Kur shkojmë në supermarket shohim një varietet pijesh në shishe shumëngjyrëshe, përfshi ujë natyral, ujë me gaz, soda, pije me gaz, lëngje frutash, pije sportive etj. Po cila pije është më e përshtatshme dhe si ta konsumojmë atë?
Çdo ditë duhet pimë ujë, pasi uji është bazë e rëndësishme për qarkullimin. Pa ushqim mund të mbijetojmë për pak javë, por pa ujë nuk mund të rezistojmë më shumë se 1 javë. Disa mund të pyesin se pse uji është më i rëndësishëm se ushqimi?
Në ujë përfshihen disa minerale të cilat nuk sigurohen nga ushqimet. Uji është burimi i jetës, për shkak të funksioneve të tij.
Në përgjithësi, trupi i njëriut formohet nga kockat, muskujt, lëkura, qimet, organet e brendshme etj. Por baza e materialeve e këtyre organeve të brendshme është edhe uji. Gjaku, pështyma, lëngu i stomakut, lëngu i pankreasit etj., janë përbërë kryesisht nga uji. Për një person të rritur normal, uji zë 65% të peshës së tij. Për shembull, 83% e gjakut është ujë, 74% e trurit është ujë, 22% e kockave është ujë. Uji luan rolin e rëndësishëm për metabolizimin dhe reagimet fiziologjike të trupit. Uji mund të ndihmojë tretjen, sekretimin, ekuilibrimin e temperaturës së trupit, furnizimin e gjakut etj.
Ndryshimet mes ujit mineral, të pasuruar dhe të rubinetit
Uji mineral përfshin materialet më të pasura minerale se uji i pasuruar dhe ai i rubinetit. Por këto materiale brenda ujit nuk janë burimet kryesore të minerale për trup. Elementi më i rëndësishëm i ujit është siguria dhe higjiena, por jo elementet përbërës të tij.
Pirja e ujit është për të plotësuar nevojat trupore për ujë. Çdo ditë, nëse i përmbahemi një dietë të përshtatshme, marrim vitaminet e minerale të mjaftueshme, nuk është domosdoshmërisht e nevojshme për ujë të pasuruar me minerale.
Ndryshimet mes ujit mineral dhe uji i burimit
Uji mineral duhet të përputhet me standardet e një vendi. Ai duhet të përmbajë materiale dhe elementet gjurmë. Uji mineral duhet të jetë uji natyror. Për ujin e burimit, elementet kimike, temperatura e ujit, sasia e ujit duhet të jenë të qëndrueshme relativisht. Por këto elemente nuk arrijnë në standardet e ujit mineral.
Uji i pasuruar është uji që i është shtuar minerale, si kalium, sodium, kalcium, magnez etj.
Pijet e ndryshme s’mund të zëvendësojnë ujën e përditshëm
Në verën e nxehtë, pijet e ëmbla dhe të ftohta, veçanërisht pijet e gazuara preferohen shumë nga shumica, por këto pije nuk mund të konsumohen çdo ditë dhe nuk mund të zëvendësojnë ujën e përditshëm.
Së pari, ndër materialet ushqyese e nevojshme, karbohidratet si drithërat e ndryshme mund të ofrojnë glukozën e nevojshme për trupin tonë. Është e panevojshme që të marrim sheqer të tepërt, që nuk favorizon shëndetin e trupit. Sipas sugjerimeve nga OBSH-ja, energjia e sheqerit të konsumuar duhet të jetë nën 10% të energjisë së përgjithshme të trupit. Nëse çdo ditë duhet të konsumojmë ushqimet me energji të përgjithshme prej 2000 kilo-kalori, sasia maksimale e sheqerit duhet të jetë afro 50 gramë. Një shishe koka-kola përfshin afro 40 gramë sheqer. Përveç një shishe koka-kola, nëse konsumojmë një akullore ose një ëmbëlsirë të tjetër, sasia e sheqerit të konsumuar do të kalojë kufirinë e sugjeruar nga OBSH-ja. Nëse është e mundur duhet të kontrollojmë përqindjen e energjisë së sheqerit nën 5% të energjisë së përgjithshme. Sipas studimeve të mëtejshme, me rritjen e konsumit të sheqerit, mund të shtohen rreziqet e mbipeshës, kariesit dhe sëmundjeve të tjera kronike. Mbikonsumi i sheqerit mund të shkaktojë humbjen e vitaminave dhe mineraleve, duke shkaktuar problemet e ndryshme si dobësim etj. Si rezultat, nuk sugjerohet konsumi i pijeve të ëmbla në vend të ujit. Lëngjet e frutave, qumështi dhe kafeja mund të konsumohen së bashku me ushqimet e tjera në mëngjes. Këto pije mund të shtojnë jo vetëm shijen, por edhe materialet e pasuar ushqyese.
Në verë, djersitja mund të shkaktojë humbjen e lëngjeve, mineraleve dhe elementeve gjurmë nga trupi. Përveç ujit të zakonshëm, mund të pimë ujë me limon, çaj etj., për të zëvendësuar këto elemente.
Funksioni i ujit me gaz
Uji me gaz është uji me bikarbonat natriumi. Tani në tregjet ekzistojnë dy llojë uji të gazuar: ujë me gaz natyror dhe ujë me gaz artificial.
Ujë me gaz natyror është një llojë uji mineral, ku përfshihen mineralet e karbonatit dhe elementet gjurmë. Këto materiale mund të përthithen më shpejt nga trupi ynë. Ujë me gaz artificial është ujë ku shtohet sodë. Uji me gaz natyror është më mirë për shëndetin e trupit, për shkak të PH-it të përshtatshëm të tij.
Pacientët e prekur nga sekretimi i tepërt i acidit gastrik mund të pinë shpesh ujë me gaz për të lehtësuar fenomenet e sëmundjes. Por personat me sekretimin e pamjaftueshëm të acidit gastrik nuk duhet të pinë shpesh këtë ujë, e cila mund të përkeqësojë fenomenet e tyre.
Kur duhet të konsumojmë pijet sportive?
Pijet sportive mund të konsumohen pas aktiviteteve të forta. Karbohidratet, kripërat inorganike dhe elementet e tjera ushqyese mund të plotësojnë materialet e humbura nëpër djerësitjes, duke rikthyer energjinë trupore dhe lehtësuar lodhjen pas sportit.
Por, pijet sportive janë të papërshtatshme për personat që nuk merren me sport dhe fëmijët, meqenëse në pijet sportive ka shumë sheqer, që i bën dëm shëndetit.
Metodat e konsumit të ujit
Disa mendojnë se nëse nuk ka lindur ndjenja e etjes, trupit tonë nuk i mungon uji. Prandaj, disa pinë ujë vetëm kur kanë etje.
Kjo s’është një metodë e shëndetshme. Por sinjali i etjes përfaqëson mungesën e ujit nga trupi ynë, prandaj është më e mirë që të pimë ujë para lëshimit të sinjalit të etjes. Përveç kësaj, nuk është metodë e shëndetshme që të pimë shumë ujë brenda kohës së shkurtër, meqenëse trupit i nevojitet kohë për thithjen e ujit dhe mund të shtohet ngarkesa e stomakut dhe e veshkave për thithjen e ujit brenda një kohe të shkurtër. (Xu Guang)
Komentet