Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar në emisionin “Log.” në ABC, se do të pranojë të kandidojë nën siglën e Partisë Demokratike nëse baza thërret emrin e tij. Sipas tij ai do të japë kontributin e vet për kandidaturën por edhe për ndihmesa të tjera brenda Partisë Demokratike.
“Baza nuk mund të çojë pa dëshirë. Baza kontakton dhe më pas dërgon emrin. Nëse do të duhet kontributi im për çfarëdolloj nevoje, qoftë edhe për kandidaturën. Unë jam i pranishëm.” tha Ilir Alimehmeti.
Megjithatë Sali Berisha deri më tani ka thënë se garat kryesisht janë fituar nga figura me natyrë politike. Alimehmeti pranoi se ka pasur një takim pune kokë më kokë me Berishën, megjithatë nuk dha detaje të tjera rreth këtij takimi.
TAKIMI KOKË MË KOKË ME BERISHËN:
A do jetë mjeku Ilir Alimehmeti kandidat i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Tiranë? Kjo pyetje iu i është bërë së fundmi Sali Berishës, me këtë të fundit që ishte i dyzuar në përgjigjen e tij. Ai tha se më herët PD e ka fituar Tiranën me persona me profile politike. Edhe pse nuk dha një përgjigje direkte, u duk se Berisha i qëndron bindjes së tij se Tiranën mund ta marrë përsëri me kandidat politik.
I ftuar në emisionin “Log.”, mjeku Alimehmeti theksoi se në PD sipas udhëzimeve të reja, favorizohen figurat politike. Ai sqaroi se së fundmi ka zhvilluar një takim me Sali Berishën, por nuk ka preferuar të komentojë më shumë, megjithatë theksoi se ishte një takim pune.
A favorizon PD deputetët, figurat politike?
“Janë zgjedhje brenda partisë. Ka kësaj here edhe imput nga simpatizantë nuk është vetëm anëtarësia. Gjithmonë brenda partie favorizohen njerëzit brenda partisë se kanë lidhje më të forta dhe më të vjetra. Nuk kas asgjë të keqe. Udhëzimi është votuar me shumicë në Këshillin Kombëtar. Është diskutuar. Udhëzimi thotë të qartë këtë. Kur ka një votim është ajo gjëja që vendos”
Berisha tha se ka fituar me fituar politika ? A i ke thënë Berishës së çfarë ishte ajo deklaratë? Sali Berisha i pret krahët Alimehmetit kështu u komentua?
“Kam kontakt direkt me Sali Berishën. Bisedat private nuk i bëj publike. Janë kokë më kokë private dhe nuk ka arsyetime për t’u bërë publike. Diskutim mes “gentleman-ëve”. Ne flasim për shumë gjëra të ndryshme. Ishte bashkëbisedim pune ishte, patjetër. Është një parti ku kemi vendosur të shkojmë me votë. Fiton shumica.” tha mjeku Alimehmeti.
A ka gisht ndonjë aleat i PD në spostimin e Alimehmetit?
“Është diçka që nuk e di. Nuk ka kandidaturë. Janë dy të panjohura.”
Si duhet zgjedhur kandidati për Tiranën?
“Primare mbetet brenda partisë dhe simpatizantët. Në primare nuk marrin dot pjesë shumë njerëz. Se për shembull në KQZ votat që marrin. Votat e anëtarësisë janë shumë më të ulëta. Ndërsa sondazhi me metodologji të duhur.”
I PARI NË SONDAZHET ONLINE:
Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti prej disa ditësh po kryeson sondazhet e zhvilluar online në media të ndryshme për garën e mundshme për bashkinë e Tiranës, nga radhët e opozitës. Ai i ka shpjeguar votat pro tij, me faktin se njerëzit duan një figurë ndryshe.
“Sondazhi im është shumë në tokë. Është në ecje në rrugë me njerëzit. Këto janë ata që duan të vetë shprehen. Ka një lloj interesi. Kryesisht nga kërkesa e një figure ndryshe.“ tha Ilir Alimehmeti.
Mes të tjerash ai thekson se në popullaritetin e figurës së tij ka ndikuar edhe daljet publike në kohë e pandemisë duke dhënë këshilla për qytetarët.
“Nuk ka qenë kërkesa ime për tu bërë sondazh. Patjetër se pandemia ka ndikuar me daljet e mia. Ekzistojnë momente në jetë që bëjnë ndryshime në shkallën e shërbimit komunitar. Në fund fare për ata bëhet fjalë sa i shërben komunitetit.” tha mjeku i njohur./abcnews
Komentet