryeministër do qërohet, më kot lodheni dhe bëni presion, nuk trembmi më askënd.
Gamoz Ruçi: Thirrja patriotike, o djem rrëmbeni pushkët, qoftë për pushtuesit osmanë, qoftë edhe pushtuesit gjermanë është kënduar nga atdhetarët dhe nga ne që jemi këtu. E përdorur në leksikun e debatit parlamentar në kontekstin e sotëm, është e papranueshme dhe duhen distancuar. Grupi PS ka bërë një kërkesë byroja do ta shqyrtojë.
Komentet