Voal – Rëndohet ndërkaq pozita e David Cameronit, kryeministrit britanik.
Hollësi të reja mbi skemën nëpërmjet së cilës babai Ian ia kishte mbajtur fshehur sistemit fiskal britanik. Shtypi zublon se Ian Cameron, vdekur më 2010, kishte dërguar prej vitit 1982 shuma të majme parash në Amerikën Qendrore të kompanisë së tij Blairmore Holdings – me dhjetëra emra të rremë në Karaibe.
Ndërkohë përballë pyetjes nëse pjesë të thesarit të familjes janë ende në nëntokën e Panamasë, pak janë pak ata që bëlbëzojnë përgjigjen e kryeministrit: “Është çështje private”. Emrat e eksponentëve dhe dhuruesve të Partisë konservatore britanike dalin tashmë në media.
Pyetja shtrohet, po a është çështje private, kur kryeministri i Britanisë të Madhe del se ka fshehur të ardhurat dhe nuk ka paguar taksa. A mund ta zgjidhë problemin faktin se i jati ka vepruar në fshehtësi të të birit. Cameron është vëllai i vogël, dhe i treti në katër fëmijë, dy motra dhe dy vëllezër. Vëllai tjetër i Cameron është një nga avokatët më të mëdhenj të Anglisë.
Komentet