Kryekreje theksoj se regjisura dhe aktrimi në këtë spektakël janë të klasit të parë. Shestimi regjisorial i komedisë brilante të Shelagh Stephenson, është prurje regjisoriale profesionale, ku spektakli ansambël, realizohet nga të gjithë komponentët e tij: regjisurë, aktrim, skenografi, kostumografi, muzikë, koeografi dhe plastikë. Gërshetimi i lojës realiste dhe groteske në funksion të njera-tjetrës si dhe mizanskenat e tilla, në fuksion të veprimeve psikofizike të përsonazheve, janë qasja e duhur regjisoriale, një ndër vlerat më të latta të spektaklit “Kujtesa e ujit”.
***
Ndërsa vështrimi regjisorial duke alternuar surealen me realen, ku nëna e vdekur shfaqet në subkoshienë të vajzave të saj herë si reale herë si fantazmë, është një gjetje e mrekullueshme artistiko-skenike që sfidon rutinoren dhe standarten që aplikohet në shumë raste në vepra të ndryshme ku i vdekurit shfaqet si fantazmë.
***
Kjo qasje buron nga teksti i komedisë, të cilën regjisoja Kostani e ka zbuluar dhe realizuar bukur. Komedia është e jahstëzakonshme. Ngjarjet, situatat, rrethanat shfaqen në kujtesën e personazheve, sidomos te tri motrat, në raport me nënën e tyre, me modelin e saj. Të tria janë karaktere të ndryshme, secila e spikatur, që kanë pothuajse të njejtin thelb si moral. Grindjet me njera- tjetrën për të vërtetat e thënieve sipas kujtimeve e perceptimeve të tyre, thënë ndryshe për të njejtën ngjarje, situatë a rrethanë, janë shkruar me mjeshtëri të lartë nga autorja Shelagh Stephenson.
***
Në qendër të komedisë janë problemet familjare në raport me nënë e tyre, por edhe me njera-tjetrën. Autorja i ka futur personazhet nëpër labinthe situatash komike me elemente dramatikë dhe tragikë, ku e qeshura komike, si dukuri estetike, jepet në kontrastin midis asaj që secila motër rrëfen ndryshe për të njejtën episod a ngjarje, ku prodhohet e qeshura komike.
***
“Kujtesa e ujit” e emërtua si komedi e zezë, paraqet një realitët të zi në rrfashin familjar dhe moral. Mund të pyes dikush përse i serviret publikut tonë. Paraqitja groteske e këtij realiteti të shëmtuar, e bën lexuesin apo spektatorin që, nga kuptimësitë e së keqes të nxjerr kuptimësitë e së mirës, ta refuzoje këtë realitet dhe këto personazhe.
*** Ky është mesazhi kryesor që i drejtohet shoqëirsë sonë sot, kur e pamoralshmja shitet si e moralshme, e shëmtuara paraqitet si e bukur, kur familja e shëndoshë ëhtë tronditur dhe në depression, nga amoraliteti dhe imoraliteti
*
Duke u rikthyer përsëri te spektakl i Kostanit nënvizoj se është e mrekullueshme loja e aktoreve dhe aktorëve: Olta Daku, Violeta Trebicka, Jonida Vokshi, Rajmonda Bulku dhe aktorëve Neritan Liçaj, etj. Mjeshtëria e aktimit ëshë në nivel te lartë. Didëro do të thoshte: “Ka tre njerëz, i natyrës, autorit dhe aktorit. Njeriu i jetës është më pak i përsosur se njeriu i autorit, njeriu i autorit është më pak i përsosur se njeriu i aktorit”. Aktori i jep jetë personazhit, shpirt e gjak nga vetja, çka është më i përsosur se dy të parët.
***
Merr kënaqësi të lartë nga interpretimi i Olta Dakut në rolin e Terezës, veprimet psikofizike të saj janë artistike dhe estetike, edhe kur flet thjeshtë, pa ngarkesë emocionale, por edhe kur ka të tilla ngarkesa madje edhe kur bërtet, ulurinë, kur ironizon, qesh e përqesh, kur kalon nga një situatë në tjetrën, kur vrapon si e çmendur në skenë; loja e saj nuk ka asnjë element iritimi te spektatori, asnjë bezdisje, sepse ajo ruan sensin e masës edhe kur uluret, e cila është artistike dhe estetike.
*** Sipas kësaj kuptimësie mund të bësh çdogjë në skenë, e t’i japësh kënaqësi publikut, por vetëm kur ato që bën janë artistike dhe estetike. Edhe aktorët që përmenda më sipër janë të mrekullueshëm në rolet repektive, secili, me personale artistike unike.
***
Si konkluzë:
Spektaklin “Kujtesa e uji” e kam parë tri herë. Herën e dytë kam marrë më shumë kënaqësi se të parën. Herën e tretë më shumë se të dytën. Kjo për mua promovon cilësinë e aktrimit të lartë të aktorit krijues. Aktorët në këtë shfaqje nuk janë interperetues mekanik të tekstit apo të gjuhës regjisoriale, ata janë improvizues e krijues në përjetimin e #astit të një situate a ngjarje dhe në lëvizjet mizanskenike, ku niveli i emocioneve është i ndryshëm si gjatë kohës së një shfaqje ashtu edhe nga shfaqja në shfaqje.
Falënderoj regjiroen, aktorët dhe në tërësi trupën e këtij spektakli që na dhanë kënaqësi estetike dhe kumtin që të refuzojmë modelet e shëmtuara.
Komentet