Voal – Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjuar akuzave të ish-Kryeministrit Berisha në sallën e Kuvendit. Tahiri foli për sukseset e Qeverisë Rama dhe për ish-Qeverinë Berisha.
“Ky njeri që dinte se im atë u merrka me drogë, nuk dinte që kishte baxhanak, dhe nuk ekzistonte Gërdeci në hartë. Nuk dinte që i biri, që e ka në shtëpi, merrej me tregti armësh dhe la 26 të vrarë. Refuzoj modelin e Berishës. Meqë ka pasur familjen e vet thuajse një bandë që merret me tregti armësh dhe e bija me sekserlliqe tokash mendon se të gjithë familjet janë marrë ashtu jo nuk është e vërtetë. Ti njeriu që di çdo gjë për familjet tona nuk dije asgjë për djalin e vajzën tënde?! Është e padrejtë të përgojosh. Je përgojorja më e shkëlqyer në parlament.
Unë detyrën time e jetoj për ti shërbyer njerëzve ti detyrën tëndë e ke për ti shërbyer yt biri e vajzës tënde. Ti ke modelin tënd. Kam shkuar në prokurori për djalin tënd, vajzën tënde, për disa ministra. Unë di që ke përfituar nga mungesa e sistemit të drejtësisë, dhe prokurorësi. Yt bir nuk është pyetur një herë të vetme. Ky që sot e keni bicim kryetari tek SHQUP e sot bën si gjel, kur u faktua vjedhja e rrugës së Kombit bënte si pulë. Ndërkohë që ky tjetri që e përjashtove nga lista e deputetëve dhe e vure diku tek siguria e bëre sepse nuk të mbrojti vajzën”, tha Tahiri në Kuvend.
Komentet